Kauza e zgjedhjeve të lira në Shqipëri, është ndoshta kauza që nderon më shumë se çdo gjë tjetër, një politikan në vendin tonë.
Kjo, duke qenë se në të gjitha zgjedhjet, ka pasur vjedhje, shitje dhe manipulime të tmerrshme votash.
Fenomeni ka ardhur duke u zbutur, por është gjithmonë prezent dhe në çdo palë zgjedhjesh, ka pasur probleme.
Me këtë kauzë, Lulzim Basha është duke bërë betejën e tij të parë serioze si kryetar i Partisë Demokratike.
Thotë se vjedhja e votës është thelbi i gjithë problemeve të këtij vendi, dhe ka të drejtë.
Shtrembërimi i votës ka bërë që në parlamentin shqiptar të hyjnë lloj-soj njerëzish, që nga ata më injorantët, njerëz që s’dinë të lidhin dy fjalë, që kanë marrë diplomë universiteti, para se të marrin diplomën e gjimnazit, deri tek njerëz të rrezikshëm, të lidhur me botën e errët të krimit. Dhe kanë hyrë pikërisht duke blerë vota.
Bashkë me më “intelektualët” apo “ekspertët” e politikës pastaj, që i kanë përdorur pikërisht për deformimin e votës, i kanë bërë gjëmën vendit me vjedhjet dhe korrupsionin e shfrenuar, duke mos iu hyrë asnjë gjemb në këmbë.
Në rast se do të ishte respektuar vota, është e sigurtë që kjo klasë politike e korruptuar nuk do të ekzistonte më dhe Shqipëria do të ishte një vend më i mirë për të jetuar; me më shumë rrugë në sasi dhe cilësi, me më shumë parqe dhe hapësira të gjelbra në vend të pallateve, me më shumë mundësi për arsim dhe shendëtësi më të mirë, me më shumë mundësi për të bërë biznes të ndershëm dhe fitim, por dhe me më shumë paqe sociale e shpresë, pa pasur dëshirën për t’u larguar një orë e më parë nga ky vend.
Por a është Lulzim Basha njeriu i duhur, i një kauze të duhur?
A mund ta çojë para ai kauzën e zgjedhjeve të lira, kur vetë në partinë e tij nuk ka pasur zgjedhje të lira?
Më saktë, nuk ka pasur zgjedhje fare.
Kujtojmë që në disa degë kryesore të PD-së kryetarët e partive janë caktuar me rekomandim nga lart, pa pasur fare votim, ndërkohë që kryetarët e mëparshëm janë përzënë dhunshëm (Osman Stafës së Durrësit arritën deri aty sa i shqyen derën e zyrës me qysqi dhe i ndërruan bravën).
Vetë Lulzim Basha është zgjedhur kryetar i PD-së falë një procesi të dyshimtë, edhe pse fitorja e tij përballë Sokol Olldashit dukej e sigurtë dhe nuk kishte nevojë për manovrat që u bënë dhe ndërhyrjen e Berishës.
Pra, si mund të besohet se Lulzim Basha e ka seriozisht kauzën e zgjedhjeve të lira, kur në partinë e vet e ka shmangur këtë gjë?
T’i besojmë vetëm fjalës së tij?
E besuan kryeqytetasit pesë vite më parë se do ua bënte jetën më të mirë dhe e votuan, dhe nuk bëri asnjë gjë. Aq sa sot shumë demokratë thonë “bravo Erion Veliaj, ka bërë në një vit, atë që Basha nuk bëri dot në katër vite”, edhe pse nuk kanë ndonjë simpati personale për kryebashkiakun socialist.
Apo t’i besojmë partisë së tij dhe njerëzve që ka pranë, apo atyre që ka ëndërr të afrojë në koalicion, që janë deformuesit më të mëdhenj të votës gjatë këtyre dekadave?
Se që të ngresh “Republikën e Re”, duhet ta nisësh nga shtëpia jote njëherë!
Kryeqytetasit nuk e besuan kete vrases..ky i kishte duart e lyera ne gjakun e atyre te pafajshemeve qe vrau me 21 Janar…o gazetar … nuk e ka harruar akona populli se di u be ky hajdur e vrases kryetar bashkie..ky vodhi votat ..ky..ky eshte debil por i vodhi e mori me dhune Krimineli Berisha…nuk e ka hartuar asnje kryeqytetas dhe asnje shqiptar idiotin Ristani dhe show-un live te vjedhjes se votave…duhet te jedh me i sskte o gazetar depse percon genjeshtra twk brexi i ri qe nuk i njeh keto kriminele. Mos thosj qe populli i Tirabes e besoi dhe e votoi de na ben per te vjedhe e nxjerre zorret jashte.
Fjale me vend ke thene beni. Basha I vodhi votat ne Tirane kur u be K.Bashike dhe cirret se do mbroje votat. Ne te vertete e di shume mire se do I humbasi thelle keto zgjedhje dhe perpiqet te pregatise opinionin qe ti kontestoje keto zgjedhje qe te justifikoje humbjen. Ne fakt, hallin me te madh e ka tek vetingu, se aty ai sheh deren e burgut qe hapet per te, Meten dhe sidomos Berishovicin
Beni te lumte goja te gjitha qe thua. Basha eshte nje palaco llapaqen i ndyr qe nuk ka lene gje pa ber e shpifur. Shqiperis ky ka bere shum deme
Beni te lumte goja te gjitha qe thua. Basha eshte nje palaco llapaqen i ndyr qe nuk ka lene gje pa ber e shpifur. Shqiperis ky ka bere shum deme , te pallogaritshme. Ky eshte mir te shkoj ne Hollande se nuk ta ka qefin njeri
I sakte beni. Te falenderoj per komentin.
Lul Basha nuk eshte per asgje. Nuk ka fituar asnje gare me kundershtaret. Te gjitha funksionet I Jane dhuruar. Kryetar bashkie u be me vota te vjedhura. Kryetar partie e beri Berisha. Minister u be se deshi Berisha. Ky Njeri nuk di c’eshte gara. Eshte nje femije I perkedhelur, qe sic ka thene dikush: burrat e perkedhelur nuk bejne as per shtratin e perendeshave dhe as per kuvendin e burrave. Ky njeri, qe nuk ngjall besim e qe nuk I ka lezet fjala, nuk eshte per prijes dhe sic erdhi nga hici do iki ne hic.
Me vjen keq , Beni , se jemi ne te njejtin rreshtim politik , por ama , pasi mbaron se shkruari nje koment , te lutem , hidhi nje sy dhe korrigjo gabimet , sepse perndryshe , te del nje shkrim vertet qesharak , me gabime ne çdo fjale . Pershendetje .
I uroj Lul Bashes te vazhdoje me kokeforci rrugen qe ka nisur. Mendimi im eshte qe Partia Demokratike me gjithe parine e saj duhet te dali ne pension, por pasi ti jete verivikuar pasuria nga FBI Amerikane. Konfiskim pasurie ,( parate cash , Imobiliet, Tokat dhe gjithshka qe disponojne ata dhe familjet e tyre ) .
Pretendimi qe PD e ka kryer misionin e saj eshte mese i drejte. Me kokforcine dhe injorancen analitike te ballafaqimit me realitetin shqipetar, kjo force politike ka si synim destabilizimin e Shqiperise , me dashje apo pa dashje nuk di ta faktoj , por nje gje eshte shume e qarte ” PD personifikon poshtersin , mllefin , ndarjen e ketij populli , varferine mendore (pa ide, pa prespektive ) e shume e shume metafora negative qe duhej teper kohe e vend ti permblidhnim bashke.
Uroj me shume zell dhe sinqerisht qe vendlindasit e mij , shqipetaret e ndershem e te mencur , ta skualifikojne njehere e mire nga historia e Shqiperise , Partine Demokratike , qe fatkeqesisht nuk eshte me shpresa e dikurshme e shqipetareve , por vetem nje fatkeqesi, deshperim , nje rikthim shume mbrapa e nje turp per te gjithe ne qe quhemi shqipetare. Ju uroj vetem shendet…..
sa per dijeni pd vetem 92 shin fitoj me te drejte te tjerat i ka vjedhur duke perdorur rrugecet e tyre .
Uaaaaaa! Thenkan bravo Veliaj ! E c’ka bere Veliaj ? Na paska rikonstruktuar per afro 2 vjet 30 cerdhe e 31 kopshte. Paska ndertuar nje treg si ai te “Pazari i ri ” , na ndertoi Unazen e vogel, Na paska rikonstruktuar shkollat ,e po ndertohen 20 shkolla te rejja ! E pastaj mos eshte ndonje gje e madhe ? Uuuuuuuuu ndertoi parqe per femije e sidomos ai te liqeni? E pastaj se i paska ndertuar si ne Europe apo Amerike . Pune e madhe ,pse pune jane kto ? Ooooooo po ndertoka sheshin ” Skenderbej” ,po na ndertoka edhe parkingje nen toksore! E c’do behet ? Do na plevitosen makinat se nuk i ngroj dielli. Bulevardi i ri ” Pse kush i tha ta ndertonte? Me pyeti mua? Jo. Linjat e autobuzeve ? ! Edhe kete fitore e quani ? Une per veten time them se ka bere gabim,sepse njerezit duhet te ecin ne kembe. Ai i Shengjergjit duhet te vije ne kembe qe te kalitet., Erioni ua con urbanin te dera…… Pse ,more budalla ishte LUli qe nuk levizi? Mendonte per popullin ai qe mos ti rritej barku, or babam. Si the ? C’fare ndertoi ? Po pse pak u dukej ai sheshi ne forme lines se grave? Po “Skenderbeu ku do ta kulloste kalin? Po femijet ku do te mesonin se c’eshte lendina? Ko eshte pune e jo keto te Veliajt,ndaj mos e mburrni kot Veliajn ,po LULIN,qe na la rehat per 4 vjet. Jo more ! Po pse ate qe ndiqte Edi Ramen kur rrinte me kriminelet te paket e di ti? A e kapi ? E kapi si se kapi. E mundi me 23 qershor 2011, e mundi ne KOrce,Diber ,Kolonje. Eeeee mire e ke ! Ka te drejte ! Edhe dhelpra keshtu tha : ” Nuk e hemgra rushin se ishte i papjekur” Edhe PD ,ia vjedhin votat… nen shembullin e 1996, e sidomos si ajo Ruxhdia qe plaku i PD.Sali i dekoroi. Veliaj nuk po punon,pune ka bere LUli sidomos kur gerrhiste ne gjume. Pse i dhimbset atdheu,ndaj e ka cuar familjen ne Hollande e madje ka hequr edhe nen shtetesine ShqiptARE. pER lULIN sHQIPERIA ESHTE E PARA . (p a r a= lEKE)
Zgjedhjet kundra Maqo Byrekut jane standardi?
I ka alergji zgjedhjet e ndershme.Duhet te kurohet,por mjeket ai nuk i pyet.Ti bejne nje nuske se mund t’i beje derman.