UEFA përcakton arbitrin për ndeshjen Juventus-Barcelona

10 Prill 2017, 16:20Sport TEMA

Është ndoshta një befasi shumë e madhe , por tashmë UEFA ka vendosur zyrtarisht për arbitrin që do të vendosë drejtësi në ndeshjen e parë mes Juventusit dhe Barcelonës.

Bëhet fjalë për polakun Simon Marciniak i cili ishte edhe arbitri i ndeshjes së parë mes PSG-së dhe Barcelonës e cila përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të francezëve.

Zgjedhjen e UEFA-s në kampin katalanas e kanë cilësuar si një provokim pasi në dukje ngre “hijet” e fantazmave të asaj nate të tmerrshme që përjetoi Messi me shokët. Kujtojmë që prej vitit 2011, Marciniak është pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje