O’Reilly, marketingsat shqiptarë dhe “kaka televizive”

21 Prill 2017, 18:41Blog TEMA

Nga Blendi Salaj

Bill O’Reilly nuk do të këtë më emisionin e tij të përnatshëm në FOX NEWS pas shkarkimit të detyruar që erdhi si pasojë e një skandali seksual të botuar fillimisht në gazetën The New York Times. Për ata që nuk e njohin, O’Reilly është një komentator konservator me program në televizion, radio dhe shumë libra të shitur. Është pak si Blendi Fevziu dhe Sokol Balla të marrë sëbashku. Paga e tij vjetore raportohet të ishte 18 milion dollarë, ndërsa programi “The O’Reilly Factor” për sezonin 2015-2016 arriti 325 milion dollarë të ardhura, si programi numër 1 politik në televizionin amerikan.

E megjithatë, Bill O’Reilly u pushua nga puna 19 ditë pasi NYT publikoi skandalin. Sipas gazetës, O’Reilly, Fox News dhe kompania mëmë, “21st Century Fox”, kishin paguar pesë gra të ndryshme për t’i tërhequr ankesat e tyre se Bill O’Reilly i kishte ngacmuar seksualisht. New York Times zbuloi se në total O’Reilly dhe Fox kishin paguar 13 milionë dollarë për të mbyllur gojët e grave viktima të ngacmimeve seksuale të kryera prej tij.

Dhe tani dalim tek “marketingsat”. Pas zbulimit të skandalit, mbi 50 kompani që sponsorizonin programin e Bill O’Reilly-t u tërhoqën nga bashkëpunimi. E para mes tyre që vendosi të braktisë komentatorin e njohur ishte “Mercedes Benz”, e cila u ndoq më pas nga një mori markash të njohura të cilat refuzuan të çojnë buxhetet e tyre të marketingut tek Bill O’Reilly, duke cituar si shkak mospërputhjen e vlerave. Sipas këtyre kompanive, gratë gëzojnë të drejtën që të mos ngacmohen seksualisht në vendin e punës, ndaj ato do të kërkojnë “partnerë mediatikë që ndajnë kulturën dhe filozofinë e respektit për të gjthë njerëzit”.

Me fjalë të tjera, popullariteti i padiskutueshëm i një programi televiziv nuk garanton suksesin komercial, nëse vlerat e drejtuesit të programit dhe mesazhet që programi përcjell tek audience janë negative dhe të papërputhshme me vlerat e kompanive sponsorizuese. Korporatat kanë gjithë të drejtën të sponsorizojnë kë të duan, por nëse duan të shesin prodhime dhe shërbime tek publiku, duhet të respektojnë këtë publik edhe më mënyrën sesi shpenzojnë buxhetet e marketingut.

Ndryshe funksionon në vendin tonë, kur market e mëdha i çojnë buxhetet e tyre vetëm në programet që konsiderohen “popullore” dhe “shumë të para”, sado që produkti i këtyre programeve është pak a shumë “kakë televizive”. Marketingsat shqiptarë nuk e kanë problem që markat që ata përfaqësojnë të shfaqen në programe ku trupi i femrës shitet si produkt mishi, apo ku humori kapërcen në racizëm të pastër, apo diskriminim gjinor, etnik a seksual.

Sado banale, pa shije apo pa vlerë të jetë një program televiziv, në qoftë “I shikuar” për shumë nga marketingsat në Shqipëri, ky program vlen. Audienca nuk analizohet, dhe bizneset nuk bëjnë pyetjen “Kush po e sheh këtë program?”, por vetëm “Sa po e shohin?” duke u bërë kështu thelbësor në promovimin e “kakës televizive”. Në këtë mënyrë, programe dhe njerëz me vlerë shmangen nga ekrani dhe media, për t’u zëvendësuar me telenovela, lolo dhe banalitete aq katunareske sa s’thuhet dot. Fjalën katunarì këtu e shkruaj jo lidhur me fshatin, bujqit e blegtorët por me prapambetjen, injorancën dhe izolimin që promovojnë mediat, dhe mbështetësit e tyre, marketingsat.

E njëjta situatë dallohet edhe në format e reja të medias. Sponsorët shkojnë tek ato “portale” ku ka më shumë seks, sensacionalizëm, fake-news etj. Marketingsat mbështesin më fortë ata që janë më aktivë në debilizimin e shqiptarit të sotëm. I mbështesin edhe kur janë të dëmshëm për shoqërinë, mjaft të jenë “të famshëm”.

Kur “Mercedes Benz” vendosi të ishte kompania e parë që i thoshte “Bye-Bye” Bill O’Reillyt, ajo përfitoi dyfish. E para, kurseu shumë para që nuk i shpenzoi tek programi i Billit dhe e dyta fitoi shumë pikë tek publiku për ndjeshmërinë dhe qëndrimin konkret që mbajti lidhur me të drejtën e grave për tu ndjerë të sigurta në vendin e punës.

Pas gjigandit gjerman të automjeteve, edhe këto kompani të mëdha u larguan nga sponsorizimi: Hyundai, BMW of North America, Mitsubishi Motors, Lexus, Constant Contact, Bayer, Ainsworth Pet Nutrition, Orkin, UNTUCKit, Allstate, Esurance, T. Rowe Price, GlaxoSmithKline, Sanofi, Credit Karma, Wayfair, The Wonderful Company, TrueCar, the Society for Human Resource Management dhe Coldwell Banker. Në total mbi 50 sponsora u tërhoqën.

Po ne a kemi një kompani a dy që të mendojnë e sillen si “Merceses Benz” me paratë e tyre të marketingut? Apo buxhetet këtu do ndahen gjithnjë tek “programet e katunarisë” a ca më keq akoma, ashtu siç marketingsat marrin orientimin nga politikanët? Kapitull kriminal, që do ta hapim një herë tjetër.

https://peshkupauje.com/t/oreilly-marketingsat-shqiptare-dhe-kaka-televizive/2189

9 komente në “O’Reilly, marketingsat shqiptarë dhe “kaka televizive””

  1. Sefer Loku says:

    Jo mer lal, jo. E para O’Reilly eshte viktime e kultures amerikane te te hedhurit ne gjyq per para edhe per nje shikim te thjeshte lakmues. Keto “zonjat” e dijne mire kete zanat dhe e shfrytezojne. Markat terhiqen jo se O’Reilly eshte kurvar por sepse levizja liberale per shkaterrimin e Trump dhe konservatorizmit ne pergjithesi eshte aq e pamershirshme sa firmat kane frike se humbin bleres . Liberalizmi progresiv si semundje mentale eshte teper i rrezikshem. Njerezit e kesaj race jane gati te demtojne interesat e veta per hir te plotesimit te pikepamjeve ose psikopative te tyre. O’Reilly eshte viktime edhe e pronareve te rinj te FOX qe jane qartazi liberale ekstreme. Avash avash liberalizmi do i sjelle fundin Amerikes. Nuk ka shprese.

    1. i larguari says:

      Ti Sefer dukesh qe mban veten per shume te mencur, bile me i mencur se analistet e media ketu ne Amerike. Po pse ore idiot, ti pret te fitosh miliona $$ prej nje shikim nga O’Reilly?
      Artikulli eshte shume i bukur, per nuk vlen per shoqerine e tanishme shqipetare sepse ajo eshte totalisht e kalbur, e korruptuar, imorale, e kontrolluar dhe drejtuar nga kriminelet politike shqiptare. Vlerat morale tek shqiptaret kane mbaruar qekur ata krenohen dhe kenaqen kur genjejne dhe dhe ja hedhin njeri-tjetrit. Klasa politike dhe businesmenet e Shqiperise jane produkt i vete shoqerise se sotme shqiptare!! Kur shoqeria shqiptare te piqet “maturohet”, atehere ne krye do te dalin plitikane intelektuale dhe biznesmene te zote e te ndreshem, por kjo do kerkoje kohe … ndoshta 100 vjet te tjere – pra per 200 vjetorin e pamvaresise se Shqiperise.

  2. mirel says:

    Te ne financojne arape dhe kineze.
    Ka vend per tere orgjite e botes.
    Gjynah qe Ramuti e prishi me Trump se do kishte ndare me te historite e shumta me gra te poshteruara.

  3. filizofi says:

    Po ato celebritetet qe na dalin me breke apo pa breke si duhet qe te sillen fansat e tyre?
    Femrat qe dalin zhveshur dhe qe kerkojne te respektohen jane nje tjeter absurditet. Ne cdo vend pune ka nje kod veshje qe duhet respektuar nga grate dhe burrat. Kur disa gra shkojne ne pune me dekoltera, minifunde apo veshje transparente, me siguri qe jane ne kerkim te dickaje, qe nga burrat perkthet me te drejte ne …” kerkim te nje partneri te perkohshem”, se nuk ka si spejgohet ndryshe nje femer qe shkon ne nje ambjent publik e veshur ne menyrat e thena me siper ku ekspozohet para te gjitheve.

  4. Kaonia says:

    Ti o vlla ke te drejte me kete shkrim,po per ke i shkruan se kuptoj …ketu nuk te japin zgjidhje per gjera jetike jo me per keto gjera qe se pjerdh njeri fare.

  5. Gerti says:

    Shume shkrim i sakte,por ne kemi kaka te “forta” televizive si Opinion,Top Story,Zone e Lire,Te Pa Ekspozuarit etj.E keto qe i drejtojne keto kaka televizive,jane muter televizive.

  6. Sefer Loku says:

    Per te shtuar per Blendin, mediat shqiptare nuk e kane shpikur vete debilizimin e shikuesit . Kane mesuar nga mjeshtrat si CNN, MSNBC, HuffPost etj. Kur arrijne keta “gjigande” te fabrikojne dhe ti japin nuanca lajmeve sipas axhendes se tyre pa u interesuar shume per raportimin real te lajmit atehere perse qenka sakrilegj per mediat shqiptare?!

  7. Asus says:

    Bravo Blendi! Si gjithmone, korrekt e me kulture ne ato qe shpreh.

  8. eh$$$$$$$$$$ says:

    . Ashtu duhet te jete sic thua zotrote . Por se pari jepi pergjigje pyetjes se si i kane bere parate keto kompanite e medha shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje