Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri permes fjalës së tij ka hapur Asamblenë Kombëtare të PS-së ku ka folur për një sërë sfidash që i duhet të përballet kjo forcë politike në të ardhmen.
Mes të tjerash Tahiri ka kërkuar faljë për të gjitha punët që nuk janë kryer por edhe për zyrtarët e korruptuar që mund të kenë ndeshur qytetarët.
“Ndjesë për çdo punë që nuk kemi bërë, por kemi shumë punë për të bërë. Ndjesë nëse ka punë që i kemi bërë gabim, por sa më të mëdha janë pengesat aq më shumë duhet të bashkohemi. Ndjesë nëse ju ka dalë ndonjë drejtor që nuk ju ka shërbyer siç duhet. Atë drejtorin fodull e kemi motiv për tu bërë bashkë dhe për të fituar përsëri dhe atë zyrtarin ta çojmë përpara drejtësisë. Ne kemi shumë për të humbur, nëse bën vetëm një hap pas. Përballë kemi të njëjtët njerëz që nga 1990 i rrinë mbi kokë këtij populli që shkatërrojnë të rinjtë që meritonin një Shqipëri moderne, përballë herë në SHQUP dhe herë në çadër kemi të njëjtët njerëz që ishin në pushtet dhe sot po mbajnë njëritjetrin për tu fshehur nga drejtësia.
Ata fusin kokën për tu mbrojtur nga drejtësia, ata e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ne kemi bërë zgjedhjen,” u shpreh kryetari i PS-së për Tiranën.
Ai tha se kërkohet më tepër prej Partisë Socialiste ndaj edhe puna në të ardhmen do të jetë edhe më e madhe.
“Ne duam Shqipërinë më të denjë sesa nga ata që në politikë fshihen nga drejtësia. Ne jemi më shumë, më të fortë, ata mund të dukën më të fortë te kutia e televizorit, por ne jemi më të fortë këtu, në çdo lagje, ne jemi më të fortë që në 18 qershor do të vendoset fati i Shqipërisë. Gjëagjëza e koalicionit bëhet për të hutuar shqiptarët, sepse të gjithë e dinë se nuk ka koalicion më të rëndësishëm sesa koalicioni me qytetarët dhe aleanca jonë me shqiptarët dhe kjo është Ne nuk duam koalicion sa për të mbledhur vota, por duam koalicion për të qeverisur qytetarët. PS do të fitojë edhe vetëm do të fitojë, me të gjithë përballë PS do të fitojë. Në këto 75 ditë na mbetet vetëm një punë të trokasim në çdo derë. Ne në 18 qershor PS do të fitojë”, deklaroi Tahiri
Tahiri renditi disa nga arritjet e qeverisjes Rama duke thënë se kjo është qeverisja më e mirë përgjatë 26 viteve të fundit.
Sa i përket koalicionit, Tahiri pohoi se nuk ka aleat më të fortë se me qytetarët e vendit.
“Besimin e qytetarëve kam gjetur forcën për tu ngritur mbi cdo sfidë. Sot e them me plot gojën se e nxorrëm policinë nga rrënimi ku ndodhej. Miqtë e mi, kthehuni vetëm 4 vjet më parë dhe kujtoni ditët që jetonit në atë kohë, Shqipëria kishte shumë rrënim, por shumë shpresë, shumë padrejtësi, por shumë dëshirë për të ndryshuar. Nuk ka aleat më të rëndësishëm se shqiptarët. Koalicioni ynë është koalicioni me shqiptarët. Ne kemi aleatë ata që duan një Shqipëri të drejtë, të fortë, të zhvilluar” tha Saimir Tahiri.
Po kanabisin e harrove ti zoteri?
Likes ti rroni trapin se Ben cfare te doj ai dhe Jo ju
Bravo zoti Tahiri.Eshte e sigurte qe ps-te do fitoi edhe jashte koalicionit,se populli e do kete parti se eshte perfaqesuesja vertet e shqipetareve.Nuk eshte parti e korruptuar si Pd-ke. Edi Rama eshte nje kryeminister qe e respekton jo vetem populli shqipetare,por edhe europa e bota,e mbeshtet ne te gjitha reformat qe jane ndermarr ne shqiperi.Pra Edi Rama eshte kryeminister i moderuar.Ne kemi besim te plot te ky kryeminister,dhe do ja japim voten se e meriton.Thirrjet dhe çirrjet histerike te Bashes dhe Berishes nuk na s’mbrapsin kurre,se ato jane thirrje per destabilizim,per te cilen nuk jemi dakord,dhe do e ndeshkojme rende ne 18 qershor.