USAID shuan çdo dilemë mbi datën e zgjedhjeve në Shqipëri.
Në një njoftim me anë të një video-je kjo agjenci ka publikuar nje video ku sicili mund të njihet me listën e zgjedhësve.
Në video shihen hapat ku gjithsecili që ka të drejtë vote mund të shohë nëse e ka emrin në listën që të jep të drejtën për të votuar.
Partia Demokratike prej dy muajsh ndodhet në çadër dhe kërkon qeveri teknike duke paralajmëruar se nuk do futet në zgjedhje, mirëpo për këtë fakt duket qartë se ndërkombëtarët janë rreshtuar në bllok kundër absurdit të Partisë Demokratike.
Përveç eurodeputetëve, tashmë edhe USAID ja bën të qartë PD-së dhe Bashës se vendi do shkojë në zgjedhje në 18 qershor.
“A e ke emrin në Listën e Zgjedhësve?
A e di se ku do të votosh më 18 Qershor 2017?
Shmang çdo të papritur, mos e lër për ditën e fundit!
Kontrollo tani listën online, sigurohu që ke emrin në listë, sigurohu që voton!
TI ZGJEDH TI VOTON!”, thuhet në njoftimin e USAID.
Uaaaaa po tani si do ja bejm uaaaa si harruam te pyesim usaid neve cfar fatkeqsie po ikni mo se lat nam edhe me shoqata po merreni tani sa posht keni ren ju socialistet …..