Bushati: Pikëpamja jonë është kushtetuese, e LSI jo e njëjtë me tonën. S'jemi peng i askujt

7 Prill 2017, 15:57Politika TEMA

“Armatës” së socialistëve që shfaqin qëndrime të kundërta më aleatin e tyre në qeverisje, LSI-së, i është shtuar edhe ministri Bushati.

Nga Shkodra ai ka deklaruar se PS nuk është peng i askujt, ndërsa LSI ka një pikëpamje jo të njëjtë.

Qytetarët shprehin vullnetin e tyre çdo 4 vjet. Nuk jemi peng i askujt, PS është partia më e madhe. Për zgjidhjen e krizës, LSI ka një pikëpamje jo të njëjtë me ne. Pikëpamja jonë është e bazuar në Kushtetutë”, tha Bushati.

Bushati shtoi se reforma në drejtësi është test për forcat politike. Ai foli për një përpjekje për destabilizimin e vendit, ndërsa shtoi se maxhoranca e ka axhendën e qartë.

Ka një përpjekje për destabilitet të vendit por ne jemi të vendosur për të shkuar përpara. Ne nuk ushtrojmë trysni ndaj askujt.

E kemi axhendën zhvillimore të qartë. Duhet të përfundojmë reformën në drejtësi. Kjo reformë është një test për forcat politike.” deklaroi Bushati nga Shkodra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje