Ndalohet në Xhenova, Ballisti që ngriti dronin në Beograd. Ja çfarë ka bërë kësaj here

4 Prill 2017, 16:25Sport TEMA

Nuk ndalin problemet për Ismail Morinën ose i njohur ndryshe për të gjithë Ballisti, i cili ngriti dronin në Beograd, për eliminatoret e kampionatit Europian.

Ai është ndaluar për disa nga orë nga policia italiane në Xhenova, pasi u kap në malin Fasce duke drejtuar një dron të sofistikuar.

35 vjeçari që jeton në provincën e Milanos, u ndalua pranë një makine në mbrëmje vonë pas një kontrolli rutinë.

Sipas “La Republica”, hetimet treguan se shqiptari ishte arrestuar më 7 tetor të vitit 2015 nga policia pasi është konsideruar përgjegjës për ngritjen e flamurit të Shqipërisë teknike në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes së futbollit midis dy kombëtareve.

Policia në Xhenova ndalon përdorimin e dronëve në zonat malore dhe në ditë të përcaktuar për shkak të kontrollit për avionë. Shqiptari është denoncuar për shkelje të kodit të navigacionit. Morina është dëbuar nga zona e Xhenovas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje