Ruçi: Gongu i 18 qershorit ka rënë, drejton një mesazh për opozitën

2 Prill 2017, 11:42Politika TEMA

Kryetari i Asamblesë së Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, në fjalën e tij gjatë mbajties së asamblesë, u shpreh se gongu për zgjedhjet e 18 qershorit ka rënë.

Ai adresoi edhe një mesazh ndaj opozitës të cilës i renditi një sërë pyetjesh.

Të nderuar kundërshtarë, forca e kësaj force politike janë reformat.

Ju ishit në pushtet 4 vjet më parë dhe në sot pas 4 vjet ju pyesim ju: Pse nuk e bëtë reformën territoriale, pse nuk e bëtë reformën e pensioneve, reformën arsimore, në shëndetësi, në enërgji?

Pse sot bllokoni vettingun, pse nuk luftuat informalitetin, pse nuk kontrolluat territorin, pse nuk dëmshpërblyet ish të përndjekurit?

Ne ndryshojmë nga ju dhe ndryshimi mes nesh dhe jush është se ne nuk i bëjmë thirrje askujt që të thyejmë xhamat apo të shpojmë gomat.

Ne kërkojmë pushtetin ta marrim me votë, dhe ta justifikojmë me punë.

18 qershori është përpara ejani të ballafaqohemi. Tre cështje për ne janë të panegocioushme, zbatimi i kushtetuës, votimi i vetingut, qeveria teknike është e panegociueshme.

Teza juaj se mazhoranca do amnipulojë zgjedhjet shqiptarët e dinë mirë se kush është forca politike që manipulon zgjedhjet. Propozoni çfarë të doni , mjafton t’i çertifikojë OSBE dhe PS është gati ti votojë ato,” u shpreh Gramoz Ruçi.

 

2 komente në “Ruçi: Gongu i 18 qershorit ka rënë, drejton një mesazh për opozitën”

  1. I papami says:

    Edhe pse komunist,ka thene fjale te verteta. Pd asnje reforme nuk beri sa ishte ne pushtet 8 vjet.

  2. Sala says:

    Ketu qendroni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje