Tifozët e skuadrës gjermane të Borussia Dortmundit i kanë dhënë mbështetje skuadrës, e cila mbrëmë u trondit pas sulmit me bomba në drejtim të autobusit të tyre.
Disa tifoz kishin shkuar tek qendra stërvitore e skuadrës duke i dhënë mbështetje lojtarëve.
Tifozat e Dormundit kanë mbajtur në duar banderolat me mbishkrimin: ‘You’ll never ëalk alone’ “Ju kurrë nuk do të jeni vetëm”.
Ekipi i Borussia Dortmundit po udhëtonte nga hoteli në drejtim të stadiumit “Signal Iduna Park” ku është tronditur pas shpërthimit të tri bombave, ku si pasojë e këtij shpërthimi u lënduar mbrojtësi, Marc Bartra, i cili iu nënshtrua një operacioni në dorë.
Sfida Borussia Dortmund-Monaco do të luhet sot në orën 18:45.