Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka tregon se çfarë ka biseduar me zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, në një takim me kërkesën e palës së dytë dhe thekson qëndrimin e Tiranës se Shqipëria nuk po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë dhe se deklarata/platforma e 7 Janarit është në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit (MO).
“Aktorët politikë dhe autoritetet maqedonase janë shprehur më shumë se një herë gjatë muajve të fundit lidhur me atë që ata e konsiderojnë si ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë, nga përfaqësues të vendeve të ndryshme, përfshirë, siç thonë, edhe nga rajoni. Është një analizë dhe qëndrim me të cilin ne nuk biem dakord, por si gjithnjë e mbajmë shënim dhe pikërisht këtë kam bërë, duke theksuar gjithsesi se Shqipëria as ka ndërhyrë e as ndërhyn në punët e vendeve të tjera, se ajo ka treguar konkretisht e në mënyrë të vazhduar se gjithnjë dëshiron e punon për të ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimi, të fqinjësisë së mirë dhe miqësisë mes popujve. Ky është investimi i ynë në marrëdhëniet me Maqedoninë,” tha Reka për Zhurnal.mk.
Ambasadori sqaron më tutje se çfarë i tha zyrtarëve në Ministrinë së Jashtme të Maqedonisë, të udhëhequr nga Nikolla Poposki, për deklaratën/platformën e partive shqiptare.
“Nga ana ime theksova në takim dy elemente themelore: së pari faktin se përmbajtja e platformës së partive shqiptare në Maqedoni është tërësisht në pajtim dhe rrjedh nga programet politike të atyre partive dhe nga Marrëveshja e Ohrit, zbatimi i të cilës përbënë gurin themelor të stabilitetit në vend; dhe së dyti, atë që është theksuar në mënyrë të përsëritur nga autoritetet në Shqipëri e qe nuk duhet harruar asnjëherë: Shqipëria është një nga vendet e para që e ka njohur Maqedoninë, se nuk e ka vënë në dyshim integritetin, apo identitetin e saj dhe ka qenë e mbetet një mbështetëse e fuqishme e aspiratave euroatlantike të saj (Maqedonisë)”, sqaroi Reka.
u be zorraxhi shuli kryeminister mo?
Marrëvesja e Ohrit është dokument antishqiptar. Pikë.
Lexoni kurthet!
Vetëm budallenjtë politikë nuk i shohin, resp nuk i “lexojnë” gropat e bëra për shqiptarët në këtë dokument.
Sipas këtij dokumenti, shqiptarët në FYROM janë INEKZISTENTË.
Kam qejf të më kundërshtojë ndonjë injorant ….