Juventusi pranë finales së Cardiff-it, i shkel syrin Realit

3 Maj 2017, 22:37Sport TEMA

Juventusi ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në ndeshjen e parë të fazës së gjysmëfinales së “Uefa Champions League”, në transfertë përballë skuadrës së Monakos.

Një fitore mëse e merituar kjo për bardhezinjtë që hedhin një hap të sigurtë drejt finales së madhe të “Cardiffit”, pasi arritën që të fitonin me rezultatin e pastër 2-0.

Heroi i skuadrës së drejtuar nga, Massimiliano Alegri, në këtë takim ishte bomberi argjentinas Gonzalo Higuain që arriti të shënojë nga një gol për cdo pjesë.

Me këtë sukses kualifikimi për “Zonjën e Vjetër”, është pothuajse i sigurtë pasi ndeshjen e kthimit do ta luajnë në “Juventus Stadium”, pas një jave.

Higuain arriti që të shënojë dy gola mjaft të bukur në minutat 29-të dhe 59-të, ndërsa rastet nuk munguan dhe për Monakon, por që u ndalën nga Buffon./Përgatiti Fatjon Baze/

Goli i pare i Higuain

Goli i dyte i Higuain

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje