Vlahutin në Vlorë, kërkon mbarimin Lungomares

1 Prill 2017, 16:20Politika TEMA

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin kishte marrë premtimin se shëtitorja e Vlorës do të mbaronte më 30 prill, por ajo vendosi të shikonte vetë punimet në qytet.

“Isha këtu në fund të janarit dhe atëherë më dhanë të gjitha garancitë e mundshme se gjithçka do të mbaronte më 30 prill. Dhe për ne kjo vazhdon të mbetet data kur duhet të përfundojnë të gjitha detyrimet kontraktuale që ekzistojnë. Unë dua të mbetem optimiste, por do të mbetem optimiste me kujdes të madh sepse të gjitha ata që jetojnë në Vlorë dhe ata që e vizitojnë Vlorën e shohin se sa shumë punë ka ende për t’u bërë. Kemi rënë dakord me kompaninë që të na japë një raport ditor për punimet, për të parë në ç’pikë ka vajtur puna. Është koha që ky projekt të përfundojë”, deklaroi Vlahutin.

Pjesa dërrmuese e projekteve në infrastrukturën e qytetit të Vlorës financohet me fondet e Bashkimit Evropian.

1 komente në “Vlahutin në Vlorë, kërkon mbarimin Lungomares”

  1. kamani says:

    Do t’a mbarojme Romana dhe do e bejme me te bukur e me te shtrenjte se vila jote.
    Po kete c’e therrisni apo per t’u dhene leksione se si blihen gjerat 3 here me shtrenjt?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje