INTERVISTA/ Rrëfimi i Gaz Demit: Dueli me Kukësin, raporti me Gjicin, dhe kandidimin i Starovës për postinin e Presidentit të FSHF-së

4 Maj 2017, 15:55Sport TEMA

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka folur në prag të duelit më të rëndësishëm të këtij kampionati sic është dueli i titullit me Kukësin që do të luhet nesër në stadiumin “Selman Stermasi”.

“Ndeshjen me Kukësin e pres mjaft i qetë, mendoj se është një ndeshje e radhës, do të ballafaqohen 2 prej 3 skuadrave pretendente për titull, por ne dhe Kukësi në këtë moment jemi me pikë të barabarta, besoj se do të jetë një ndeshje interesante”, tha Demi.

Numri një i presidencës së kuqe nje nje interviste te dhene per “Supersport”, foli dhe për raportin e tij me, Safet Gjicin, me të cilin ka pasur disa replika në distancë, si dhe për kandidimin e Sulejman Starovës në krye të Presidencës së FSHF-së.

A keni biseduar me stafin dhe lojtarët përpara kësaj ndeshje?

DEMI: Patjetër që jam në komunikim të vazhdueshëm me stafin dhe lojtarët, është një atmosferë mjaft e mirë në ekip mendoj që do të triumfojmë në këtë ndeshje.

Ku mendoni se skuadra e juaj është më e fortë se kundërshtari?

DEMI: Përsa i përket pjesës teknike nuk mund të jap shpjegim të saktë, por personalisht mendoj se kemi një grup të fortë lojtarësh nga portieri Hoxha e deri tek Ekuban. Por për mua më e rëndësishme është grupi se individë të veçantë.

Tashmë është viti i 3-të që Partizani synon titullin, Si e shikon çështjen e titullit në Shqipëri Presidenti Demi?

DEMI: Klubi Partizani që në momentin që është ringjitur në Kategorinë Superiore ka synuar titullin, vjet ishim mjaft afër , por fati nuk ishte me ne për ta fituar Titullin. Bëm shumë gabime me skuadrat të ashtuquajtura të vogla . Mendoj se këtë vit është edhe më i bukur kampionati, pasi janë 3 skuadra në luftë për trofeun, me Skënderbeun që ka një eksperiencë të madhe, Kukësi po ashtu edhe ne Partizani , ndaj lufta do të jetë deri në javën e fundit. Këtë vit kampionatin e shoh më të ngjeshur , pasi përveç Korabit që tashmë është konfirmuar si skuadra e parë që do të zbresë një Kategorinë poshtë, lufta në skuadrat e tjera bëhet jo vetëm për të siguruar mbijetesën , por edhe për të synuar vendin e 4-rt, pasi janë në lojë edhe 15 pikë.

Kërkesa juaj për gjyqtarë të huaj është miratuar , përse e kërkuat këtë?

DEMI: Opinionet e fundit në lidhje me gjykimet , por edhe vetë fjalët e Presidentit Duka, i cili i përforcoi këto opinione se ka edhe gjyqtarë të korruptuar, menduam të kërkojmë arbitra të huaj. Ky është edhe një favor që ne i kemi bërë Federatës, për ta qetësuar edhe Institucionin e Futbollit që në fund të mos dëgjojmë barcaleta. Mendojmë që të huajt do të jenë më korrekt. Panvarësisht se edhe ata njerëz janë dhe mund të bëjnë gabime ,por mendoj se të dy klubet me këtë zgjedhje do të jenë më të qetë.

Si është raporti juaj me presidentin e Kukësit Z.Gjici?

DEMI: Raporti im me Presidentin e Kukësit është shumë i mirë, marrëdhënie kolegësh. Edhe Gjici ka bërë një punë shumë të mirë të Kukësi me investime, pastaj në fushë nuk ka punë raportesh , secili është me skuadrën e vet. E uroj Safetin për nismën që do të kandidojë për deputet, kështu që ai tashmë ka 2 kunguj nën një sqetull lufton edhe për kampionatin edhe për postin e deputetit.

Së Fundmi, flitet që Traineri Starova në fund të kampionatit mund të largohet nga posti i trainerit. A është e vërtet që Starova do të kandidoj për postin e Presidentit të Federatës?

DEMI: E para: Presidenti i Federatës nuk mund të kandidohet me emra, por me platforma.
E dyta: Nuk e di nëse Starova ka një platformë apo jo, s’mund të jap përgjigje për këtë, por mesa kam informacion di që më përpara Starova ka qenë pjesë e Federatës.
Përsa i përket Partizanit të gjithë e dini që unë me Starovën kemi bërë një marrveshje xhentelmenësh, Starova do të dali në pension me mua personalisht dhe me Partizanin. Rrolin e trainerit e ka ai vetë në dorë, nëse do të qëndroj apo të largohet. Ju e dini se njëkohësisht Starova është edhe këshilltari im kryesor. Tani që është afruar edhe Moggi ata do të jenë të dy përkrah meje, gjithmonë nëse Starova do të kërkoj të mos ushtrojë më profesionin e trainerit. Megjithatë unë e shof Starovën fizikisht të fortë dhe ndoshta nuk ka pse ta lë Partizanin në një moment për më tepër që mund ta nxjerr kampion , ndaj vazhdimësia e tij në drejtimin e skuadrës do të varet nga dëshira e tij.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje