Unë do isha prangosur në flagrancë, të nderuar drejtues të policisë që (s)duam…!

1 Prill 2017, 09:16Politika TEMA

Nga Andi Malasi

Të gjithë ishim dëshmitarë të sjelljes më shumë se të shëmtuar nga ana e një ish-deputeti, aktualisht, drejtues në nivel bashkie i partisë kryesore të opozitës që përbën alternativën e shqiptarëve. Personalisht, si gazetar nuk u habita fare nga ajo skenë, kam hasur boll raste kur njerëz me pushtet jo vetëm i shpëtojnë përgjegjësisë ligjore për shkeljet e tyre, por “bëjnë për një lekë” përfaqësuesin e shtetit, në rastin konkret policin.

E kanë bërë zyrtarë të pushtetit në kohë të ndryshme dhe zyrtarë të opozitës. Të parët kanë treguar forcën si persona të shtetit që janë mbi policin, dhe të dytët si persona që shfrytëzojnë pushtetin e opozitarit. Në të dyja rastet ngritja krye mbi përfaqësuesin e shtetit është mjaft e shëmtuar dhe e dënueshme mbi të gjitha. Madje ndoshta akoma më i shëmtuar mund të duket rasti i opozitarit që bën rolin e viktimës, dhe i jep vetes të drejtën të fyejë, kanosë e kundërshtojë përfaqësuesin e shtetit i cili thjesht dhe vetëm zbaton ligjin. I tillë ishte edhe rasti i kryetarit të Partisë Demokratike për Lushnjen Myslim Murrizi, i cili nuk nguroi që heriozmën e tij përballë “policit drogaxhi” e faktoi edhe me një video spektakolare që me plot krenari e publikoi vetë në rrjetet sociale. Mbase zotëria nuk i bëri mirë llogaritë dhe priste që para shefave të tij politik do dilte ai “heroi” që u përball dhëmbë për dhëmbë me “Policinë e trafikut” siç opozita aktuale e etiketon Policinë e Shtetit.

Dhe mbase do ia kishte arritur qëllimit nëse punonjësi i policisë do të binte në kurthin e tij. Por kjo nuk ndodhi dhe në video duket qartë që punonjësi i policisë zbaton me korrektësi detyrat ligjore, dhe duke u treguar gjakftohtë e mjaft i duruar përballë fyerjeve të zyrtarit të opozitës që nuk ndalen. Ndoshta kryetari i PD-së së Lushnjes kishte të drejtë dhe polici e ndaloi për ta gjobitur në mënyrë abuzive, por unë nuk dua t’i hyj fare kësaj pjese. Jo se kjo nuk është e rëndësihme, por në atë që shohim në videon e publikuar nga vet zyrtari opozitar kjo kalon në plan të dytë, ndoshta edhe nuk i intereson më askujt. Sidomos kur protagonist i fyerjeve, kanosjes e shkeljes së ligjit është një person që përfaqëson alternativën e qytetarëve.

Pas kësaj videoje, çdokush mund të mendonte: Po kur ky zotëria ishte vetë në pushtet si vepronte me policin në rrugë? Ndoshta nuk është ndaluar kurrë dhe ka qenë mjaft i rregullt. Ndoshta edhe në këtë rast u ndalua padrejtësisht, por a e justifikonte kjo sjelljen e tij?

A mos vallë në atë kohë pranonte gjobën me krenari dhe mburrej me policinë që gjobiste pushtetarin si një qytetar të thjeshtë…? Se jemi mësuar tashmë, pushtetarët flasin për zbatimin e ligjit për të gjithë qytetarët njësoj dhe ‘kënaqen’ me gjobat, dhe opozitarët fillojnë viktimizohen e i japin të drejtën vetes të ngrenë krye përballë uniformës së shtetit…

Si do të sillej zotëria nesër në pushtet, nëse polici e ndalonte dhe e gjobiste për mosvendosjen e rripit a ku ta di për çfarë shkelje tjetër…Ky është modeli i policisë që shqiptarëve u ofrohet si alternativë, një strukturë e përulur përballë pushtetarëve? Kjo është ajo që më shqetëson më tepër si qytetar. Standarti i policisë. Edhe në rastin konkret, për aq sa duket në video shohim një sjellje mjaft korrekte të policit ndaj qytetarit-kryetar partie. Por edhe në këtë rast shohim se policia është treguar e pafuqishme të zbatojë ligjin në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët.

Zotëria konsumoi të paktën dy vepra penale: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës” që dënohen deri në 2 vite e 3 muaj burg të marra së bashku. Sigurisht që policia filloi procedimin penal dhe ka shkuar të paktën dy herë në banesën e ish- deputetit për ta shoqëruar, por kjo ndodhi vetëm pasi çështja u bë mediatike.  Pse duhej të vepronte policia vetëm pasi efektivi që u përball me lumin e fyerjeve bëri denoncim te kolegët e tij në komisariat?

Pyetja që ngre natyrshëm është: Nëse do të isha unë, ti, ai, ajo si qytetar që do të konsumonim këto shkelje ligjore të faktuara me zë e figurë, si do vepronte policia…? Me siguri në atë rast imagjinar nuk do ishte e nevojshme që polici të bënte denoncim, do ishte ai vetë së bashku me kolegët që mua, ty, atë…si qytetar të thjeshtë do të na shoqëronin në komisariat…Kjo është policia që duam, barazia para ligjit që në rastin konkret do të ishte zbatuar përmes shoqërimit të zotërisë menjëherë pas fyerjeve ndaj policit!

16 komente në “Unë do isha prangosur në flagrancë, të nderuar drejtues të policisë që (s)duam…!”

  1. Xixi says:

    Kjo ndodh per arsye se as policia nuk e zbatojn ligjin,nese ne Prishtine ose kudo ne bote ofendohet polici kur te ndalon,ofendimit me te vogel ama,te arreston dhe te dergon ne stacion policor……e atje ne Shqipri ndodhin kto gjera,se nuk e arrestojn po i bejn video….

    1. Petriti says:

      I te njejtit kaliber me kete budalla, sa me kujtohet ka qene nje budallice me mbiemrin Vokshi atehere deputete ne parlamentin shqiptar. Kjo budallice me hyrjen ne kosove shkeli ligjin per qka edhe u arrestua nga policia dhe u denua, por cka eshte me e keqja kete budallallek ja mveshi kjo disa politikuajve kosovar dhe u lirua kjo budallice dhe shume qytetar me nuk kane besim tek ata politikan qe ndikuan per lirimin e saj. Kot nuk thon i keqi te merr me veti.

  2. leli says:

    me keta do te vije PD ne pushtet ??? ky tip eshte antireklama me e mire e PD per zgjedhje. Por ama ishte perfaqesuesja e PS ne lushnje qe donte para per vete dhe pi .. per te birin per nje vend pune.
    Ky miell kete buke do beje.

  3. azis says:

    di me emer personi se vetem kundrshto j policin beri 15 dite burg ,ne Shqiperi ligji nuk zbatohet per te gjithe njesoj ,per popullin e thjeshte burrrrggg ndersa te veshurit me pushtet tallin by*hen me policat dhe nuk i gjen gje fare

  4. Spartaku says:

    Sot qe pd-ke nuk eshte ne pushtet,e hedh shurren perpjet kryetari i pd-ke Lushnje,po sikur te jene ne pushtet keta? Ata te bejne gjemen,te godasin,te vrasin, te tallin,te shkelin me kembe.Mos e befte zoti kurre qe keta kriminel te vijne ne pushtet.Jane vertet egersira.KU ESHTE LULEZIM BASHA?PSE NUK PRONONCOHET NDAJ VEPRIMIT RRUGACEROR TE KETIJ ARROGANTI NGA LUSHNJA? KJO TREGON SE BASHA ESHTE DAKORD.

  5. Alo ............ushnja says:

    Aman ore se na beri kerndine lepuri, kjo kafshe e eger . Alo ………ushnja alo ………………..ushnja

  6. Zamir says:

    Kjo eshte nje arsyje e fort qe shumica e shqiptarve duan te largohen nga ky vend ai qe punine jashte mund te ounoje edhe ne Shqipri por ndjehet me i mbrojtur jashte ligherishte sesa ne shqipri. Keta jane ligjvensit tane te trash arrogant te pasur dhe budallenj prisni ju qe ai te zgjidh hallet e pioullit mjer ne qe nuk dihet se sa di zgjas kjo pune. Kam deshir qe ky rast te behet nje shembull per drejtsin shqiptare qe ti japi shpres brezave te rinje . Ligji te jeo kultur zoti gangsterr deputet

  7. akrepi says:

    Kur jane ne pushtet keta te PD-se te vrasin ,te fusin ne burg te vjedhin pronat vjedhin shtetin etj. Gjera qe I kane bere dhe qe I di I math e I vogel ne Shqiperi.Ndersa kur jane ne opzit nuk zbatojne ligjet e shtetit ngrene cadra per te destabilizuar shtetin nuk votojne ligjet qe jane jetike per te ardhmen e vendit ,kercenojne me eleminim te K/Ministrit etj.Me nje fjale si ne posit dhe ne opozit PD eshte varrmihese e populit dhe shtetit shqiptar.

  8. Lennard says:

    Policia duhet te tregoje forcen e Ligjit.Perdhosja e Policit ne krye te detyres eshte Krim.Ne shume vende te rrasin koqen e plumbit pa ngurrim.Cojeni deri ne fund procedimin .Duke denuar kete fare Murrizi ,do te tregoni se filloi denimi dhe per Sali Serbin dhe Lul-Hajdutin.Para Policia.

  9. LUZATI says:

    e kuptoni ju sepse shqiptaret nuk kane asnje shprese tek cadra e cilla eshte mbushur me keta tipa qe vetem shtet nuk duan..

  10. SHBA. says:

    Aq sa pam ne vidjo ky fare Murizi, paraqitet jo si qytetar, por me keq ga nje rrugac e kriminel. Paska qen dhe deputet i PD, ky palaco, ky antiligj e anti shtet. I lutem drejtesis te hetoi dhe ndeshkoi maksimalisht cfado qe parashikon ligji per keta bastarde.
    Dy vjet me par, Presidenti Klinton me bashkeshorten po beni nje vizit private ne Londer. SHoferi i ambasades te SHBA qe guidonte mainen, per nje moment beri nje shkelje te vogel te rreggullores te qarkullimit rrugor.
    Poliici i sherbimit e ndaloi shoferin, mbasi u prezantua me ciftin Klinton, kerkoi dokumentat , beri shenimin perkates dhe i preu fleten e gjobes me 80 paund, duke i caktuar dhe daten dhe oren e pageses . Presidenti Klinton e falenderoi policin per korektesen dhe sbatimin e ligjit, Ndersa ky bashibozuku, sillet si mos me keq me perfaqsusin e shtetit dhe te ligjit, qe kerkon ti edukoi dhe te ruaj jeten e qytetareve.

  11. lexuesi i irrituar says:

    Une e kuptoj qe shqiptaret nuk kane asnje shprese tek çadra e hajduteve pa asnje alternative,por nuk arrij te kuptoj pse polici nuk kerkoi ndihmen e kolegeve per ta shoqeruar ne komisariat kete “karagjoz” per mosbindje dhe ofendim te mbrojtesit te ligjit. ky polic nuk mbron dot veten, jo me te mbroje qytetaret. Po ti pergjigjesh ne kete menyre nje polici amerikan te hedh prangat duke te zvarritur per kembe.

  12. timi says:

    ne usa do te kishte futur nje koqe plumbi dhe kaq.

  13. DETARI Atlantidhes @ says:

    polici dhe te gjithe shqiptaret e kuptojne se ne cfare gjendje eshte situata politike ne vend !
    dhe zbatimi i ligjit me murrizet dhe buzhalat e cadres ne keto momente do te merrej si provokim opozites qe do te kishte rastin ti’a mbathte nga cadra…,por polici nuk u a beri kete nder dhe mire beri,eshte nji veprim shume dinjitoz !
    e pergezoj policin .ai duhet bere shef qarkullimi ,po i ka klaset e shkolles se duhur ,edhe nji here po e them se bie era shtet,bravo !kjo i dedikohet Edi Rames .

  14. Malsori says:

    Policia duhet ta arrestonte menjehere ate criminel,ta rrembente zvarr( si qen qe eshte) deri ne stacion te policise.Polici ishte ne detyre dhe krimineli e poshteroj ate.Shteti te nxjer mesim nga ky rast i ndyre.Murrizi dhe Murrizet e tjere ne cadren e Bulevardit bejne keto veprime te shemtuara kriminale sepse jane ne Shqiperi ,sepse po te jene ketu ne Boston nuk e shohin me driten e diellit.U hidhen celsat e prangave ne mes te oqeanit Atllantik.Malsori Boston.

  15. ILYRIA says:

    Nuk eshte koha me, per te thene se eshte gjynah ish-Deputeti apo sot i pari i demokrateve ne Lushnje. As mos ta mendoje njeri edhe acarimin e PD-istave qe cadrisin ne mes te Tiranes. Mendoj se edhe nje pjese e tyre do te ishin te mendimit se Z. Murrizi nepermjet fjalorit te tij , e ka tejkaluar cdo norme te bashkbisedimit me autoritetin e Uniformes se Shtetit. PIKE.
    Ligji eshte shume i qarte. “Mosbidje ndaj Autoritetit te Shtetit” , qofte edhe per mos mbajtje Rripi Sigurimi ne Automjet.
    Ligji i Shtetit nuk eshte prone e Partive Politike , as e personave qe e perfaqesojne ate, ne cfaredo rangu qe te jene. Ligji i R.Shqiperise sanksionon cilindo qe e shkel ate. PIKE.
    Z.Murrizi eshte ,per te pakten dy pika te Ligjit Shqipetar, FAJTOR. PIKE.
    Mosakuza dhe mosdenimi i tij do te ishte e kundraligjshme dhe njekohesisht shembull negativ/Precedence/ per te tjere shofere dhe Avokatet e tyre , te cilet mund ta merrnin si shembull e si rrjedhim te mos denohen / Finanziarisht ose Heqje lirie .
    Ky konstatim s`ka te beje fare me Partite Politike Shqipetare dhe personat qe i perfaqesojne ata , eshte vetem ceshtje e Procedures Penale dhe shkelje e Ligjit te Shtetit Shqipetar. TUNG

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje