Destabilitet e trazira: Po në emër të kujt?

26 Prill 2017, 11:16Blog TEMA

Nga Drini Kuqo

Dhe negociatat dështuan! Pak shqiptarë në fakt kishin menduar se më të vërtetë dy të huajt, pavarësisht kredencialeve të tyre mund të na bënin derman, por tashmë skenari është bërë i qartë: Partia Demokratike nuk do të hyjë në zgjedhje.

Fill pas dështimit të “shumëpritur”, Lulzim Basha doli përpara kamerave për të thënë një fjalë që gjatë të gjithën i druhen: Përshkallëzim protestash!

E gjithë kjo, për Partinë Demokratike bëhet në emër të popullit. Por, cilit popull? Përtej faktit që në ditët e saj më të mira, çadra me zor kalon 100 pjesëmarrës, shqiptarët, pavarësisht bindjeve të tyre politike bëhen të gjithë bashkë kur vjen çështja tek rreziku i destabilitetit apo tek vetingu.

Sondazhet tregojnë në mënyrë të pabesueshme se 99% e shqiptarëve duan që vetingu të bëhet sa më shpejt. Nga ana tjetër, askush nuk dëshiron që vendi të rikthehet në humnerën e vitit 1997, askush, sado i varfër që të jetë nuk dëshiron që të shohë fëmijët e tij duke u vrarë rrugëve të vendit për të mirën e Lulzim Bashës.

E kur vjen fjala tek destabiliteti, shqiptarët kanë një përfytyrim që shumë pak kombe të tjera moderne e kanë. Destabiliteti tek ne nuk është ai që mediat franceze denoncojnë në rast të fitores së Le Pen dhe as ai që përpara francezëve denonconin amerikanët në zgjedhjet e nëntorit. Për shkak të historisë sonë të përgjakshme, destabiliteti këtu është një fjalë që të rrënqeth, të zhvesh nga çdo arsye, e që të bën që çdo qelizë e trupit të rreshtohet kundër.
Secili prej nesh, njeh socialistë e demokratë. Pyesni veten, cili prej tyre do të ishte i gatshëm të sakrifikohej në emër të Bashës apo të Ramës? Për shumë prej nesh, kjo politikë primitive është vetëm një barrë. Mirë që nuk zgjidh asnjë hall, por na vihet edhe kundër, duke na kërcënuar edhe atë pak gjë që secili ka ndërtuar me shumë mund.

Destabilitet, por në emër të kujt? Në emër të gruas së Bashës, që brenda dy vitesh shiti dhe bleu dy apartamente. Në emër të vjehrrit të Bashës, njeriut që i “ra nga qielli” një biznes fitimprurës ndërtimi? Në emër të kunatit, që plotësonte çdo kusht për të fituar tendera të Bashkisë së Tiranës apo në emër të Erlind Bashës, të vëllait, që dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë sapo nisi procesi i vetingut?

Unë, nuk do të vritem për asnjë prej tyre! Të jesh i sigurt Lulzim, askush prej nesh nuk do të vritet për ty. Opozita është titull që fitohet duke dalë “nënkampion”, duke u renditur i dyti. Në 18 qershor, kur ti të mos jesh fare në atë listë, opozitë do të jetë dikush tjetër, ndërsa ti, atëherë s’do të kesh më as të drejtën morale të na zësh bulevardin e të na kërcënosh me luftë. Në 18 qershor, ti zgjodhe të jesh askushi!

18 komente në “Destabilitet e trazira: Po në emër të kujt?”

  1. AMY says:

    BRAVO, KETA DO MBETEN ASKUSHI, HISTORIA E TYRE KRIMINALE SOLLI KETE FAT PER SHQIPTARET, MOS TE KENE ME KETA NJEREZ NE OPOZITE APO EDHE NE POZITE, KY ESHTE VERTETE NJE FAT PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET,

  2. butrinti says:

    SHUME SAKT . TE LUMTE PENA.

  3. Lumi says:

    Ne se s’ka shtet,pershesh le te bejne,i lumte saliut qe gjithe kohen eshte tallur me kundershtaret.Kur ishte ne pushtet,shiti e tjetersoi gjithcka te perbashket per te kenaqur ata qe i duhen sot;kur eshte ne opozite,gjithmon ka bere si ka dashur dhe kur e pame te djersitur me 14 mars 1997 thame se na u hoq qafe ,por prap ai do “pershesh” Shqiperine.Kam frike se do ta bej.

  4. Sokoli says:

    Shum mire qe ndodhi keshtu,populli duhet te perballet dhe me te verteten, ku njerez te felliqur per interesa krejt personale djegin, vrasin dhe qajne sikur u dhimbeset populli. Partia demokratike duhet te dali si e paligjeshme me thirrjet per lufte shqiptar me shqiptare. Keta jane o njerez politikanet qe na udheheqin,ku fryjne temthat familjarisht e me fis duke u pasuruar dhe kur vjene puna para drejtesise i ven flaken Çkane per rreth veÇ bythes tyre.

  5. Milan says:

    Dy fytyrat me te dhjera te hitorise shqiptare

  6. udhetari i drejte says:

    Edhe nje here thirrje per deputetet demokrate qe e ndjejne veten larg ketyre veprimeve qe po ben Luli ne emer te Partise demokratike, te distancohen. Ata 7 apo 10 deputetet qe ndjenjne pergjegjesi per demokracine dhe shqiperine, te largohen nga grupi parlamentar i PD-se , te krijojne nje grup te ri parlamentar duke i u bashkuar Partise FRD. Keshtu ata krijojne opoziten e re dhe Shqeiperia shpeton njehere e mire nga opozita e sales dhe lulit, te cilet vetem shkaterrime i kane sjelle dhe po perpiqen ti sjellin ketij vendi. Respekte per demokratet e vertete dhe i lus te me kuptojne drejte. Udhetari drejte 26.04.17

  7. Praktiku says:

    KESHTU KA NDODHUR DHE NE VITIN 46 DHE ATEHERE SI SOT SHUMICA NE FORME HISTERIKE LUFTOI
    KAMPIN OPOZITAR DHE PO VUAJME NGA 70 VJET.
    ME DUKET SE HISTORIA PO PERSERITET KJO JO VETEM NGA INJORANCA JONE POR DHE SERVILIZMI I THEKSUAR
    REZULTATET DO VIME ME PAS.

  8. shkumbini says:

    Ne emer te Berishes qe pasuria e tij nuk dihet se sa eshte, apo ne emer te Bashes qe kerkon te fusi destabilitet dhe pastaj ja mbath ne Hollande tek e semes, Aureles dhe familjes se tij se te qendroje ketu ska as bythe, se eshte tamam per ne Hollande. Ytttt fare e keqe.

  9. Qytetari Analog says:

    Te lumte Drini! Shkurt, thjesht dhe sakte.

  10. tomsojeri says:

    Ku ka me te lumte pena or mik ! Plumbi ballit asgje tjeter nuk e shpeton Shqiperin nga kta agjent te inkriminuar ! Cohuni shqiptar shpetoni familjet e femijt tuaj ! Cohuni mos ju lini ma koh ….. Kta jan krimineet ,tradhtaret e vrasesit tuaj ! Haram qumshi nenes shqiptare ju qoft ….

  11. Kanina e Ismailit says:

    Ne emer te SALI SERBIT…!
    SHqiptare ,akoma sa djeme NENASH SHQIPTARE duhet te treten nen dhe per zullumet e SALI SERBIT?!
    SHQIPTARET e mi nga JUGU NE VERI ,CAM A LAB,TETOVARE A KOSOVARE ,MOS HARRONI SE KANCERI I SHQIPETAREVE ESHTE SALI SERBI!(KA EDHE PLOTE NE RADHET E PS-S DHE DOKTORRI I SALI SERBIT ILIR KRYE –ARI!

  12. SHPORRU Shqup!!! says:

    Kjo eshte dita dhe lajmi me i mire per Shqiptaret dhe Shqiperine qe PD te mos futet ne zgjedhje!!!! Te dashur vellezer dhe motra Veriore, vellezer dhe motra Jugore, dhe ju vellezer dhe motra te Shqiperise se Mesme, bashkohuni te shporrim Shqupin me shoke ne daten 18 Qershor me voten tuaj, keta felliqesira, hijena, sahanxhinj, hileqare, grabtiqare, dhe tradhetare, vrases gjakftohte te Shqiperise dhe femijeve te saj te dashur. Mos bini pre e ketyre katilave dhe bataxhijve qe te dilni ne protesta! Boll ja kane pire gjakun per 20 e kusur vite Shqiperise dhe femijeve te saj te dashur!!! PD SHPORRU bashke me shoket tend!!!! Kambanat po bien!!! Dita po te vjen!!! Dita po na vjen edhe ne kur te kercejme vallen Devolliçe, Tropojane, e Osman Takes, dhe ato te Shqiperise se Mesme!!!!

  13. Besoj says:

    Shume e sakte.

  14. Aspirantja says:

    Perfekt. Por a vete ky shkrim a mendim tek cdo shqipetar? Shperndaheni kete shkrim sa te mundeni. une po e shperndaj ne miqet e mi. Beheni dhe ju kushdo e lexon kete shkrim brilant.
    Faleminderit.

  15. Zgalem says:

    C’dreq Kryetari eshte ky LUl . Jep llogari ky , me ndonje forum , apo quhet I rebeluar I perjetshem . I vetmi forum , qe njef ky derdimen eshte Sali Berisha . Kane gjak ne deje keta militante te forumeve ? Mendoni , per vete lulin e ka siguruar Hollanda dhe Wefa . Zgalem

  16. Ballabani brenda cadres says:

    Berisha e tha me 1997-ten:’Apres moi le deluge”,(“Mbas meje u befte qameti”),por nuk e realizoj dot sic donte.Sic duket,kete rradhe,kerkon ta coje deri ne fund,shkaterimin dhe coptimin e vendit
    I vetmi synim i tij eshte,te shpetoje veten,familjen e tij e asgje tjeter.Ai,kurre nuk ka patur interesa per popullin dhe Shqiperine.Ne realizimin e ketyre interesave,ai ka bere njekohesish dhe “detyrat” e ngarkuara prej sherbimeve te huaja keqdashese ndaj nesh.
    Populli,duhet te marshoje kunder prokurorisee posacerisht ndaj kreut te saj Dhalles,i cila megjithe thirrjet e here pashershme te Berishes dhe Bashes,per cenimin e sigurise kombetare,cenimin e rendit Kushtetues,nuk merr asnje mase per ndalimin,hetimin dhe procedimin e kesaj dysheje kriminele.Pasojat do te jene te pallogariteshme ne kurriz te popullit,sepse politikanet,jane te sigurte per vete dhe familjet e tyre.
    Nderkohe,mendoj se duhet pare prej qeverise dhe nje stervitje e perbashket e ushterise tone me strukturat e NATO-s.Jemi vend antar i saj dhe rrezikimi i sovranitetit,i sigurise Kombetare tek ne,cenon dhe interesat e aleances dhe detyrimet e saj ndaj aleateve…

  17. Ne emer te kujt?ne emer te parave qe kana vjedb keto 25 vje, ne emer te viktimave qe nuk i justififikojne do dhe nuk dine se sa kane vrare,ne emer te mohimit te vlerave qe i kane bere ketij populli
    Keta duhen denuar ose ndeshkuar vetem per genjeshtat qe artikulojn per vlerat e luftes apo ndertimit qe po i shkatrrojn nga themelet
    Keta duhen denuar per percarjen e popullit qe jane gati te bejne genocid per kartiket e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje