Gazetarja e “Gazeta Shqiptare”, Klodiana Lala, ka qenë ajo që e ka marrë në intervistë ish-kreun e Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipajn, ndërkohë që ky i fundit ishte në kërkim për vrasjen e Gazmend Çollakut.
Ajo rrëfen takimin me të dhe tregon frikën e madhe që kishte, ndërsa shkonte ta takonte.
“Ervin Dalipajn e takova per here te fundit diku ne periferi te Tiranes, ne nje makine luksoze.
Ndihesha e frikesuar se ishte njeriu me i kerkuar asokohe.
Bera shume rruge per te shkuar deri tek ai.
Njerezit qe me shoqeronin ishin tejet te besuar, e megjithate une kisha frike, se prisja vajzen time te dyte. E intervistova.
Me tha shume gjera, e shume te tjera mi rrefeu jashte “kameras”, qe ne fakt nuk ishte kamera, por celulari im, pasi ai nuk pranoi te takonte njeri tjeter.
Sot Ervin Dalipaj u qellua per vdekje.
Se di sa shume mekate mund te kete marre me vete”, shkruan Lala.