Hajduti, “rojtar” i xhepave të shqiptarëve!

1 Prill 2017, 19:46Politika TEMA

Nga Anri Bala

Është bërë e zakonshme, që Basha të shqetësohet për xhepat e shqiptarëve, gjithmonë pak muaj para zgjedhjeve, por asnjëherë nuk u shqetësua për xhepat e tyre, kur e kishte në “dorë” të mos t’ua zbrazte ato! Madje, faktet tregojnë, se në të gjitha sipërmarrjet e tij, Basha ka bërë çmos t’i “rëndojë” xhepat tanë, siç është rasti i “paharruar” i mega grabitjes, ose siç do ta quanim butësisht e teknikisht “avullimin” e 230 milion eurove të Rrugës së Kombit, vlera totale e të cilës u “fry me pompë” dhe kapi shifrën 1.1 miliard euro.

Ishte ky “avullim” spektakolar, që i rëndoi së tepërmi xhepat e shqiptarëve, borxhin e të cilës po e paguajnë edhe sot, por qëllimi ishte sublim: Pasurimi i “teknikut” në kurrizin tonë. Basha nuk u kënaq vetëm me fryrjen e buxhetit për ndërtimin e rrugës, ai vodhi dhe mijëra metra të saj, e si “mjeshtër” i ra shkurt, e ngushtoi në anët e saj, përgjatë gjithë segmentit të ndërtuar, për të “pasuruar” shqiptarët… sigurisht. Rruga e Kombit, e ndërtuar krejtësisht jashtë standarteve, është e amortizuar ende pa u shkelur. Ndaj sot shqiptarëve, të cilët teknikut i “dhimbsen” shumë, i’u “vari në qafë” një tjetër taksë, që u duhet ta paguajnë për mirëmbajtie, për shkak të cilësisë së dobët dhe amortizimit të materialit skandaloz, që u përdor për shtrimin e rrugës.

Asnjë nuk u surprizua për përkushtimin e tij në varfërimin e shqiptarëve, pasi në 2009, në pozicionin e Ministrit të Jashtëm, periudha e pagëzuar si “koha e avullimit të madh”, i’u dha shansin për “pazar”. Basha si “filantrop”, natyrisht me mallin e botës, të atdheut tonë, jo të Hollandës, atdheut të tij, u kujdes posaçërisht të “avullonte” edhe 354 kilometra katrorë det të hapësirës shqiptare, duke i’a “falur” Greqisë.

Askush nuk mud ta besoj, edhe sikur ithtari më i madh i çadrës të jetë, se zotëria shiti pa asnjë fitim një thesar, nën të cilën ndodhen burime të gazit dhe naftës, pa përmendur pasuritë e tij. Sigurisht dhe ky avullim nga ana e Bashës, u tentua nisur nga “bon sensi”, për të “pasuruar” shqiptarët dhe kënaqur kundërshtarët, për hatër të cilëve u “detyrua” të shkeli 3 nene të Kushtetutës dhe sovranitetin territorial të vendit. E shpjeguar më thjeshtë për lexuesin, kjo është tradhëti kombëtare dhe e pakta që mund të ndodhi për një krim të tillë, në një vend me drejtësi dhe ligj, ironikisht i thonë burg, ose “të t’i hedhin çelësat në det”! Por këtu akoma nuk ndodh gjë dhe tekniku e vazhdoi misionin për të përmbushur qëllimin, “pasurimin” e qytetarëve të tij të dashur, duke u zbrazur xhepat.

“Tekniku” Basha, u lodh dhe u përpoq shumë të “pasuronte” qytetarët e Tiranës, kur ushtronte profesionin e “rojes së përgjumur” të Bashkisë së kryeqytetit. Me të njëjtën logjikë si më parë, por me metoda më të sofistikuara, Basha e ktheu Tiranën nga një qytet me ngjyra, në një qytet i “mbytur” nga balta dhe pllakat e shkulura, i denjë për skenarin e një filmi indian, ku si subjekt ka lagjet e Bombeit. Bashës nuk i’a ndjeu për qendrën, e kësisoj as për periferinë e Tiranës, ndaj “avulloi” sërish qindra miliona euro të buxhetit të kësaj bashkie, duke vjedhur si hajdut i babëzitur, deri edhe bojën e bardhë të sinjalistikës rrugore.

Të gjithë e njohin Bashën dhe format e tij “bashiane” apo të liderit të tij shpirtëror, për t’u pasuruar në kurriz të shqiptarëve, për të cilët nuk i’a “ndjeu” shumë gjatë kohës së “dremitjes së madhe”. Të gjitha faktet flasin kundra tij, por ai s’ka turp, e me pafytyrësinë që e karakterizon, kërkon të vjedh vëmëndjen e atyre që e dëgjojnë, por që nuk e besojnë, as për keqardhjen fyese që tregon, pse gjoja qeveria ka rritur çmimin e naftës, që në kohën e tij ishte 30% më e shtrenjtë, e krahasuar me çmimin që ka sot.

Bashës nuk i vjen keq për shqiptarët, pasi nuk e “rëndojnë” shpenzimet për karburantin e Mercedesit të tij luksoz, që i’a ka zili dhe udhëheqësi i vendit ku prodhohet Mercedesi, as për tonelatat e benzinës që përdor për më shumë se 40 ditë për të ngrohur, ftohur, ndriçuar çadrën e tij të “avullimit”. A e dini pse? Sepse të gjitha shpenzimet i’a ka “faturuar” me kohë shqiptarëve, të cilët të pafuqishëm për ta ndaluar, shpresojnë të i’u a kthej një ditë borxhin, shteti i së drejtës, që po presin, e që e ka bërë  atë të struket në çadër.

Sot, Basha vetë është më i pasur se dje, por shqiptarët kur e “shpulluan”, i pasuroi me borxhe dhe varfëri, nga “dhembshuria”…! “Teknikun” holandez, e njohin mirë se kush është dhe sa i’a ndjen për shqiptarët. “Teknikun” holandez e dinë të gjithë, se i dhimbsen xhepat e tij, për të cilët lufton çdo ditë, për t’i ruajtur që të mos zbrazen, për t’i mbushur me çdo kusht edhe nëse i duhet të shesë, vjedh, tradhëtoi, vrasë apo të gënjejë dhe mashtroi… prapë ai nuk e ka problem!

11 komente në “Hajduti, “rojtar” i xhepave të shqiptarëve!”

  1. Dielli mbi Korab says:

    Nje shkrim profesional qe duhet ta lexojne tan shqiptaret.
    Basha ky KRIMINEL dhe HAJDUT me Diplom,… Hollandeze

    1. PS+LSI+PD= paria HAJDUTIT says:

      Ky shkrim do kishte kuptim dhe vlere po qe se do permendte Bllokun e Ilir Metes dhe Parate e fshehura te Rames, jo aq shume Bunkeri i Rames.

  2. Qytetar says:

    Është një bajgë e ndyrë që ka vjedh dhe ka lyer duart me gjsk shqipëtari.Laku po i mblidhet ska ku shkon.

  3. Lulius says:

    Pas 18 Qershorit, PD , me lider të ri .!
    Njerëz që votoni të djathtën:
    Ju merritoni një lider më të mirë.!
    Vendi meriton një forcë të denjë politike për ti bërë një opozitë dinjitoze,konstruktive, qeverisë së të majtës,?, e cila do të konfirmojë ndjeshëm fitoren e 4 viteve më parë.!????????

  4. Milan says:

    Litarin e ka pak

  5. Ulerimat e fundit says:

    Trimi I sali kermes duhet ti kishte bere mire llogarite
    Por gjeten shesh e bene perrshesh vodhen vrane grabiten cfar deshen dhe si deshen pa menduar se kjo toke i perket te gjith Shqipetarve tani qe tokes i doli i Zoti u futen ne cader per ti shpetuar gjynaheve pa fund
    Kesaj i thone Ndal o beg se ka hendek Dhe mesa duket hendeku po afron dhe fundi tragjik po ju troket ne dere prandaj ulerini si ne cmendine

  6. jon says:

    basha —shembelltyre ePOSHTERSISE NJEREZORE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  7. landi says:

    Te verteta Te gjitha keto QE thua, por ku eshte light, ku eshte qeverria..

  8. kirurg says:

    Ok, te verteta keto qe thua, por nuk e kuptoj pse nuk ka nje korrektor kjo gazeta, meqe zoti Anri Bala e ka marre ne ndonje lokal noten e lendes Gjuhe shqipe, Drejtshkrim.
    Nuk paska njeri ne Tirane qe te marre guximin t’i thote zoterise gazetar proPS-se se trajta e bashkuar “ia” e peremrit vetor NUK shkruhet me apostrof? Na felliqe edhe partine more djale, le profesionin e gazetarit!

  9. Zgalem says:

    Shkrimi me I plote dhe me I argumentuar , per personazhin hajdut – aventurier – megallomanin e pa shoq , L. Basha .
    Zgalem

  10. Arber Iliri says:

    Gjermanet paten nje fatkeqesi kombetare nga 1933 deri ne 1945 kur paten si udheheqes Hitlerin qe e shkateroi Gjermanine, ne kemi pas per 100 vjet fatkeqesine te kemi udheheqes, hajdute ,injorante dhe anti shqiptare.Paskemi qene te forte si popull per zotin, kena ngel ne bisht por te pakten mbijetojme.
    O njerez keni rastin ti qeroni nje here e mire nga politika, tipa si Berisha, meta, Basha e shume te tjere qe jane vetem shushunja qe jetojne me gjakun tuaj, mos i lejoni me tu mbajne ne fund dhe te zvarriteni, jeni punetore e sakrifikues, jepuni munxat kesaj race te poshter qe s’na eshte ndare njer shekull.Nese arrijne t’u genjejne ala haram e paci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje