Feyennord Rotterdam i rikthehet historisë, dokumentar dedikuar ballafaqimit me Partizanin

12 Prill 2017, 16:04Sport TEMA

Një përfaqësi e Televizionit të njohur holandez“FOX SPORTS” ka qenë sot prezent në Tiranë, në kuadër të një dokumentari dedikuar tërësisht ballafaqimit Partizani – Feyenoord Rotterdam, luajtur në vitin 1991 i vlefshëm për raundin e parë të Kupës së Kupave.

Pjesë e këtij dokumentari special kanë qenë Traineri aktual i 15-të herë kampionëve të vendit Sulejman Starova (edhe në atë kohë traineri i të kuqve) si edhe ish portieri Artur Lekbello, të cilët kanë përcjellur emocionet dhe momentet e dy përballjeve mes këtyre dy skuadrave.

Pas 25 vitesh “FOX SPORTS” i rikthehet me një reportazh special ballafaqimit të atëhershëm mes këtyre dy skuadrave ku të kuqtë dhuruan një prej përfaqësimeve më impresionuese në arenën ndërkombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje