Policia ka arrestuar një person dhe një tjetër është shpalluar në kërkim pasi gjatë orës 04:10 të mëngjesit tentuan që të grabisin një kazino në Kinostudio.
Dy të rinjtë të maskuar dhë nën kërcënimin e armës kanë tentuar që të grabisin kazinonë.
Menjëherë sapo janë njoftuar forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur aarestimin e një prej personave dhe kanë shapllur në kërcin autorin tjetër.
Në pranga është vënë shtetasi Armando Demiri, 30 vjeç, banues në Tiranë, si dhe është identifikuar autori i dytë, i dyshuar për ngjarjes, shtetasi me inicialet D.S, 29 vjeç.
Shtetasi D.S, i cili ka mundur të largohet nga vendngjarja, dyshohet se ka patur me vete një armë zjarri tip pistoletë.