Lista e plotë/ Çadra e “vetmisë së madhe”, e gjithë PD po braktis Bashën

1 Prill 2017, 17:22Politika TEMA

Në 18 shkurt, Basha vendosi ngritjen e çadrës me premtimin e krijimit të një “revolte popullore” kundër pushtetit. Megjithatë, 40 ditë më pas, e vetmja revoltë që lideri “de juro” i PD-së ka arritur të ngjallë është ajo brenda vetë partisë së tij.

Asnjëherë më parë, kaq shumë figura brenda PD-së nuk kanë dalë publikisht kundër Bashës, mbi çështjen e bojkotit parlamentar dhe kërcënimit për mospjesmarrjen në zgjedhje.

I fundit që i është shtuar kësaj liste të pakënaqurish, natyrisht për nga radha e jo për nga rëndësia, është vetë Sali Berisha, i cili në disa dalje publike ka shënjestruar qëllimisht Bashën, duke dhënë mesazhin se në “gjuetinë e shtrigave” brenda PD-së, që pritet të pasojë zgjedhjet e 18 qershorit, ai mund të mbështesë kandidaturën e Nishanit për kryetar të ardhshëm të partisë.

Kjo është një listë e të gjithë figurave të larta të PD-së, që kanë dalë publikisht kundër liderit të tyre.

Berisha – “Tutori” i Bashës në politikë, përballë dështimeve të këtij të fundit, po përpiqet të krijojë qëllimisht një lloj distance. Në 21 mars, në një takim të papritur me Lu, Berisha publikisht rrëzoi qëndrimin zyrtar të Bashës, duke thënë se PD do të marrë pjesë në zgjedhje.

Një goditje spektakolare, Berisha i dha Bashës edhe me rastin e arrestimit të ish-ministrit të Punës, Spiro Ksera. Menjëherë pas arrestimit, Ristani u nxitua të dilte në një konferencë për shtyp, në të cilën shprehu mbështetjen e PD-së për hetimin në vazhdim. Vendimi, i pakonsultuar me Berishën u përgënjeshtrua brenda pak orëve. Në një dalje të dytë publike, PD doli në mbrojtje të Kserës dhe konsideroi arrestimin e tij si të motivuar politikisht.

Në mënyrë të ngjashme, në debatin për reformën zgjedhore, Berisha tha në “Ora News” se “sistemi me prim ka disa të meta të mëdha”, në të njëjtën ditë kur Basha ishte shprehur “I hapur” për të pranuar këtë sistem.

Topalli – Nuk është çudi, pasi Topalli është rreshtuar në fillim në kampin e opozitarëve brenda vetë PD-së. Megjithatë, duket se bojkoti i mundshëm i zgjedhjeve ka derdhur kupën e durimit të ish-Kryetares së Parlamentit.

Në një dalje publike, Topalli theksoi se “as në vitin 1997 nuk i bojkotuam zgjedhjet”, ndërsa pranoi se “bojkoti mund të sjellë shuarjen e PD-së”. Në shkurt 2017, Topalli pranoi publikisht në “News 24” se: “Unë kam një tjetër stil të të bërit opozitë nga Bashës. Diçka duhet të ndryshojë”.

Më parë, pas humbjeve të zgjedhjeve lokale të 2015-s, kryeparlamentarja lëshoi disa deklarata therrëse ndaj lidershipit të PD-së, duke thënë se: “Jo vetëm që s’kemi fituar, por kemi bërë një hap të madh pas. Tek vota e kandidatëve jemi minus 11%, humbëm shumicën absolute të bashkive. Duhet të shohim gabimet që kemi tek vetja nga vetja”.

Të tjerët – “Në 3 vitet e fundit, PD ka pësuar 4 humbje, 3 prej të cilave nën drejtimin tuaj kryetar dhe këto nuk mund të shpjegohen thjesht me tezën e blerjes së votave”, i përplasi Selami në fytyrë Bashës, gjatë një mbledhje të grupit parlamentar.

Bregu prej kohësh ka kundërshtuar linjën e drejtimit të Bashës. Në nëntor, ajo ishte e vetme demokrate që sfidon linjën e partisë, duke votuar në Bruksel pro hapjes së negociatave të anëtarësimit. Demokratët e tjerë votuan kundër. Përsa i përket bojkotit, Bregu paralajmëroi se “nuk i mbledhim dot njerëzit në protesta”, ndërsa në mometin e sulmeve të PD-së ndaj Flekenshtain, kujtoi se: “Ai, në dhjetor 2013, na ndihmoi duke përkrahur 5 kërkesat tona për daljen nga bojkoti parlamentar”.

Bode ka dalë disa herë kundër Bashës, në njërën prej këtyre rasteve e konsideroi qesharak qëndrimin e kryetarit gjatë debatit të ligjit të plehrave, ndërsa Astrit Patozi “rrëzoi” kërkesën për qeveri teknike, duke thënë se “nuk duam fitore në tavolinë”.

Aleatët – Edhe aleatët kryesorë në zgjedhje kanë treguar se nuk frymëzohen prej drejtimit të Lulzim Bashës. Dash Shehi është kundër qëndrimit jashtë Parlamentit. “Nuk mund të ngrihet një alternativë e Parlamentit në shesh”, tha ai. Ndërsa Nard Ndoka përqeshi deklaratën e Bashës “për çarjen e gomave dhe thyrjen e xhamave”. “Nuk mjafton vetëm shkarkimi i Gëllçit (drejtorit të TVSH-së) dhe shpimi i gomave për të ardhur në pushtet”, tha ai.

5 komente në “Lista e plotë/ Çadra e “vetmisë së madhe”, e gjithë PD po braktis Bashën”

  1. Spartaku says:

    Ne te semes vafshin keta monstra te keq,qe na vun bojen e zeze.Keta qe drejtoijne pd-ke qenkan budallenj,dhe nuk po kuptojne se me veprimet e tyre,po shkaterrojne partine.Po çojne vendi prapa,kur europa dhe bota thot ecni perpara.

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Mero ke Bo nji autogol
    Ky shkrim do ta ndihmoje bashen
    Se popullit nuk ja non per salen boden topalin nishanin e nard meksikanin.
    Po beri kte Pune basha ti zevendesoje
    E ka te Sigurte fitoren.

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Mero ke Bo nji autogol
    Ky shkrim do ta ndihmoje bashen
    Se popullit nuk ja non per salen boden topalin nishanin e nard meksikanin.
    Po beri kte Pune basha ti zevendesoje
    E ka te Sigurte fitoren.
    Bregu selami fund kazani.

  4. Cfar mbjell do korresh says:

    Cfar te mjellesh do korresh Thote Populli
    E filluan me vrasje ,eleminime ,rrahje, dhune ,terrorr ,shpifje, baltosje ,burgosje ,kanosje, dhe po vashdojne te njejtin AVAZ duke sjelle imaxhet e 97 es gjoja per lufte trimash qe vetem PDja i zoteron Trimerite fallso te lyl -salih vicidollit te famshem
    Kerkojne ndershemeri qe skane patur kurre ne vetvete kerkojne Qeveri teknike tek PS qe e mori me 1milion vota
    Kjo tregon qe juve ju ka nxene syte Marrzia qe bete 25 vjet dhe nuk hiqni dore sepse vertete jeni te marre Populli tregon qe nuk han BARE sepse po merrni mbrapsht kusuret e panumurta ne kurriz te tije

  5. kombi says:

    HA HA HA ATO QE E KRITIKOJNE JANE ME TE ZINJ SE BASHA DHD BERISHA BASHKE .
    KOKAT HENGESHIN NJERI ME TJETRIN DHE NE PERFUNDIM DUHET TE SHPERBEHET AJO PARTI . QE SHKATARRUAN KETE VEND ,KETE POPULL .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje