Vlorë/ Prandalohet krimi brenda familjes, 33 vjeçari tentoi të vriste bashkëshorten në sy të fëmijëve

16 Prill 2017, 12:02Kronika TEMA

Policia ka parandaluar një krim brenda familjes në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një 33-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë zjarri bashkëjetuesen e tij 29-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia sapo është sinjalizuar për ngjarje  ka mbërritur në banesën e tyre, dhe ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 33-vjeçarit Qeriman Maraj.

Mësohet se konflikti mes çiftit ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të mitur të 29-vjeçares. Qeriman Manaj bashkëjeton prej disa kohësh me 29-vjeçaren Sh.Sh, nënë e dy fëmijëve, të cilët i kishte nga një martesë tjetër.

33 vjeçari është shoqëruar në polici, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

1 komente në “Vlorë/ Prandalohet krimi brenda familjes, 33 vjeçari tentoi të vriste bashkëshorten në sy të fëmijëve”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    nje tjeter Qeraman gaxor…………………..ptuuuuu turk i ndyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje