PD nxjerr tre anëtarët e saj të KQZ-së, për të thënë se është e paligjshme shtyrja e afatit për regjistrimin e saj deri më 3 maj

1 Maj 2017, 10:30Politika TEMA

Partia Demokratike ka nxjerrë tre anëtarët e saj të KQZ-së, për të thënë se shtyrja e afatit deri më 3 maj për regjistrimin e saj në zgjedhje, është e paligjshme.

“Tre anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), informojnë opinionin publik se deklaratat e KQZ të ditëve të fundit (datat 29 dhe 30 prill 2017) nuk përfaqësojnë asnjë vendimarrje të KQZ. Ato janë qëndrime personale në kundërshtim më misionin e KQZ-së, si organi më i lartë shtetëror, i ngarkuar nga ligji zgjedhor për administrimin e zgjedhjeve, si edhe jane tejkalim flagrant i kompetencave të kryetarit të këtij organi.

Fatkeqësisht në deklaratën e datës 29 Prill 2017, jashtë mbledhjes së KQZ dhe në tejkalim të çdo kompetence ligjore, në emër të KQZ, është bërë një interpretim subjektiv i nenit 67 të Kodit Zgjedhor, duke vendosur që “afati i regjistrimit të listave shumemërore të kandidatëve të partive politike, të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 18 qershor 2017 […] korrespondon me datën 29 prill 2017”, pavarsisht se në çdo perllogaritje kjo datë duhej të ishte 28 prill 2017, në mesnatë. Rrjedhimisht, çdo rregjistrim për lista të paraqitura nga subjektet tej këtij afati është nul, i paligjshëm dhe i pavlefshëm.

Në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor, përmes një deklaratë të dytë (dt 30.4.2017), kryetari i KQZ shpik norma të reja ligjore duke vendosur një afat tjetër ligjor për regjistrimin e subjekteve zgjedhore/listave të kandidatëve, datën 3 maj 2017, kur dihet që ky afat ka mbaruar prej më shumë se 20 ditësh.

KQZ nuk mund të krijojë apo ndryshojë afatet ligjore zgjedhore që i ka caktuar Kodi Zgjedhor përmes deklaratave por duhet vetëm t’i zbatojë ato.

Shprehim shqetësim të thellë që këto qëndrime të përsëritura po kompromentojnë misionin e KQZ duke i dhënë KQZ, një pozicion partizan, të anshëm, në shërbim të mazhorancës politike aktuale. Nëse vazhdohet me këto qëndrime KQZ rrezikon të dëmtojë rëndë procesin zgjedhor.

Hysen Osmanaj, Klement Zguri, Vera Shtjefni”, thuhet në deklaratën e tyre.

17 komente në “PD nxjerr tre anëtarët e saj të KQZ-së, për të thënë se është e paligjshme shtyrja e afatit për regjistrimin e saj deri më 3 maj”

  1. xhaja nga Kavaja says:

    Spo kuptoj nje gje ,perse keta te tre nuk japin dorheqjen nga KQZ ?!
    Ke perfaqsojne ?!!!

  2. spartaku says:

    Ne dreq vafshi.Nuk na duhen fare pjestar ne komision nga pd-ke.Pa pd-ke do jemi me rehat ne si popull. Pd-ke eshte si muti pas kepuces q bje ere e keqe.Kermen nuk e do asnje.

  3. naivi says:

    Perse PD nuk i terheq antaret e vet nga KQZ ?!

  4. kashi says:

    po perpiqen me cdo kusht ta kthejne shqiperine pas sic bene ne ´97 ne ´98 ne 2011 dhe 2013 etj.

  5. Fatosi-kosove says:

    Mire ju tre ruajtesit e votes se lire dhe qadrs,na thuani a ishte ristani para kater vitesh i plotfuqishmi i botes,apo keni harruar per maskaraden qe pati bere ai dhe ju nuk folet asnje fjale,prandaj dalja e juaj para tv-s eshte nje spektakel i radhes si ai i ristanit kur doli ateher me disa fletevotime qe sipas tij,sali berishes dhe jush i gjeti te hudhura gabimishte dhe qe te treqind fletvotimet dolen se ishin te lul bashes,ju dasht plot dy muaj kohe per ti numeruar ato fletvotime,kurse per ti shpalle te pavlefshme mbi 10.000 vota te Rames ju desht vetem nje minut dalje para tv-s si ju sot,jeni bere gazi i botes o te gjore dhe eshte mire qe ta kuptoni se heret apo vone lul basha dhe sali berisha do tju shajne,fyejne e tju kercenojne siq kane bere me gjithe ata qe i akne pasur afer vete,prandaj lerini poshteriste se Zoti nuk e ka vendosur sali berishen e lul bashen ta sundoi kete vend,ashtu siq e kuptoi millosheviqi qe thoshte se Zoti flet serbisht dhe shqiptaret e kosoves duhet te flesin ashtu ose………..,ska asnje dallim mes jush dhe ati ateher.

  6. ABC says:

    Si gjithmone PD-ja dhe Luli kane te drejte….gjith pjesa tjeter e popullit jane te pa ditur. Ndersa ketyre antareve te KQZ-se ju duheshe nja dy dite te mendoheshin per te nxjere kete konkluzion. As per keta nuk qenka i qarte ligji….apo mbase nuk dine. Kush edi sa do ti kene share Luli me shoke keta antaret e KQZ-se qe pse nuk thane gje me perpara dhe e nxoren Bylbylbakshin bllofe. Eshte per he arrdhur me termend gjynah.

  7. ABC says:

    Si gjithmone PD-ja dhe Luli kane te drejte….gjith pjesa tjeter e popullit jane te pa ditur. Ndersa ketyre antareve te KQZ-se ju duheshe nja dy dite te mendoheshin per te nxjere kete konkluzion. As per keta nuk qenka i qarte ligji….apo mbase nuk dine. Kush edi sa do ti kene share Luli me shoke keta antaret e KQZ-se qe pse nuk thane gje me perpara dhe e nxoren Bylbylbakshin bllofe. Eshte per te arrdhur keq me termend.

  8. capi dhia says:

    Ky Zagari i PD, kerceu ne KQZ pasi hengri buken e Bashkise Tiranes, te Edi Rames, pa bere asnje pune, dhe duke lene emer te ndotur ne Bashki. Injorant, dje dhe sot, ne nivelin me siperor te mundshem. Etj., etj., Keshtu qe mos e shikoni me adhurim, sepse, ne litar po tu shohe vjen me vrap dhe stolin ua heq, pa ua kursyer buzeqeshjen…. .

  9. deputeti injorant says:

    po pyesni mesusen e arthmetikes se klases pare dhe tu kujtoje se muaji maj eshte 31 dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje