Edi Rama duhet të na tregojë moralin, jo kushtetutën

4 Prill 2017, 19:16Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Është e mërzitshme, e bezdisshme dhe pa asnjë kuptim të analizosh sot qëndrimin e Ilir Metës. Nuk e quaj me vend as të përmend se kam qenë ndër ata që kam shkruar fill pas darkës së ngjalave se Edi Rama me aleancën që bëri me Metën, fitoi në politikë, po humbi në moralin politik.

Në fshatin e çmendur shqiptar askush nuk ta quan për të madhe që t’i përmendësh moralin politik. Në këta njëzet e shtatë vjet tranzicion politik, ne, shqiptarët, i treguam botës vetëm një gjë: që politika është pazar bandash, por jo moral dhe parim.

Edhe në një rast tjetër si ky, më është kujtuar poemthi i famshëm i Fishtës “Metamorfoza” që ai e botoi në vitin 1907. Është një satirë e thellë, e hidhur, e mbushur gjithë vrer dhe e ndërtuar mbi një humor të zi. Në këtë poemth Fishta e deklason poetin Gjergj Fishta dhe e bën atë nga poet kombëtar, zë të atdheut, të vegjëlisë, zëdhënës të virtytit, mbrojtës të gjuhës së traditave të të parëve, të gjitha këto me ironi e sarkazëm i hedh në kosh dhe këtëj e tutje shpall se do të jetë një batakçi që do të ketë si frymëzim arin dhe barkun.

Nuk është përsëri rasti këtu që të sjell ilustrime me vargje nga ai poemth i mrekullueshëm i Fishtës, sepse argumenti dihet tashmë dhe askush në këtë vend nuk beson më se elita jonë politike e ngre apo e ndërton punën e saj edhe duke u mbështetur mbi moralin politik.

Shihni çfarë ndodh. Lulzim Basha ulëret çdo ditë në sheshin e çadrës dhe e ka shpallur veten kampion të moralit në politikë.

Mirëpo, përderisa shqiptarët i quan të marrë dhe budallenj, ai harron se në politikë, politikani nuk bën moral, por gjykohet për standardet e moralit.

Ai harron se është përgjegjës dhe i pandehur në potencë për vjedhjen e 200 milionë eurove nga “Rruga e Kombit“, se është përgjegjës për krimin e rëndë shtetëror dhe moral të faljes së detit Greqisë dhe se njëherë që u përfshi në një garë elektorale, i vodhi zgjedhjet, pastaj ishte ministër i brendshëm kur Garda  vrau katër njerëz atje ku ai ulëret për moralin në politikë.

Ilir Meta ka harruar se pamja e tij me bllok në dorë ishte motivi që nxori në shesh mijëra shqiptarë dhe e damkosi atë si ikonën e korrupsionit shtetëror. Edi Rama harroi se si e kishte vizatuar Ilir Metën në librin e tij dhe pasi hëngri ngjalën, vendosi të qeverisë me të. Nuk e përmend Sali Berishën në këtë panoramë sepse ai duhet të ishte me kohë klient i gjykatave shqiptare.

Sot Ilir Meta realisht ka dalë nga bashkëqeverisja dhe Edi Rama ka rastin që njëherë të vetme në jetën e tij të tregojë se është trim, se ka moral dhe se beson te e vërteta. Ai ka vetëm një rrugë. Si çdo shtetar serioz ai duhet të kërkojë urgjentisht votëbesimin në Parlament.

Nëse Ilir Meta nuk ia jep votëbesimin, atëhere është e drejta e Metës që sipas ndryshimeve të Kushtetutës që Rama miratoi me Berishën në vitin 2009, Meta dhe Basha të paraqesin një mazhorancë të re, të marrin 71 vota dhe të shkojnë në zgjedhje me këtë qeveri.

Nuk ka rëndësi se si do të quhet teknike apo e besimit. E rëndësishme është që do të kemi më në fund një standard moral në politikë. Ndaj Edi Rama ka rastin të na tregojë se sa i rëndësishëm është morali politik për të. Shqipëria ka nevojë sot për pakëz trimëri e kuarajë. Batakçinj dhe plehra ka me shumicë.

29 komente në “Edi Rama duhet të na tregojë moralin, jo kushtetutën”

  1. kastriot says:

    dhe kujt i hyn ne pune morali pa patur fuqine per ta imponuar. Noli ka nje pjese te bukur Samsoni dhe dalila.Keta kriminele nuk binden me moral.Sa artikuj ke shkruar zotrote dhe nuk i ke bindur.as popullin dhe lere me kriminelet .Ne se nuk e kupton mos shkruaj nuk jane te gjithe njesoj.Pse nuk i ben moral opozites te votoje vetingun,te hyje ne parlament etj.Iliri e ka planifikuar me kohe ose tani i ka ardhur ndonje filmim tjeter me qitap ne dore.Turp per kpacitetin e ulet te gjykimit ose per qellimet e keqia qe keni

  2. fuat ,cela says:

    Ti kerkosh moral Edi Rames eshe si tu kerkosh virgjeri femrave ne dritat e kuqe.

    1. Fuck Mark uk, Coeur & LOVE says:

      Po ti, fuat cela, shko e pyet njehere ne dritat e kuqe. Mos u nxito mor djal ylberist se motra, gruaja apo edhe nena jote jane akoma te virgjera. Te pakten moralisht……

    2. €piriiiiii says:

      Ja edhe Fuati me Moral te Çpuar. Fuat Arapi Moralin varet nga Çkënd e sheh. Morali sot eshte 10000000×0% me Ramen. Te PaMoral jane LikeFloriri me 2B dhe disa qe sorollaten ne Tr per ndonje kothere qyl. Moralin e 1milion Shuplakave nuk e Shtrembëron dot LikeFloriri me Dhenduret e Serbisë. Po deshet perseri Leksion Morali Fushbeteja eshte Gati. Bej Mocion, ose pregatitu për Betejen e 18Qershorit sipas Moralit qe keni Pranuar e nënshkruar ne Ligj e Kushtetutë. E kuptoni qe kjo eshte 1 Loj e Piste qe cdo fund 4vjeçar mandati kete Moral te Pisët mund ta ketkoj çdo i ÇMËNDUR POLITIK.

  3. €piriiiiii says:

    Morali eshte Zbatimi i Ligjit edhe Kushtetutes. Ky eshte Morali sot. Dje Morali ishte Respektimi i Ligjit te Kanunit. Per cilin moral flisni ju se edhe Morali Demokratik edhe Shumica(Pozita) Qeveris dhe Pakices ne qofte se nuk i pelqen Qeverisja le te bëjë Mocion ndaj Kryeministrit. Ky eshte Morali.

  4. Ed says:

    Jo thjesht I sakte por I shkelqyer !

  5. vjola says:

    Ilir kujdes ! Nuk jemi nje vend normal si te tjeret (nuk dua te zgjatem shume ) Ky moral qe thua ti ekziston kur nuk kemi bandat e hajduteve dhe te tradhetareve perbelle . Mendoj duhet te nderhyje oopulli se shoqeria civile merr me oto para sa jane dhjamur dhe nuk shohin interesat e popullit . Kujdes Vendi eshte ne rrezik , bandat nuk lihen te lire por shpartallohen

  6. Ollga Toronto says:

    OK Ilir,Rama duhet ti heq dyfytyresine Metes dhe ta bashkoje me Kriminelin Sali Qenin,ky eshte morali,dhe ti ke plotesisht te drejte,POR vajtja ne zgjedhje me dy hajdute zgjedhjesh ne pushtet, eshte shume e rrezikshme.

  7. fisheku says:

    meqenese erdhi ajo cfare shume njerez e kishin parashikuar , qe LSI te behet krah e nje ideje te cmendur duhet mocion besimi ne Parlament dhe jo eksperimente me shqiptaret. nese qeveria e sotme se kalon kete atehere ne zgjedhje te parakoheshme te cilat jane te rregulluara me ligj se si funksionojne.(pavaresisht se kjo eshte cmenduri pasi zgjedhjet jane ne qershor dhe aty do te ishte shansi per te gjithe i hapur).sduhet te pranohet as qeveri besimi teknike psikike cinike e ku po di une qe te plotesohen tekat e pakices (opozites sikurse edhe pakices se koalicionit qeverises) pasi ky veprim eshte i panevojshem, i rrezikshem dhe nuk duhet te behet praktike e zgjedhjeve te ardhshme per kedo qeveri qe do te vije ne pushtet. edhe nje rruge tjeter ka qe ky koalicion qeverises te shperbehet dhe deri ne zgjedhje te qeveriset me nje shumice te zvogeluar pasi dihet tashme se ne kete kohe te shkurter deri ne qershor nuk kalohen ligje te tjera ne Parlament me keto kushte qe u krijuan. nese mendohet nga ca koka te pjellura per rremuje karrige dhe fshehje nga padrejtesite qe bene ne shqiperi me vite me rralle dhe kane frige dhe Duan te sigurohen nga vetingu dhe ndershkimi populli le ta vendos me nje Referendum mbarepopullor se kerkon qeveri me vote APO qeveri te zgjedhur nga nje grusht njerezish ne tavoline.

  8. timi says:

    po pse duhet ta beje rama kete hap dhe jo te pa moralet meta,berisha,luli pak ka bere rama apo u harruan .rama eshte i fundit per moralin le te behet qameti asnje leshim horrave te shqiperise.

  9. Lennard says:

    Zoti Ilir. e ke gabim.Ne rradhe te pare te behet Vetingu,gje qe e kerkon SHBA,BE dhe i gjithe populli dhe Z.Rama nuk duhet te leshoje pe asnje cike.Ta coje deri ne fund mandatin e tij.Mire u pafshim ne 18 Qershor

  10. nje qytetar says:

    Ti Fuat Cela qeke kopil i madh,nuk ha mu…kot.

  11. fida says:

    Pjerdh Saliu per moralin.Ai te vret ne sy te gjitheve dhe thot qe vrave vet vehten.Po Meta pjerdh per moralin thua ti…hajde logjike ,hajde…

  12. pjeter says:

    Ndoshta autori ka abuzuar me fjalen” moral politik”dhe eshte me se e kuptushme qe disa komentues mund ta kene keqkuptuar, personalisht mendoj qe ka te drejte ku kerkon pak trimeri dhe kuraje, njerzit e guximshem dhe te arsyetyshem gjithnje kane pasur sukses, kryesorja te mos humbesh luften, pa ndonje beteje edhe mund ta humbasish, mendoj se Rama duhet ti zbuloje kartat Metes, dhe te jete Meta te marre pergjegjesine, por Yzeiri anashkalon, nuk e di se me vetdije apo pa vetdije, pyetja eshte , a do Meta ta marre kete pergjegjesi?te formoje me lulushin nje kualicion me qe numrat i kane, ku doti ket gjith syte e botes te drejtuar?nuk mundet te beje pazarlleqe sic ka bere neper qendrat e votimit,sepse keshtu ai merr nje pergjigje nga vota e shqiptareve, qe ai nuk e do, ai e di shume mire qe per te, do te kete gjithnje e me shume ulje, dhe dakordesite me lulushin per te qeverrisur ku ai te jete kryeminister, nuk mund tja zgjidhin atij problemin qe ka partia e tij me reformen ne drejtesi, do te kerkoje ta zgjasi ne kohe dhe ta ndryshoje kete reforme, gjithe loja qe po behet eshte per ndryshimin e kesaj reforme,keta rrezikojne qe tu vihet gjithe pasuria qe kane ne diskutim, dhe nuk besoj se dote lejojne me deshiren e tyre te ngelen ne burg me pa asnje qindarke ne xhep,prandaj ky po kecenon qeverrine Rama, qe te detyroje Ramen ne pazare, ky nuk pyet, c’mendojne shqiptaret qe kane votuar Ramen?per kete nuk do tia dije, eshte puna e tyre qe kane votuar nje qe nuk di te beje politiken e shkerdhates.

  13. tradita says:

    o Ilir, po nje mjeri qe zvleeson fjalen nuk duhet e kthehet ne papagal.

  14. Lakja says:

    Me teper se sakte!

  15. Koli says:

    Asnje presje nuk i heq dot ketij shkrimi. Trimerimin e Rames ka kaq kohe qe pret ky popull. Por Rames i duket se mbi kembe e mban paterica Meta dhe jo populli qe i jep Voten. Mos harro Edi qe me kete moral qe po shfaq populli do marr me mire 50 eurot e Metes dhe do ti jap atij Voten sesa te degjoj ty qe pertyp fjalet per te mos kafshuar gjuhen.

  16. Edmond says:

    Po pse eshte qeverisur ky vend me (anti)moral per 26 vjet jemi ne kete gjendje te mjeruar

  17. Emiljano says:

    Ti shume mire e ke mor shoku me moralin qe thua po kujt tja kerkosh,njeri te vret ne mes te rruges,tjetri kapet me bllok ne dore dhe thote nuk isha une kurse i treti e ka mbush venin me kanabis sikur te ishte grure.Nuk e njohin si fjale moralin ata medemek politikanet e shqipris.njohin vec gjuhen e armeve.duhet populli ta marri situaten ne dore dhe ti shpori njehere e pergjithmone ata sharlatane qe e mbajne veten per politikane.gjendja ne shqiperi me ngjason me nje nga ato telenovelat pa mbarim me 500 e kusur seri qe ska fund

  18. @autori says:

    Je shume i sakte, Ilir i dashur. Me kujtove ate filozofin e lashtesise qe bridhte ne mes te dites, neper rruget e Athines me qiri te ndezur ne dore. Kur e pyeten se cfare kerkonte, u pergjigj se po kerkonte “njeriun”. Ne na duhet te kerkojme “moralin”… Por jo tek Edi Rama.

  19. ylli says:

    E majta ka me shume analiste se votues.Keta analiste jane kulmi i sharlatanizmit dhe i servilizmit.Urrejtes te lindur ,mashtrues publik te bindur.Kater vjet sulmonin Meten me fjalorin me ordiner te mundeshem.Po kater vjet lavderonin Meten si burre shteti qe ne 1 prill 2013 mori vendimin e duhur…..aleance me moralistin Rama.Tani si kor papagajsh prostitutash sulmojne prap Meten ???.E di qe me zyren e Agjit- Propit majtist nuk i dilet por nje pyetje kam o moralista socialist…..ate historine e gjyqit te ndarjes te Edit me znjsh Makoci e dini??? O moralisti Yzeiri na e shpjego pak arsyen sepse ka shume moral kjo histori.Ka moral majtist .
    Megjithese i djathte te z.Rama vleresoj disa gjera por ajo qe me ben per te vjelle eshte pikerisht pleherlliku peshtiroses i analisteve gjoja majtist.
    O Zot me ke jemi te detyruar te jetojme ne kete vend.

  20. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: March 19, 2017 at 04:09:24 EDT

    FAKTE JO OPINIONE

    QE MBREME TI LULEZIM BASHA NUK JE I VETMI P… MASHKULL NE POLITIKEN SHQIPTARE….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Midis terroristit dhe rrugacit

    Pas thirrjeve tipike terroriste te liderit te opozites se shpartalluar Lulezim Basha per te permbysur nje qeveri te zgjedhur ne menyre demokratike me dhune, sot lideri i opozites nxori edhe fyrtyren e rrugacit.
    Ai perdori gjuhen e rruges kunder kryeministrit ne detyre Edi Rama dhe qeverise ne pergjithesi. Nje grusht rrugacesh e duartrokiten kryerrugacin Basha. Nuk mund e nuk mendohet se mund te ndodhe ndryshe me nje opozite ne krize identiteti, ne krize mendesie, ne krize shpartallimi te plote nga vetvetja, ne krize alternativash e projektesh per ndreqjen e vetvetes se pari.
    Vete rruga e cadres qe kane zgjedhur eshte deshmia me e qarte e me plote e kesaj krize totale qe lindi nga kriza e vetvetes dhe e coi Shqiperine nga kriza ne krize deri ne gremine te plote ne cdo fushe e qelize te jetes politike, ekonomiko- financiare, sociale, arsimore, kulturoe, shkencore, shendetesore…
    Nuk ka shenje e simbol me te qarte te kesaj atuokrize se gjuha e rruges e liderit te saj Lulezim Basha dhe kryeliderit Sali Berisha.
    Hedhja nga thirrjet lenino- staliniste per permbysje me dhune te nje qeverie demokratike te zgjedhur me vote plebishitare nga nje popull i tere ne kohe paqeje, nga gjuha e te fortit dhe e garipit se Edi Rama e Fatmir Xhafa “duhet te kaloje mbi trupat tane” tek gjuha e rrugacit duke e quajtur jo vetem liderin e mazhorances por krejt ate si “sojsez, i pafytyre …” e epitete te tjera tipike rrugacesh.
    Nuk pritet gjuhe tjeter pervecse ajo e rruges ne nje cader qe ka bllokuar rruget e kryeqytetit dhe dyert e Qeverise, Kuvendit popullor, dy organizmave kryesore e jetike te nje Republike Parlamentare.
    Vete cjerrjet e zerit, vete thirrjet tipike terroriste, vete gjuha e rruges dhe garipit, te fortit gjithnje me ze te shtjerrur apo mekur flasin per nje gjendje psiko- motore te coroditur deri edhe skizofrenike te Berisha- Bashes !

    Nga “Bande… e Mafia…” ne korprorate krimi te organizuar…

    Pse !? Sepse tek Reforma ne Drejtesi dhe sidomos tek shpirti i saj Vetingu Koroparata e Krimit te Organizuar shteteror e partiak te PDSH-se dhe Sali Berishes shikojne fundin e sundimit te tyre dhe ndeshkimin e pandeshkueshmerise se vetvdhene nga kjo korporate, nga kjo ” Cete Gangsteresh” sipas ” The Times” e “Indipendent” te Londres, te “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” sipas ” The New York Times”.
    Si Berisha dhe Basha edhe telallet dhe zhurmuesit e tyre politike e fiananciare, mediatike e mafioze nderkombetare kane pafytyresine ti drejtohen popullit e te flasin ne emer te tij, Pse !?
    Populli e ka dhene veriiktin e tij, Vendimi ne emer te popullit u dha pese here rradhazi.
    Populli me armen e tij kryesore dhe te vetme, voten e lire i ndeshkoi ashper dhe qarte politikisht dhe juridikisht Sali Berishen e krejt Korporaten e tij te krimit te organizuar e shteteror me nje shumice gati absolute me 23 qershor 2013 dhe me 21 qershor 2015, ne zgjedhjet lokale te parakoheshme te Dibres dhe Ersekes.
    Ate vendim qe e rrenoi korrupsioni dhe impuniteti i dhene vetvetes nepermjet nje drejtesie te sterkorruptuar pikerisht nga politika ala Luigji i 14-te i Sali Berishes, nga gjyqtare e prokurore me kontrate krimi me korporaten e tij e lexoi dhe vulosi me voten e tij plebishitare vete populli.
    Mbi 95 per qind e shqiptarevee perkrahin Reformen ne Drejtesi dhe ligjet e saj me Vetingun si ballin e saj. Eshte nje perputhje absolute midis perkrahjes popullore per aleatet tane strategjike SHBA- BE dhe perkrahjen e kesaj Reforme jetike per shqiptaret e Shqiperine!
    Pse !? Sepse aspirata e shqiptareve si popull e si komb ne te gjitha hapesirat shqiptare ishte ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” “E duam Shqiperine si Amerika demokratike”
    \Keto aspirata ua vodhi bashke me votat jo nje por dhjetra here, keto aspirata bashke me vete Shqiperine ua vodhi dhe plackiti Sali Berisha dhe “banda e tij e gangstereve”.
    Nga “bande gangsteresh” e Mafia krej jashte kontrollit ” gjate mandatit te dyte te Berishes ajo u kthye ne nje Korporate te Krimit te Organizuar shteteror dhe partiak te PD-se ne sherbim te klanit familiar dhe politik te ketij sundimtari, e despoti te korruptuar. Si qeveria dhe PD-ja si shtylla e saj u kthyen ne nje garde pretoriane e familjes bio- politike te Sali Berishes.

    Kusari e krim i organizuar ne cdo hap e ne cdo gje !

    Gerdeci, CEZ, ARMO, Intekoneksioni me Kosoven, ngjyrosja e naftes… Monopoli i ilaceve, Universitetet e Plepave dhe Akademite e Domosdoves, cdo tender me peshe kalonte nga duart e Gites, Xenit, Jamserbit… me ” bonuse sukesi” te garantuar nga babai kryeminister dhe sejmenet e tij mercenare dhe sherbetore jo vetem te familjes kryeministrore por edhe te mafiozeve ala Nue Kalaj, ala Damir Fazlici, ala Taci, ala dreqi e i biri. qe tallnin sumen me ministrat e tij.
    Vetem me tenderin e naftes Shqiperia i humbi 650 milione euro qe ofroi nje kompani kineze me garanci nga qeveria e superfuqise ekonomiko-financiare e teknologjike boterore , Kines. Ne vend te saj fitoi nje sharlatan e gaztor i familjes, nje mashtrues ala Sude e ala Gjalica, ala Alimucaj e ala Gjenerali..
    E as Sali Berisha e as kelyshi i tij Bode nuk kishin bere asnje verifikim , nuk kishin asnje garanci nga bankat fantazme te sharlatanit Taci me kete pasuri strategjike shqiptare pa llogaritur edhe te pakten 250 milione te tjere nga TVSH-ja , prodhimi i munguar, fitimi i humbur, punesimi i qindra mijera shqiptareve.
    Vetem nga pazaret Argita- Basha- Fazlic Shqiperia humbi reth 150 milione euro investim te nje biznesmeni pakistanez!
    Vetem nga CEZ-i i Xenit Shqiperia i ka humbur ne total rreth 1 miliarde dollare amerikane !
    Vetem nga Interkoneksioni energjitik me Kosoven te dyja i humbin rreth 50 milione euro ne vit X 9 barazi me 450 milione euro per shkak te pazarlleqeve korruptive te Xenit me dajet e tij serbe.
    Vetem maja e ajzbergut te korrupsionit masiv qe p[reku dhe rrenoi cdo fushe te ekonomise, financave, investimeve te huaja etj. etj.

    Edhe Mafia italiane me e ndershme se mafia berishiane !

    Pas disa sharlataneve amerikane, gjermane, dje Basha dhe Korporata berishiane e Krimit te Organizuar sollen ne cadren e saj edhe ish- senatorin italian Di Bagio’ i akuzuar per pervetesimin e rreth 2.5 milione eurove nga fondet per pensionet dhe ceshtje sociale per te moshuar duke ringjallur te vdekurit, njesoj sic vepronte Berisha e korporata me listat e zgjedhjeve apo ndihmat sociale. me legalizimet qe fakirave shqiptare u duhej te paguanin mijera euro apo dollare, etj. etj.
    Sidoqofte De Biagio eshte mbi njemije here me i ndershem se vete Basha. Ai kishte pefituar vetem 450 mije euro.
    Basha dhe lukunia e hajnave te Berishes vodhen mbi 500 milione euro vetem ne Autostraden e Kombit. Jo vetem kaq Basha u gradua nga kapobandoja si Minister i jashtenm, Minister i Brendshem, kreyeminister i Republikes se Lazaratit, zevendeskrye-ekzekutor i 21 janarit 2011, kryebashkiak i Tiranes me votat e vjedhura te 6 majit 2011 dhe te kryekoministit fanatik enverist Hysni Milloshi.
    E ka goje e leshon be e rrufe kunder Fatmir Xhafajt, nja nga djemte, politikanet, juristet shermbullore shqiptare qe ne rini e deri ne ditet e sotme…
    Pse gjithe ky duf e zjarrmi psikopatike e kukulles se Berishes, Basha dhe vete Sales me qytetare dixhital deri edhe nga Gjermania! Qytetari dixhital Sala i shkruan qytetarit banal Berisha !
    Se pari se Fatmir Xhafa eshte nje autoret dhe regjizoret juridike te Reformes ne Drejtesi dhe te Ligjit te Vetingut, qe i tmerron, i cakerdis , po i cmend subjektet dhe objektet kryesore te saj, Korporaten e Krimit te Organizuar shteteror, familjar, politik te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes,
    Si njeri edhe tjetri jane kryekriminelet, kryekusaret, kryekzekutoret e krimit te organizuar shteteror, te denje per Hagen, ku me spiunimet e tyre per llogari e ne dobi te UDB-es serbe, RIA-s putiniste te liderve te luftetareve te lirise se Kosoves Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, etj,,, etj,
    Perte fituar pike tek ata por edhe te Amerikanet Lulezim Basha sajoi e trilloi edhe Shtepine e Verdhe duke i vene nje vule turpi te falsifikuar Shqiperise e shqiptareve si komb.
    Ky hor styerhori i kryehorit dhe Mareshallit te Beogradit dhe Moskes , te UDB-es e KGB-se- RIA-s sovjeto- purtiniste, Sal Berishes, ky burrec i pa burre qe i shtjerret ( meket ) zeri si grave llafazane sa here flet, ky i pafytyre pa dine e iman e mashtrues i pacipe, ky dhjeracak qe mbylli dosjen e kusarise se kombit me procedure dhe me ndihmen e gjykatesve e prokuroreve te sterkorruptuar ala Zagarnjori e Gjin Gjoni, ala Adriatik Palla e plehrat si ata te antidrejtsise Salehiane, na ben edhe trimin edhe te fortin, edhe garipin edhe Matrazovin. ndersa pshurret e mbush poturet sa here i kujtohet Vetingu e Reforma ne Drejtesi. qe me siiguri do te rihapin aferat e tij njera me kriminale se tjetra si Autostrada plackitese dhe Otrantoja atdheshiitese, masakra e 21 janarit 2011 e dhjetra megakrime te tjera te kesaj KORPORATE TE KRIMIT TE ORGANIZUAR TE KRIMIT SHTETEROR E PARTIAK, te partise me te inkriminuar e politikaneve me kryekriminele ne historine e Shqipersie.
    Pas vendimit politik ne emer te tij qe dha vete populli shqiptar me voten e tij te lire plebishitare te 23 qershorit 2013, 21 qershorit 2015, te Dibres dhe Ersekes tani po bien kamanat e vendimit te drejtsise e shtetit ligjor ne emer te asaj vote dhe te vete popullit kunder ketyre kryekrimineleve qe rrine nate e dite duke u rene tupanave te ” dekriminalizimit” dhe ndershmerise ne emer te popullit qe i ka ndeshkuar ne menyren me te fuqishme.

    Pesha e :” tankeve” te Vetingut dhe lemeria e hajnave te Saladinit !

    Eshte pesha e ketyre krimeve , korrupsioni, kusarie, plackitje, eshte lemeria e Reformes ne Drejtesi dhe e Vetingut, e jo e kaluara e Fatmir Xhafajt apo Edi Rames, Ilir Metes apo Petrit Vasilit… aresyeja e tmerrit dhe fobise paranojake te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes qe i shikojne ato si tanke te renda qe po u afrohen perdite e me shume e qe do ti shkelin me zinxhiret e tyre.
    Eshte pshurrja e dhjerosja prej tyre qe e ben aq paranojak Lulezim Bashen e Korporaten e tyre te krimit te organizuar shteteror e partiak sa te deklaroje se Fatmir Xhafaj “duhet te kaloje mbi truprat” e ketyre bandideteve e kryekrimineleve dhe u jep ultimatume jo vetem qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike por edhe te urdheroje presidentin e zgjedhur me vota te shit-blera Bujar Nishani qe te mos dekretoje Fatmir Xhafen si minister te Brendshem. Dhe kapterri Nishani ne fundin e palavdishem te mandatit te tij ashtu po vepron e po vonon… Ai nuk e ben as shurren pa ia shkelur syrin Berisha !
    Keto jane ligjet e xhungkles se Korporates se Krimit te Ogranizuar Shteteror e Partiak!
    Pse!? Sepse tek Fatmir Xhafa shikoni simbolin e Reformes ne Drejtesi e Vetingut qe ky sherbetor me kontrate te perkohshme i Berishes dhe bandes se tij jane gati tu shtrihen poshte zinxhireve te fantazise se cmendur te tyre per ti bllokuar e mos lene te kalojne !
    Ndaj ai ben jo vetem terroristin ala ISIS, e guerilasit Kastro- Chegevara, jo vetem Matrazovin, por edhe Kryeministrin e Presidentin, Shefin e Personelit dhe bllokuesin qe emeron e shkarkon ke te doje e kur t’ja doje qejfi si Ajatoll Khomeini i Gazidede Berishes
    Mbi te gjitha arma e mjeti i tij kryesor per demokraci e politike, per Republiken e Re eshte diktati e Ultimatumi, urdheri suprem e stili liderit suprem Sali Berishe Khomeini… Envero- Stalinisti, stili Lala Kros o Lala Kros vet shkruan e vet vulos!

    As Kastro e as Matrazov… nje p…( jeshke ) mashkull !

    Larg qofte ! Jane teper 16 vjet te kesisoj sundimi! Shqiptareve u ka ardhe ne maje te hundes me nje Sali Kadaf qe e flaken me perbuzje e ne menyre plebishitare ne koshin e despoteve dhe atdheshitesve !
    Aq me pak mund te pranojne nje sozi te tij qe ka vulen e kontributin e zi ne cdo krim e zezone qe Karaxhici shqiptar u ka bere popullit e shtetit shqiptar, mbare kombit.
    Ndaj mos na bej as diktatorin ultimatumdhenes e as Matrazovin!
    Nje pshurran nga frika nuk mund te jete e as nuk mund te behet kurre as Kastro e as Matrazov e aq me pak kryeminister i nje populli krenar e trim si shqiptaret!
    Te keshilloj vellazerisht qe te vizitohesh tek psikiatri…
    Psikologu eshte per faza shume me te lehta te skizofrenise tende dhjeracake!
    Ti e me fort bosi jot Berisha keni frike, tmerr, lemeri nga hija e krimeve pa fund te Korporates suaj te Krimit te organizuar shteteror e partiak ne sherbim te klanit tuaj familjar e politik po aq kriminal sa edhe ju!
    Ndaj lehni si qente nen driten e henes ndaj hijes suaj… U ka hy frika ne palce!
    Nuk keni asgje per te humbur pervec parave dhe pasurive, tokave dhe pronave, gjakut e djerses qe u kini grabitur e tjetersuar shqiptareve!
    Nuk jane para djerse! Jane para hajnie e kusarie, vrasjeje e krimi!
    Jane para krimi e vrasjesh te shqiptareve dhe te Shqiperise !
    Dorezojuni Drejtesise e ligjit! U ulet me nje te treten masa e denimit te garantuar!
    Para se te kerkoni dekriminalizimin e te tjereve… dekriminalizoni veten fillimisht!
    Mos e bej si gjyshi jot hoxhe: beni cfare them une Mos beni cfare bej une!
    Sheroje veten Doktor Berisha! Edhe Lulin e Co…
    Ne dac lexoje Corporation ne dac Company ! Jane njesoj !
    Kurse ti Lul mos na bej as Kastron e as Matrazovin .
    Nuk je as njeri e as tjetri …. Ti je thjesht nje frikacak i pshurrun!
    Shkurt ti Lulezim Basha je nje p… ( jeshke ) mashkull !
    Qe mbreme ti Lulezim Basha nuk je i vetmi p… mashkull ne politiken shqiptare!
    Tu shtua edhe nje lukuni ushtaresh qe jane gati te shesin mandatet e nje milione zemrave te demosit Shqiptar sikur te ishin pronat e tyre qindra mijera e pse jo miliona euroshe te Gjirit te Lalezit apo Farkes me tapi te vetedhuruara nga Lala Kros vete shkruaj e vet vulos !

    SHENIM: I vetmi ndryshim nga originali eshte titulli dhe paragrafi i fundit !

  21. Gus says:

    Zoti Kryeminster mos humb besimin qe kan shqiptaret tek ju.

  22. Kellira says:

    Normat morale te nje shoqerie “perkthehen” me ligje duke nisur nga ai baze, Kushtetuta, e tek ligjet e tjara qe e pasojne.
    Shoqeria jone qe ben moral vetem per pune p… keto ligje ka prodhuar deri me sot. T’i gezojme!
    Poezite nuk kane vlere…

  23. Erion says:

    “Shteti nuk ndertohet mbi bazat e pricipeve morale, kategorike imperitive qe nuk pranojne perjashtimin, por mbi bazat e principeve empirike te botes fenomenale qe na rrethon” – Emanueli nga fisi i Kanteve

  24. Saliu says:

    Shtete nuk drejtohet me moral por me kushtetute mor krrici i xhaxhait

  25. KORÇARI says:

    Të kërkosh moral politik në Shqipëri është si të kërkosh gjilpërë në kashtë.
    RAMA duhet të rrespektojë KUSHTETUTËN dhe populli do të jetë me të. ASNJË LËSHIM PËR BATAKÇINJTË ,HAJDUTËT ,TRADHTARËT E KOMBIT (LIKE FLORIRI+2B)

  26. sala says:

    Ne politike nuk ka moral . Artikull pa vlere fare

  27. Ilir says:

    Te zbatosh Kushtetuten duke qene i kompletuar dhe me moral . Edi Rama e humbi moralin qe kur perdori si paterice Ilir Meten me bllok blu, e thelloi duke fuqizuar patericen me Shpetim Idrizin dhe banden e tij, per te qene i pushtetshem si kryeminister. Sot Rama kerkon Kushtetuten.
    Me te drejte, por ne fakt eshte Populli, jane qytetaret e Shqiperise qe presin zgjidhje nga Kushtetuta, nga Gjykata Kushtetuese, nga institucionet legjitime te Shtetit Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje