Kryeministri Edi Rama përjashtoi mundësinë për të tjera bisedime me Partinë Demokratike që ajo të futet në zgjedhje, por nuk përjashton mundësinë e një zgjidhjeje të minutave të fundit.
“Nëse Partia Demokratike reflekton dhe na kërkon që të hapim rrugën e regjistrimit, ne jemi të gatshëm që ta bëjmë këtë duke ndërhyrë në Kodin Zgjedhor për t’i dhënë mundësi PD që të regjistrohet, por pa koalicione”, deklaroi ai i pyetur në Top Story nga Sokol Balla.
Kryeministri u shpreh i bindur se koalicioni me LSI-në do të vazhdojë edhe pas 18 qershorit, pavarësisht rezultatit, që dy partitë më të mëdha të mazhorancës aktuale do të kenë në zgjedhje, ku do të garojnë më vete.
“Do të hyjmë në garë veç, por nuk ka asnjë dilemë që ne do të kërkojmë të vazhdojmë me LSI-në në koalicion, pastaj vendimi i takon LSI-së”, thotë ai.
18 qershori, sipas Kryeministrit, nuk përcakton vetëm mazhorancën e re.
“Vettingu bëhet më 18 qershor dhe për këtë arsye shqiptarët duhet të votojnë, sepse duhet të marrin hak për 25 vjet shkatërrime, abuzime, dërrmime, sakatime të të drejtës së pronës, së jetës, të së drejtës së dhënë nga ligji dhe të mohuar nga maliqi dhe duhet të marrin hak për të përcaktuar Shqipërinë që do të kemi”, u shpreh ai.
Rama: S’ka më kohë për negociata me PD; zgjedhjet do të mbahen
Duke folur në Top Story, Kryeministri Edi Rama e përjashtoi mundësinë që të ulet në tryezë me Partinë Demokratike për të gjetur një zgjidhje politike që ajo të marrë pjesë në zgjedhje.
“Absolutisht që e përjashtoj sepse ne nuk jemi bebisiter dhe nuk ka në politikë një bebisiting për ata që humbin rrugën. Demokracia është rrugë me shumë korsi në krahasim me rrugën me një korsi të komunizmit. Nëse një makineri si PD, që del nga korsia, del në lëndina dhe më pas përfundon në humnerë për shkak të shoferit të saj, ky nuk është faji ynë”, u shpre Rama.
Rama premtoi se do të ketë zgjedhje më 18 qershor. “Asnjë nga projeksionet e apokalipsit të Lulzim Bashës që flet me veten nuk do të ndodhë”, u shpreh ai.
Protesta e opozitës, thotë Kryeministri, nuk ka lidhje me kërkesat që bëhen prej saj.
“Kjo është përpjekje e një grupi drejtues të PD që kanë frikë nga drejtësia, kanë aq shumë frikë nga drejtësia sa janë të gatshëm që ta shkatërrojnë projektin europian të Shqipërisë, t’i dalin kundër Europës dhe Shteteve të Bashkuara”, thotë ai.
Hë më të lumtë!Mbroni rendin dhe qetësinë.!
Zgjedhjet duhet të jenë. shembullire!!!!!
As jë votë të mos preket e të mos tjetërsohet.!
Kemi aleat , Shtetin më të fuqishëm të botës!
O BËJMË SHTET SOT,O KURRË!!??????????????
So long for “veting”.
?