Robert Levandovski nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës së tij në përballjen e sotme kundër Real Madridit në “Uefa Champions League”.
Trajneri i Bayernit të Mynihut, Karlo Ancelotti ka vendosur të mos e rrezikojë sulmuesin polak, i cili nuk do të luaj ndaj Real Madridit.
Sipas “Bild Sport”, Levandovski nuk do të jetë as në pankinë, për shkak të lëndimit që kishte pësuar në ndeshjen ndaj Dortmundit.