Një 20 vjeçar shqiptare që jeton në Angli është zhdukur në rrethana misterioze për më shumë se një javë.
Për këtë arsye policia britanike ka publikuar fotografinë e të riut shqiptar dhe ka kërkuar ndihmën e komunitetit për gjetjen e tij.
20-vjeçari shqiptar Haziz Bruci, u pa për herë të fundit në qendër të qytetit Paisley, rreth mesditës të dielën e 9 Prillit. Shqiptari përshkruhet si me trup mesatar, me flokë të shkurtër të zinj dhe i rruar. Ai ishte i veshur me tuta të errëta, xhaketë me zinxhir dhe atlete Nike.
“Jemi të shqetësuar për shëndetin e Brucit. Lutemi për mbështetje nga komuniteti lokal dhe përtej që të na ndihmojnë ta gjurmojmë”, tha Jackie Melvin nga policia e Paisleyt.