Partizani, Malota: Për ne kjo është finalja e sezonit

4 Maj 2017, 13:15Sport TEMA

Mbrojtësi Renato Malota ka folur në konferencën për shtyp në prag të përballjes së nesërme ndaj Kukësit.

Malota theksoi se për të kuqtë kjo ndeshje është finalja e sezonit, ku Partizani do të synojë të marrë vetëm fitoren.

“Jemi gati për përballjen ndaj Kukësit , kjo ndeshje mendoj se ka ardhur në momentin e duhur. Normalisht ata ende nuk kanë pësuar humbje në këtë kampionat , por kam bindjen se ndaj Partizanit do të pësojnë edhe humbjen e parë në kampionat ndaj nesh. Po kalojmë një moment mjaft të mirë si ekip po ashtu edhe lojtarët po gëzojnë një gjendje optimale fizike dhe kam bindjen se nga kjo ndeshje do të dalim me rezultat pozitiv.

Ne do hyjmë në fushë për të bërë më të mirën , rezultatin e di vetëm zoti , por ne normalisht vetëm fitorja na bën punë”

Më tej qëndërmbrojtësi i 15-herë kampionëve të vendit theksoi se ky duel do të jetë mjaft i fortë, por përsëriti se synimi i të kuqve është vetëm triumfi

“Për ne kjo është finalja e sezonit , nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç fitores, personalisht e njoh mjaft mirë lojën e Kukësit , pikat e forta dhe të dobëta që ata kanë dhe kam bindjen se do të dalim me kokën lart nga kjo sfidë. Do të jetë një ndeshje mjaft e fortë. Në përballjen e luajtur në Elbasan ne kemi zhvilluar nje ndeshje perfekte dhe meritonim fitoren , pasi na u mohua edhe një gol. Besoj se edhe të premten do të japim më të mirën dhe të fitojmë 3 pikët. Nuk kemi aspak frikë nga sulmuesit e Kukësit , të vetmit që mund ti trembemi është Ekuban dhe për fatin e mirë e kemi në skuadër , ai është një prej sulmuesve më të mirë që luan në kampionatin shqiptar”, përfundoi Malota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje