Edi Rama nxjerr bllof Gruevskin: Fillimisht ai e pranoi platformën shqiptare, por… (apel shqiptarëve)

27 Prill 2017, 21:15Rajoni TEMA

Kryeministri Rama ka reaguar për trazirat në Maqedoni.

Ai ka thënë se shqiptarët duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

Ai tha në “Top Story” se Gruevski e pranoi platformën shqiptare dhe se refuzimi i saj tani që Ahmeti shkoi në koalicion me Zaev është hipokrizi.<

Një bllokim krejtësisht i pakuptueshëm në Maqedoni i një procesi politik. Ajo që dua të them me këmbëngulje është që shqiptarët në Maqedoni duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

Duhet të jenë shembulli se si ne të gjithë si shqiptarë, nuk duam fundin, por stabilitetin dhe demokratizimin e Maqedonisë, ku shqiptarët të jenë me të drejta të barabarta me maqedonasit. Është vërtet dramatike. Është një moment ku realisht duhet qetësi”, tha Rama.

“Me vjen keq që u ngrit një strategji dritshkurtër politike duke vënë shqiptarët në shenjestër dhe duke bërë sebep platformën e ashtuquajtur të Tiranës. E vërteta është se Gruevski e ka pranuar platformën shqiptare dhe e refuzoi vetem kur Ahmeti arriti marreveshjen me Zaev”, tha Rama.

2 komente në “Edi Rama nxjerr bllof Gruevskin: Fillimisht ai e pranoi platformën shqiptare, por… (apel shqiptarëve)”

  1. RamGruveski says:

    Gruveski e ka ne terrezi po ky qe na zgjodhi Meten President si do behet halli. milet injorant qe nuk e kuptoni mafjozet do vazhdojne tju shtypin koken….

  2. Beni USA says:

    Po keta politikanet Shqiptare gjithmone te pa gedhendur do ngelen, ta mari veshe cdo I tille qe duhet te perdoret shpreja Shqiptaro-Maqedonasit te jene me te drejta te barabarte me Sllavo- Maqedonasit dhe Etnive te tjera qe jetojne dhe jane Shtetas te Maqedonise spse Etni apo Kombe Maqedonas dhe gjuhe e tille nuk ekziston ne maqedoni flitet ne shumice nje dialect Ibullgarishte -Shqipe Turqishte dhe disa gjuhe te tjera minoriteteshpor ata qe dominojne jane Sllavo – Maqedonas dhe Shqiptaro- Maqedonas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje