Të persekutuarit e “tredhur” që s’dinë çfarë duan!

2 Prill 2017, 17:58Blog TEMA

Nga Anri Bala

Për të dytën herë radhazi, akoma nuk gjej përgjigje racionale për të persekutuarit, e këtu nuk i referohem atyre të vërtetëve, që vazhdojnë të persekutohen ndopak edhe tani… por për ata të “Çizmes” dhe “shokëve” të tij, që i janë drejtuar çadrës se: Përse qëndrojnë përkrahë xhelatëve e persekutorëve të diktaturës dhe neo-diktaturës të ngritur nga babai shpirtëror i Kryeçadrës?!

Krejt e pakuptimtë është kauza juaj dhe krejt pa asnjë sens logjik po shfaqeni të egërsuar për pushtetin, që nuk po ju vret, por po ju dëmshpërblen. Por përsëri ju zgjidhni të qëndroni të “lumtur” në çadër, krahë atyre që ju kanë vrarë e poshtëruar me braza, në të dyja kohët dhe pushtetet që patën?! Krejt pa sens dhe enigmatike protesta juaj!

Thirrjet dhe duartrokitjet në përkrahje të misionit të çadrës, janë një tjetër thikë në plagën e pambyllur të të persekutuarve të vërtet apo familjarëve tuaj. Çdo i marrë në Shqipëri e di fare mirë se, ngujimi brenda në çadër, ka si për qëllim pengimin e Reformës në Drejtësi dhe pastrimin prej saj të xhelatëve dhe të gjithë persekutorëve të diktaturës, që ende sot, për turp, mbajnë veshur mantelin e gjykatësit dhe të prokurorit!

Janë pikërisht ata persekutor, që babai shpirtëror i Kryeçadrës, i ka promovuar dhe graduar si gjyqtarë e prokurorë, që më pas me anë të shantazhit, e duke u a kujtuar se kush janë, t’i përdor për qëllimin e tij ende të parealizuar (t’i a kaloi dhunës së çdo diktatori): Të vras pa gjyq në mes të rrugës dhe të mos jap llogari… kurrë!

Ndaj mendoj se, ngujimi dhe bashkimi juaj me Kryeçadrën dhe xhelatin e fundit që njeh publikisht Shqipëria, është krejtësisht e kundërta e kauzës tuaj. Kësisoj dyshoj se, ju nuk jeni të persekutuar, ju jeni turpi i të persekutuarve… jeni të persekutuar të “tredhur”! Ju nuk jeni tredhur tani jo! Juve ju kanë “prerë” allatet e marrë burrërinë në birucat e komunizmit, atëherë kur spiunonit shoku shokun, për ti bërë qejfin ekzekutorëve! Nuk keni faj, kot nuk thonë që vesi vdes me shpirtin…

Ju jeni turpi i të burgosurve, internuarëve dhe të vrarëve pa gjyq, në të dy kohët. Si mundeni ju të kërkoni kryeministër si Kryeçadra dhe t’i puthni dorën “babait” të tij?! Kaq shpejt i harruat bashkëvuajtësit tuaj që futeshin në grevë urie me heroin e demokracisë Azem Hajdari dhe persekutimin që i bëri qeveria “demokomuniste” bashkë me “babain” e saj?! Nuk e mbani mend si u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë në mynyrën më poshtëruese, që edhe xhelatët e Hoxhës nuk do guxonin ta bënin?!

Republika e re për ju, siç duket, është ajo që i’u dhunon, i’u gënjen, i’u jep benzinë që t’i vini flakën njëri tjetrit dhe kur s’keni rrugë tjetër, të vini flakën vetes! Republika e re për ju, është ajo me gjyqtarë që kanë qenë ish hetuesit dhe gjykuesit tuaj të diktaturës, që sot përveç çekiçit të drurit, kanë edhe “thesin” e parave. Republika e re për konceptin tuaj, si të “tredhur” që jeni, ështa ajo që i’u la pa shtëpi… pa katandi… pa drejtësi dhe që i’u ndau e përçau duke i’u hedhur ndonjë kockë si për lëmoshë, por që të “kafshonit” njëri tjetrin për ta ndarë atë!

Ndaj keni të drejtë nëse doni këtë Republikë dhe aspironi një të ardhme të tillë për fëmijët tuaj, që nuk i’u kanë borxh asgjë dhe kryeministër më të “mirë” se Kryeçadra… nuk keni për të gjetur! Kryeministrin e zgjodhët, por do ishte më mirë të zgjidhnit përpara hallet tuaja dhe mos t’u poshtëronit më shumë në sy të bashkëvuajtësve dhe atyre që u martirizuan, jo për t’u bërë bythëlëpirësa, por për drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor, dy elementë që tek çadra e padrejtësisë që mbroni ju, me keqardhje po i’u a them… nuk ekzistojnë!

Të paktën nëse nuk e bëni dot këtë, sepse si të “tredhur” që jeni i’u mungon burrëria, mos flisni në emër të të përndjekurve siç “llap” çdo ditë Kryeçadra në emër të popullit, me 200 petritat e tij “ahengxhinj e qoftexhinj”. Nëse do çoheshin nga varri mijëra të dënuar me ekzekutim, internim, poshtërim deri në çartje, nga hetuesit e gjyqtarët që po i mbroni ju, do t’i u kishin coptuar si hienat gjahun e mbetur. Por ata nuk çohen dot… ndaj dhe ju mund të vazhdoni të lirë në çoroditjen tuaj të pamoralshme.

Sikur njëri prej tyre të ngrihej sot prej andej nga prehet i paqetë, një pyetje do t’i u a bënte: Çfarë kërkoni në atë çadër?! Çfarë kërkoni dëmshpërblimet, ato që keni marrë në këto tre vjet aq sa nuk morët në 25 vjet dhe janë në përfundim?! Kërkoni dosjet, ato që po hapen pas 25 vjetësh nga qeveria e “komunistëve” që nuk kanë pas lindur kur “babai” Kryeçadrës, komunisti i vërtet, asajkohe dëshmonte kundra “armikut” Shoshor, për t’i dhënë dënimin kapital me vdekje?! Mos vallë po kërkoni destabilitet, për të “djegur” bunker, që çuditërisht nuk kanë lidhje me ju, por me shqiptarët që i kanë paguar me mundin dhe varfërinë e tyre?!

Sjelljet e juaja vërtetojnë një proverb të vjetër: Dy vëllezër shkojnë të tërheqin shpërblimin në para për të mirat që i kishin bërë mbretit. Pasi e tërhoqi vëllai i parë shpërblimin e majmë, vëllai tjetër u xhelozua aq shumë sa i kërkojë mbretit në këmbim të shpërblimit të tij, të tërhiqte dhe atë të vëllait…!

Nëse ju jeni aty për këtë qëllim, sepse nuk keni arsye tjetër, keni bërë zgjedhje burrash pa “vegla”. Ama për një gjë të jeni të sigurtë, këtë dëshirë Kryeçadra do të i’u a plotësoi… duke ju mashtruar dhe shitur benzinë!

15 komente në “Të persekutuarit e “tredhur” që s’dinë çfarë duan!”

  1. artan says:

    Autori ka te drejte ne disa pika -te persekutuarit jane perdorur si ka dashur dhe kur ka dashur PD-ja per interesa meskine te nje personi qe eshte ish-komunist e thekur aq sa eshte anti-komunist I thekur apo nacionalit I thekur -si ta kerkojne rrethanat. Por autori ka harruar qe njerez qe jane lene pa familje, pa shkolle, pa pune, pa te ardhura dhe pa shprese ti sigurojne keta ne kushtet e reja jane pjese e perdorshme lehtesisht sepse nuk kane asgje ku te mbeshteten. PS-ja per shume te persekutuar eshte nje parti qe ka trasheguar bazen votuese dhe perfituese te ish komunisteve pavaresisht ndryshimit te lidershipit dhe reformimit te parties. Me pak fjale, te persekutuarit jane ne mes te nje partie qe I ka perdorur por ka ‘kapur’ idene anti-komuniste dhe nje partie qe ka ndryshuar por bazen e gjere e ka tek interest dhe shtresat ish-komuniste.

    Prandaj, perdorimi dhe sigurisht keqtrajtimi dhe ‘mbeshtetja’ e te persekutuarve per cadren ka rrenje te thella ne ideologjine, bazen dhe interest e partive te ndryshme dhe duhet pare me thelle si nje problem I kesaj klase qe u kemi vjedhur gjithcka dhe u kemi borgj gjithcka, por per te cilet kemi folur pak, su kemi dhene azgje dhe vazhdojme ti perdorim te gjithe sa munden.

    1. Genti says:

      Pajtohem plotesisht me Artanin. Si nje person qe vij nga nje familje ish e persekutuar, PD-ja na ka mashtruar gjate gjithe kohes, si vegel e Ramizit qe e polli ne krye te PD-se, qe vetem emrin ka te tille. Me ish te perndjekurit eshte luajtur aq shume, i kane percare, i kane versulur kunder njeri – tjetrit; ish te perndjekurit nuk kane gjetur qetesi, madje kur thua qe familja ime ka qene e perndjekur bashkebiseduesi rrudh fytyren…. Kjo sepse nuk ia kane vendosur dinjitetin ne vend, PD-ja jo e jo dhe ata qe jane ne ate cader me siguri jane genjyer me dicka sic ndodh rendom ne Shqiperi, POR ata nuk mnd e nuk dueht te flasin ne emer te te perndjekurve.

      1. e di si eshte puna says:

        Te kesh qene kolaboracionist i fashizmit nuk je “i persekutuar”. Prandaj GJITHMONE njerezit do rrudhin buzet kur degjojne per ju ?

        1. KOZi says:

          Koloboracionistet me fashizmin po te llogaritim vitet nuk jetoine me as ata as femijet e tyre. Nuk jetoine as kundershtaret e komunizmit te organizatave te ndryshme ose qe jane ose kane lidhje me desantet gjer ne vitin 1956. Numri me i madh dhe me i ri ne moshe qe jetoine sot jane ish-komunistet qe u denuan nga shoket e tyre. Jane te denuarit pas Kadri Hazbiut ,Fecor Shehut,Llambi Zicishtit,Llambi Pecinit dhe jane shume……jane ato qe u denuan pas Mehmet Shehut ,,,,,,jane rreth 400 oficere qe u denuan dhe familjet e tyre pas grupit te Beqir Ballukut.etj sigurisht edhe grupi i Abdyl Kellezit etj ( Spartak Ngjela) Grupi i Fadil Pacramit e Todi Lubojes ( Fatos Lubonja ) etj qe nuk i njoh por dihet se nga numri i pergjithshem i te denuarve shumica numerike jane ish-komunista . Ndersa persona pleq por qe jetoine dhe shihen ne aktivitete si me 29 nentor ish kuadro te sigurimit ose partise jane ato qe i kane denuar………tung

  2. Keta eunuk q e shumica kane qene komuniste perfunduan ne burg duke luftuar njeri tjetri duke spiunuar njeri tjetrin per ti mar karriken.Tani na quhen te persekutuar dhe marin nga taxat tona kur edhe ne kemi vuajtur nga keta qe spiunuan njeri tjeyrin se donin partin me shume se jeten. Keta komunist te persekutuar na hiqen si antikomunist dhe brohorasin per uriahipin me te ndyre saleh apo nishan mehmeti e companin e sigurimsave te pd. Keta komunist te persekutuar me shume tremben nga filmat shqiptar se sa komunistet e tipit sali.

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    @ komb trushplar
    Po ku merr vesh ti se kush po’ ti merr taksat.
    Kush po’ te pjerdh ty
    Taksat ti ka Marre nexhmija ramizi fullani delijorgji subashi e nano te gjitha me nje kest.
    Po mire te ja beni kesaj shtrese
    Qe po’ kerkojne demshperblim dhe jo shpagim.
    Ky Anri balos qe flet per keta te “tredhur”
    Ka te drejte po’ vete me duket se eshte beqir me dashje.
    Se pjesen e bilalit te Koles nuk e ze me goje se anon nga Ana e anrit te tredhur me dashje.

    1. Lugati says:

      mos u merzit FIRAK se ket anri karakurven..me e shti i here mdore po nuk e lash shtatezone burri keq jom..u bo ky plera moralist deri dje lypte dahon rrugveo keq se cim peka

      1. heu bre says:

        Shka je tuj thon or ti majmun,bashke me ket ferrakun ene tan budallat e ktij veni!? A nuk jeni tuj kuptu se jeni n’anderr ene preshin e keni n’sum! Tan jeten preshin aty keni me e pas,se keni qen, jeni dhe keni per t’mbet SUMCPUMA!!!

        1. Lugati says:

          heu bre..si ma ke momen…a mahet ka pak

  4. Ilir says:

    Nga zhvillimi i ngjarjeve kam pershtypjen se ata “te perndjekur” qe jane ne cader, jane me dosje te kontrolluar nga Saliu, ndaj nuk kane rruge tjeter vec t’i binden.
    Autori ka shume te drejte qe i stigmatizon dhe ironizon. E meritojne.

  5. Shaban Marina says:

    Tru i trullosur: “Topi vuuuu, e Muçua tutje” – Turp te ndjehet dikush sot i persekutuar. Ata qe jane nen çadren (sqetullen) e Saliut
    jane pseudo-te persekutuar. Ata “e kane ngrene turpin si buke e djath” – Jane te fyshkur, “as skuqen e as zverdhen”.

  6. SHKODRAN Bushati says:

    Turpi i atyre qe shkruajne , ne shqiperi ka pas vetem nje diktator , injorante , kanibal ,flliqsire e kombit , ne poste komunizem mund te kishin ba me shume dhe duhet te kishin ba me shume , po duhet te shkruhet me fakta ca kane ba bishat e kuqe , qe dhe keto femije e tyre kur te marrin me shkru , e kene turpe se cfare prinderish kane pase.

  7. Zamiri says:

    Këta që venë në çadër, nuk kanë qënë të përsekutuar dhe kundërshtarë të vërtetë të regjimit diktatorial, por ishin spiunë “që ja futnin njëri-trjetrit”, nga ligësia, ose për favore… Pra, pak a shumë i ngjajnë “kryebariut” të çadrës, skizofrenit çmëndurak të Viçidolit…që edhe tani, bëjnë të njëjtin “zanat”…! (Ujku qimen ndërron, zanatin s’e harron…)

  8. Loro says:

    Mos ke menu ti Shkodran Bushati qe, ti qe e ke pas baben diversant, ballist, e klysh fashizmit, je tani njeri i nerum??
    Ti ke met klysh fashizmit e klysh diversantit, e ke per te vdek bishti i qenit. Ju ka denu historia. Komunistat e kan drejtu ket ven prej 70 vitesh e do ta drejtojn gjithe jeten se jane shumice. Ju keni ken vetem pakice e keni met bishti i qenit.

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    @ heu bre dru me pre
    Ate prehshin mbaje se e keni nga stalini Enveri e deri. Ne ditet e sotme.
    Sa per ate qe thote diversa te kolaboracioniste do jete nipi i ndonje cobani me dhi.
    Respekte lugati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje