Kryeministri i Shqiperise Edi Rama eshte i shqetesuar per ‘ Dobesine e Bashkimit Europian’ ne nje rajon qe edhe njehere ‘mund te kthehet ne nje magazine baruti’
Nga Alain Salles
Prezenca ruse ne rajon , tentativa e grushtit te shtetit ne Malin e Zi , perkeqesimi I situates politike ne Maqedoni. Per muaj me radhe situata ne Ballkan ka shqetesuar Europen, por kryeministri shqiptar Edi Rama eshte lodhur paksa duke degjuar te tilla perseritje nga Brukseli.Ajo qe e shqeteson ate eshte dobesimi I Bashkimit Europian.
“Dikush mund te flase per ndikimin Rus , por e gjithe kjo po zhvillon me tej vakumin qe eshte krijuar ne Bashkimin Europian.Ky eshte problemi kryesor I Ballkanit sot, te tjerat jane pasoja.Nuk eshte surprizuese qe dikush te perpiqet ta mbushe kete boshllek .Gjithçka varet nga Shtetet e Bashkuara dhe Europianet per stabilitetin gjeostrategjik te rajonit” tha ai gjate nje interviste me Le Monde , gjate nje vizite ne Paris ku ka takuar te enjten e dates 28 Mars , kryeministrin Bernard Cazanueve.
Jean-Claude Juncker kryetari I Komisionit Europian deklaroi se nuk do te kete zgjerim deri ne vitin 2020. “ Bashkimi Eurpian ngelet nje enderr , por realiteti nuk ndihmon ne ushqyerjen e kesaj endrre” shprehet me keqardhje Kryeministri Socialis, ne fuqi qe prej vitit 2013.Ne kemi fiksimin e Europes dhe shpresohet qe aksi Frakno-Gjerman do te jete nje mbeshtetje.
Komisioneri Euroian per zgjerim dhe I politikes europiane , Johanes Hann, ka propozuar se fundmi krijimin e nje tregu te perbashket midis vendeve te rajonit te Ballkani gje qe nuk ka krijuar entuziazem.
‘Barut’
Per Edi Ramen nuk varet nga kufijte e rajonit : “Ne qofte se BE eshte i shqetesuar ne lidhje me influencen Ruse , xhihadizmin dhe rritjen e populizimit atehere duhet te jete prezent ne Ballkan sepse te treja keto fenomene ndikojne ne Ballkan dhe mund ta transformojne serish ate ne nje fabrike baruti”
Artisti, ish lojtari I basketbollit, ish kryetari I bashkise se Tiranes , i njohur per lyerjen e shumengjyrshme te godinave Edi Rama e sheh te ardhmen e rajonit, te erret. Fqinji I tij Malazez u destabilizua nga nje komplot I rrezuar kunder kryeministrit Milo Djukanovi, ne
te cili dallohen gjurme te perfshirjes se inteligjences Ruse.Moska eshte shume armiqesore perkundrejt anetaresimit te Malit te Zi ne NATO. Edi Rama shpreh friken e tij duke thene “ Ka nje dallim gjithnje e me te dukshem ne polarizimin politik , sikur te ishte Lufte e Ftohte”
Tirana e sheh edhe me nga afer gjendjen politike pa rrugedalje te Maqedonise ku banon nje pjese e rendesishme e popullates Shqiptare. “ Ata mund te kerkojne te njejtat te drejta si pjesa tjeter e popullsise se Maqedonise” tha ai teksa sfidoi Bashkimin Europian. Duke sfiduar dhe emrin e shtetit qe eshte ai I nje rajoni grek , Athina votoi per anetaresimin ne BE dhe NATO. “Per vite me radhe , Maqedonia ka qene nje shembull I mire . Por indiferenca e BE dhe e Shteteve te Bashkuara favorizon nje degradim te procesit demokratik”
“Pastrim rrenjesor”
“Procesi i integrimit po i ndihmon vendet drejt modernizimit” tha Kryeministri.”Pa modernizim, nuk mund te luftojme kunder korrupsionit.Sigurisht qe ka korrupsion ne Ballkan , por kjo çeshtje duhet vendosur ne perspektive.Xhiroja e korrupsionit ne Shqiperi dhe ne Kosove eshte me pak e rendesishme se ajo e Volsvagen-it.Ne duhet te luftojme per modernizim dhe per çrrenjosjen e disa kulturave politike te caktuara te se shkuares, por kjo nuk mund te zgjidhet lehtesisht.”
Qeveria Shqiptare nisi nje reforme ne drejtesi , e miratuar me unanimitet ne Korrik te vitit 2016 me ndihmen e keshilltareve Europiane dhe Amerikane. “ Shqiperia do te jete ndryshe ne dhjete vite” thote Edi Rama , I cili pranon se ligjet e zbatimit jane ende per tu votuar.Por eshte nje reforme e thelle . Ne vendosem ne vend nje sistem kontrolli te gjyqtareve . Ne qofte se ata nuk mund te justifikojne pasurite e tyre , atehere do jen subjekte te nje procesi gjykimi dhe do te denohen me burgim. Eshte nje pastrim I paster rrenjesor I shtepise se drejtesise”
Reforma vjen teksa fushata zgjedhore per zgjedhjet e 18 Qershorit ka filluar. Opozita qe perfaqeson krahun e djathte , partine Demokratike ka organizuar nje demonstrate madhore ne Tirane , ne fund te Shkurtit dhe ka ngritur nje tende perballe zyrave qendrore te qeverise duke kerkuar largimin e Edi Rames. Ky I fundit eshte I vendosur te rikandidoje.
Po si mund ta siguroje jetgjatesine e saj BE, pa leshime ndaj Rusise? Pergjigjia eshte ne fund te ketyre rreshtave.
Nisma e Aristides Bertrand, minister dhe kryeminister i Frances, ne periudhen 1925-1935, per Federaten Paneuropiane deshtoi mes tjerash edhe per aresyet kryesore se: Rusia ishte ne ato vite Bolshevike, dhe sepse Anglia ngulmonte ne nacionalizmin e vet ekonomik, qe donte te thonte se Anglia nuk deshte qe ti shperndante pasurite e KOMUNUELTHIT Britanik me shtetet e varfera europiane, ballkanike, qe do te perbenin, krahas atyre te fuqishme, Federaten Paneuropiane. Sot Anglia ia ka mbathur nga BE. Apo jo? Duhet qe Rusia kapitaliste, tashme, te jete aleate e BE ne menyre qe BE te mos degjeneroje sot – sic degjeneroi nisma per Federaten paneuropiane, qe ne ngjizje, ne vitin 1931 ose 1932. Pra: pa Angline, po edhe pa Rusine a’ mund te ekzistoje BE – dhe kur SHBA po tenton ta palloje nga mbrapa BE? Perfundimi: BE eshte e interesuar qe per te siguruar ekzistencen e vet te paranoje aleance me Rusine, dhe qe ti beje Rusise leshime tradicionalisht te aresyeshme. Shenoj se: qeveria e Ahmet Zogut e pranoi propozimin zyrtar te Aristides Bertrand per tu bere pjese integrale e nismes per Federaten Paneuropiane. Kjo verteton patundshmerisht qenien e Shqiperise, afro 100 vite me pare, si pjese integrale e Europes, dhe botes EuroPerendimore.
Tung, se ju lodha. Lavdi kodosheve te Kombit.