Ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore e Ervin Dalipajt.
Në trupin e tij janë gjetur 20 plumba kallashnikovi, pjesa më e madhe e tyre në kokë dhe kraharor.
Drejt makinës “Audi” të ish-drejtorit të Krimit Ekonomik në Tiranë janë qëlluar plot 50 plumba.
Në vendin e shoferit, që mendohet se ka qenë Dalipaj, është derdhur edhe pjesa më e madhe e plumbave, raporton Lapsi.al
Makina ka rrëshqitur nga një lartësi rreth 20 metra në autostradën Tiranë-Durrës. Si Dalipaj edhe pasagjeri, Juxhin Dauti kanë mbetur të vdekur në vend.
Mësohet se atentatorët lëviznin me një makinë tip “Volksëagen Passat” të zezë dhe pas ngjarjes janë larguar në drejtim të Shijakut.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe shpresat më të mëdha lidhen me faktin se zona ku ndodhi ngjarja e rëndë është e “populluar” nga biznese të shumta me kamera sigurie.
Edhe miku i Dalipajt, pasagjer në makinë, ka qenë i akuzuar për një vrasje të para dy viteve në Vlorë, por ka rezultuar i pafajshëm.
Dalipaj ka qenë në arrati që prej Janarit të vitit të kaluar. Ai u akuzua atë periudhë për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut