KAS-i kthehet në modë, klubet shqiptare nuk besojnë më te “drejtësia” e FSHF-së

20 Prill 2017, 18:45Sport TEMA

Pas Tiranës, edhe klubi i Flamurtarit i është drejtuar KAS të Lozanës për të gjetur drejtësinë.

Klubi i cili rrezikon heqjen e pikëve për shkak të çështjes së mospagesës së detyrimeve ndaj ish-trajnerit Ernest Gjoka, shpreson që në këtë shkallë gjykimi t’i hiqet kjo barrë e rëndë që i ka mbetur që nga administrimi i mëparshëm.

Vlonjatët mendojnë se FSHF po i ndëshkon padrejtësisht për një kontratë prej 45 mijë eurosh të cilën administratori Idrizi e cilëson barrë të Bashkisë së Vlorës dhe jo të klubit të Flamurtarit.

Ai ka vendosur të mos paguajë këtë shifër dhe meqë rrezikohet t’i hiqen përsëri pikë nga renditja klubit, i është drejtuar Lozanës për të gjetur drejtësinë e cila sipas tij mungon në FSHF, shkruan “Panorama Sport.”

Më parë, KAS-it iu drejtua edhe Tirana, e cila kërkon të kthehet vendimi për pagesën e mbi 100 milionë lekëve në llogari të Gjergji Muzakës me të cilin u ndërpre në mënyrë të njëanshme kontrata.

Ky është një tjetër sinjal se klubet kanë pak besim te drejtësia që prodhojnë organet e FSHJF-së, ndërsa prej shumë kohësh kanë kërkuar që të ngrihet një Gjykatë Arbitrazhi Sportiv në vendin tonë, të cilën institucioni i futbollit e refuzon me insistim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje