Ish- deputeti i PD Fatos Hoxha thirrje demokratëve: Partia Demokratike drejt rrugës pa kthim

26 Prill 2017, 21:33Politika TEMA

Nga Fatos Hoxha

Dy javë më parë, teksa ndiqja me dhimbje e shqetësim zhvillimet brenda dhe rretheqark çadrës, paralajmërova se kryetari Basha, me sjelljen e tij enigmatike dhe pa llogjikë, po e çonte PD drejt rrugës pa kthim, drejt vetpërjashtimit nga zgjedhjet, daljes nga sistemi demokratik dhe vetasgjësimit.

Si demokrat i përjashtuar nga angazhimi aktiv ngulmova që demokratët ende të papërajshtuar të ngrinin zërin në forume e të kërkonin llogari, t’I bënin thirrje përgjegjshmërisë dhe arsyes, të riktheheshin në sistem e të mbronin vlerat që na bashkojnë.

Për fat të keq, thirrja ime e dëshpëruar u shoqërua nga heshtja e thellë dhe e fajshme e udhëheqësisë.  Udhëheqësit e PD lanë që vetpërjashtimi i PD nga zgjedhjet të ndodhte, teksa Kryetari i Partisë refuzoi dhe mbylli çdo rrugë dhe hapësirë për kompromis.

Sot PD ka hyrë në rrugën pa kthim. Në harkun e 45 ditëve PD do ta shohë veten jashtë sistemit, nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, nuk do të jetë e përfaqësuar në parlament,  nuk do të jetë as mazhorancë, as opozitë, nuk do të ketë më zë në kapitullin e politikës. Për shkak të vetpërjashtimit, PD rrezikon të ngelet pa seli e pa financim publik, pa përfaqësim në institucionet e pavarura e në KQZ, pa komisionerë zgjedhorë e pa numërues, pa hapësirë mediatike e pa garanci ligjore. Thjesht do të jetë jashtë gjërave, jashtë proceseve.

Kryetari Basha premtoi shtyrjen e zgjedhjeve, premtoi rrëzimin e qeverisë Rama, premtoi qeverinë teknike, premtoi reformë rrënjësore zgjedhore, me garanci supreme për votën e lirë, premtoi mbeshtetje të fuqishme euroatlantike dhe na zhgënjeu. Kryetari Basha ishte aq i sigurtë në rrugën e tij, saqë “dogji” me vetëdije çdo afat dhe procedurë për regjistrimin në zgjedhje. Kryetari i PD nuk la në këmbë asnjë alterativë, asnjë opsion rezervë. Ndaj sot PD është në buzë të greminës, në pragun e rrugës pa kthim.

Nëse udhëheqësia e PD nuk shqetësohet nga ky makth, atëherë shpresa e vetme ngelen demokratët e vërtetë. Ndaj duhet t’i bejne thirrje nevojës. Të gjejnë rrugët për të shpëtuar PD dhe shpirtin e saj opozitar, të mbajnë fushën e betejës, t’i japin zë dhe forcë  opozitës, me çdo mjet dhe mënyrë që lejon ligji dhe nevoja për të shpëtuar demokracinë.

10 komente në “Ish- deputeti i PD Fatos Hoxha thirrje demokratëve: Partia Demokratike drejt rrugës pa kthim”

  1. nord.al says:

    O Fatos, PD me kryetar nje Uriah Hip, mund te kete ne krye vetem hudume. Mos ushqe shpresa te kota.

  2. DALLTON says:

    Hallall te qofte ti je “”DEMOKRAT”i vertete dhe EDUART-SELAMI qe luftoni per nji demokraci te vertete ne SHqiperi dhe jo per nji demokrci fake,u prifte e mbara zoti qofte me ju.

  3. Zoteria says:

    Nuk je vetem ti qe je perjashtuar zoteri. PDja nuk ka ditur ti mbaje fort njerezit e vet, te ndershem dhe punetore. Kreret e PDs kane mbajtur rreth vetes lakej qe e kane perdorur pd n per perfitimet e tyre dhe ja ku eshte sot. I ka humbur njerezit e mire. Nuk duan tja dine me per pd n dhe kjo eshte tragjedi per forcen politike qe permbysi komunizmin ne Shqiperi.

  4. Gentic says:

    Normal, ngelet Te shporret luli. Pd Duhet Ti kthehet demokrateve. Po kush Te le Te votosh per kryetar pd/je? Per kete lloj standarti zgjedhje po luftohet:Te zgjedh beri sha ate qe do per kryetar partie.

  5. sherifi says:

    Ke kohe qe e ke kuptiar kte rruge te gabuar o z. Fatos, te kishe mare me shpejte inisiativen per te krijuar nje grupim te ri me prejardhje nga kjo Parti dhe kishe shpetuar dicka nga enderrat e shume qytetareve qe mbeten perfundimisht te zhgenjyer.

  6. Toni says:

    Ngelet jashte sistemi kujt i plasi kjo eshte fitorja me e madhe e ketij vendi.Tani vendi ka shanse te eci perpara.Ju si demokrate te vertete qe jeni riorganizoni partine dhe konkuroni ne zgjedhjet e ardheshme duke hequr qafe maskarenjt qe e kane zene peng PD.

  7. thana says:

    z. Fatos Hoxha ka te drejte.
    PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË DUHET SHPËTUAR
    Mosbindja e z. Lulzim Basha ndaj kërkesave të ambasadorëve të SHBA-ve dhe BE-së, si dhe ndaj kërkesave të të dërguarit të zonjës Merkel, tregon se klani Basha-Berisha, klani sundues i PD-së vijon të zbatojë planin Katovica, pra ta diskreditojë e turpërojë demokracinë shqiptare.
    Mendoj se zotërinjtë Shinasi Rama, Zef Brozi, Eduard Selami dhe veprimtarë të tjerë politikë që kanë qenë nga themeluesit e PD-së duhet të dalin sot dhe të luftojnë për largimin prej PD-së të klanit Berisha-Basha dhe të bashkojnë anëtarët e thjeshtë e të ndershëm të kësaj partie, e cila duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e qershosrit ose korrikut 2017, në mënyrë që të mos i lenë njerëzit me bindje kundërkomuniste të mbeten si dele pa bari.
    Shpëtimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë nga thonjtë e mafias dhe largimi i saj prej planit Kotovica, është shpëtim edhe për të ardhmen e Shqipërisë demokratike.

  8. ali vlora says:

    po mir o pederastet e meros pse nuk postoni ate qe shkruaj .Si duket jeni nje soj soj m..ti me Catos goranin oficerin e PPSH.

  9. ali vlora says:

    po mir o pederastet e meros pse nuk postoni ate qe shkruaj .Si duket jeni nje soj soj m..ti me Catos goranin oficerin e PPSH.

  10. Andi Kananaj says:

    Kush e njeh Fatos Hoxhen, ish deputetin e PD nuk ka dyshim se ka qene me budalli i mbare grigjes sone. Po te ishte kaubojsi ate kohe nuk do shkelqente dot nga skizofrenia e Hoxhes si barbon pej Kuksi or taj. Tani ky Fatosi na eshte bere filozof, e ku ne politiken e Salise dhe Edivit….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje