Lulzim Basha “gozhdohet” nga të gjithë anët/ Eduard Selami: E përdori çadrën për të nxjerrë PD-në nga zgjedhjet dhe kundër reformës

1 Maj 2017, 16:43Politika TEMA

Lulzim Basha ka marrë një tjetër goditje të fortë nga brenda partisë së ti.

Pas Majlinda Bregut dhe Jozefina Topallit, një tjetër zë i rëndësishëm në PD, Eduard Selami, ka thënë se Basha e përdori çadrën e PD-së kundër reformës zgjedhore dhe për të nxjerrë PD-në nga zgjedhjet.

“Kam vënë re se zoti Basha e përdori çadrën jo më për një protestë paqësore, por fatkeqsisht me një retorike populiste dhe me një gjuhë të papërshtatshme.

E përdori për të anashkaluar institucionet dhe më keq akoma për të bojkotuar parlamentin në një moment të rëndësishëm, siç është reforma në drejtësi, që është e lidhur me rrugën integruese të Shqipërisë në Europë dhe më tej akoma me një retorikë të paprecedente për të bllokuar dhe për mos marrë pjesë në zgjedhje, e cila është mjaft e dëmshme për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë”, tha Selami për “Zërin e Amerikës”.

9 komente në “Lulzim Basha “gozhdohet” nga të gjithë anët/ Eduard Selami: E përdori çadrën për të nxjerrë PD-në nga zgjedhjet dhe kundër reformës”

  1. lul cadra says:

    …he me te lumte,robt tfgs.

  2. Teuta says:

    O Jozefine,
    O Majlinde,
    O Eduart Selami
    O Ju deputet e drejtues te ndershem te PD ,te asaj PD qe populli ne 1992 mbushi sheshe e rrugica si shpetimtare e lirise e vendosjebn e demokracise, mos lejoni nje psikopat si saliu e nje axhami si Lulzimi te shkaterroi kete parti,te beje thirrje pe lufte civile. Ejani para kutise e populli do vendosi.
    O popull i dashur ! Bolle vuajtem me ngrenie kokash me njeri tjetrin. Mos degjoni dy te luajtur mendesh. O djem e vajza mos,mos i vishni nenat me te zeza. Kujtoni lotet e Anes me 21 janar ,kur Berisha dhe Basha dhane urdher per te vrare qytetar te ndershem e pa fai. Ne votim duhet te shkojne te gjithe. Nuk blihet nje popull i tere more vellezer. A jemi ne qe po vuajme nga nje drejtesi e pa drejte? O prokuror ! O gjumash ! O i paafte e frikacak! O memec me shkolle ,i degjon thirrjet per lufte? O mos e ngrence buken e popullit! O servil i blere nga krimineli sali e Lulezim, zgjohu ,zgjohu e beje nje pune si te takon…. Do kujtohesh si prokurori me humbramen i kesaj toke. Cohu ,cohu sa nuk eshte vone,pasi je i pari qe do ta pesosh……….. Nuk te urrej, nuk te kam inat,po kjo eshte everteta……… Amerike e Europe! Bllokojeni keta dy kriminele : Sali e Lulzim! Mos lejoni qe te ndodhi nje 1997. Populli do te vritet,keta do fluturojne po i lejuat Ju. O izet Haxhia! Tu thafte ajo dore ,kur nuk e le Saliun ta kishin rjepur ne 1997,po e mbrojtje. apo tia kishe bere vet gropen,po e mbrojte……. POPULL I VIGJILENT! POPULL E KE VET NE DORE FATIN TEND. POPULL<MOS SHKO PAS LULZIMIT E SALIUT. NE DO VRITEMI.Femijet tane do ngelin rrugeve e do lotojne per baben,nenen vellane apo motren. Demokrat! Edhe nerastese do merrni pushtein me dhune,perseri bota nuk do tu njohin,nuk do ta kini te gjate e vet do kapitulloni…… MOS<MOS<MOS.

  3. Albano says:

    Bravo Eduart Selami! Ti duhet te duhet te drejtosh Partine Demokratike. Mos ja lini me ne dore lushit

  4. Aleko says:

    O zoti salami ju dhe mjafte te tjere lidere te PD keni pergjegjesi po aq sa basha sepse po e lini kete delirante te marrosur pas pushtetit te kercenoje stabilitetin e vendit.Jeni shume von ne reagimin tuaj zotri dhe ka ardhe puna qe te vihet ne dyshim e arthmja e PD..Rama I pronio kompromoset dhe popozimet e Evropes <Kurse Basha dhe PD jo!.. kerkon o te gjitha o mosbindje civile..Vertet do destabilizoni vendin [email protected] ..a jinni ne mendje?.Pas gjithe atyre rremujave qe ka shkaktuar babai I Bashes PD mendon per nje rremuje tjeter…do te ishte fatalitet kombetare…Lider te PD ju qe keni pese pare mend beni kujdes… Shqipetaret sju kane vene per destabilitet po per te bere shtet…rremujat asnje shqipetare nuk ua ka borxhe

  5. Petrit Shkembi says:

    Bravo Selami!!!

    Shpresa e vetme e nje PDje normale!

    Urgjent në parlament neser, dhe ne zgjedhje me 18 qershor!

  6. fisheku says:

    Kryesia e PD dhe perfaqesuesit e vertet te saj duhet te ngrihet e te beje luften e vertet, luften kundra monizmit dhe diktatures brenda PD-se qe baba Sali me cullin Lul kane ngritur dhe duan te shohin gjak mes shqiptareve, McAllister e njohu mire qellimin e tyre dhe zhgenjimi dhe kokefortesia e tyre nuk ka per te sjelle me asnje perfaqesues te PPE per asgje. Sala dhe Luli po vrasin demokracine e PD-se dhe jo te Shqiperise

  7. REZI says:

    po pra ku ishin deri para 5 ditësh? Po 15 ditësh? Pse nuk reaguan kur ai fliste si rrugac?
    C’prisnin? Thjesht dhe qartë: në PD nuk ekziston demokracia në Parit e pikë.

  8. Henri i Shtate says:

    Tani eshte pak si vone, anija e PD-se po fut uje nga te gjitha anet, eshte e kote ta ringresh, le te shkoje ne fund, pastaj te riformohet perseri.

  9. Legenburre says:

    Jozefina e ndershme?
    Po jo or burre i dheut,mos e fol,jane thjesht perplasje brenda llojit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje