Polemikat në distancë mes koalicionit, kanë vijuar sot nga terrenet sportive, në rrjetet sociale.
Emiljano Aleksi, këshilltari i kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, ka postuar një foto të animuar të kreut të LSI-së, duke ngritur pesha dhe bashkëngjitur saj shkruan: “Ne luajmë vetëm me pesha të rënda”.
Ky postim duket se vjen si një kundërpërgjigje e aktiviteteve sportive të kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Këta të fundit zgjodhën që këtë të shtunë ta kalojnë me aktivitete sportive.
Nga njëra anë ishin Rama e Veliaj, që së bashku me disa gjimnazistë luajtën basketboll në fushat e reja tek Parku i Liqenit, dhe nga ana tjetër Tahiri, i cili luan volejboll me disa të rinj në Pezë.
Në videon e postuar nga Tahiri në Facebook, ai shkruan: “Ne luajmë, ne fitojmë”, që në mënyrë të nënkuptuar mund të jetë një mesazh drejtuar LSI-së.
Meta qenka trashur prape,por bilja e vogel i paska ngelur ?
Me pesha te renda normal se dhe filmimet e Priftit shume te renda ishin ,por Salehi i mbuloj dhe dritani ngeli me gisht ne goje.Shpresojme qe vitingu ti pastroje.
si paska marre leje Ilirit per kete foto se kjo eshte e 1 Prillit te kaluar kur skishte filluar dieta…