Ndahet nga jeta ish lojtari i njohur i Partizanit Gjergji Thaka

4 Maj 2017, 11:41Sport TEMA

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare ish futbollisti i mirënjohur i skuadrës së Partizanit Gjergji Thaka.

Në vitet 1968 – 1978, Thaka ka qenë pjesëtar i ekipit të futbollit “Partizani“.

Me këtë skuadër është shpallur kampion kombëtar, fitues i Kupës së Shqipërisë dhe Fitues i Kupës Ballkanike. Gjithashtu ai ka qenë trajner moshash (kampion me të rinjtë) dhe trajner i ekipit të Partizanit.

Për 7 vite Thaka ka mbuluar edhe poste drejtues në klubin e kuq , zv/shef dhe drejtor i klubit “Partizani“.

Nga viti 1999-2002, Thaka ka qenë edhe punonjës i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje