Putin: Kemi informacione se SHBA mund të bombardojë sërish Sirinë

12 Prill 2017, 12:39Bota TEMA
Putin: Kemi informacione se SHBA mund të bombardojë sërish

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha që ka informacione se ka plane për vendosjen e disa substancave kimike ne Siri dhe pastaj fajësimin e autoriteteve siriane për përdorimin e tyre .

Në një konferencë përpara gazetareve në Moskë, së bashku me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, Putin tha se Rusia do t’i tolerojë kritikat e Perëndimit për rolin e saj në Siri, por shpreson se qëndrimet do të zbuten.

Ndërsa teksa u pyet nga gazetarët se a do të këtë sulme të reja me raketa nga SHBA në drejtim të Sirisë ai tha:

A janë të mundshme sulmet e reja? Kemi informacione nga burime të ndryshme se provokime të ngjashme – nuk mund t’i quaj ndryshe – po përgatiten në rajone të tjera të Sirisë, përfshirë rrethinat jugore të Damaskut”.

Rusia ka mbrojtur Qeverinë e Sirisë përballë akuzave të SHBA-së se Damasku qëndron prapa sulmit me arme kimike. Nga ky sulm humbën jetën 80 persona mes të cilëve kishte dhe fëmijë  si dhe pësuan çregullime shëndetësore qindra persona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje