Kujdes, Jozefinën jo!

4 Maj 2017, 17:59Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Jozefina Topalli po gjykohet me cinizëm, me shpërfillje dhe me fyerje politike nga disa folës në çadër, por edhe nga shkrues të ndryshëm në rrjetet sociale pranë Lulëzim  Bashës dhe frymëzimit që vjen nga ajri i rënduar i 75 ditëve në çadrën e ngritur pranë kryeministrisë.

Të gjithë kanë të drejtë të ligjërojnë si të duan dhe të formulojnë tekste edhe më të errëta se ato që lexon Lulëzim Basha, por kur vjen puna për të gjykuar veprimet politike të personazheve emblematike të PD-së siç është zonja e nderuar Jozefina Topalli, duhet pak përmbajtje.

Jozefina Topalli në gjithë këtë krizë të llahtarshme ligjërimore me fjalor mashkullor bandash, u tërhoq dhe nuk u bë pjesë e atij demonstrimi, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk është po ajo Jozefinë që ne njohim, – antikomuniste, demokrate dhe e përkuashtuar për krahun politik deri në skaj ndonjëherë. Qëndrimi i saj i fundit, i rezervuar dhe dinjitoz, vetëm sa e ngriti më lart profilin e saj dhe i dha PD-së një pamje më të qytetëruar. Jozefina Topalli ka kërkuar përgjegjshmëri më të madhe, pjesëmarrje në zgjedhje dhe i është kundërvënë histerisë së lidershipit të PD-së që po e kthen këtë forcë politike në kundërshtare të institucioneve zyrtare perëndimore të vendosura në Tiranë apo që ndodhen edhe në Bruksel.

Kjo është njëra anë e problemit. Ana tjetër, ajo më e trishtuara, është se Jozefina Topalli po akuzohet për atë që ajo jo vetëm nuk e ka në formim, por pikërisht e kundërta e bën atë një figurë dinjitoze. Të akuzosh Jozefina Topallin si « kobure të ndryshkur » të Edi Ramës, është e ulët, e pamoralshme dhe e padenjë për cilindo. Jo vetëm që Jozefina Topalli ka qenë në mënyrë të tepruar korrekte me bindjet e saj demokratikase, por ajo, në disa raste, ka qenë edhe në pozita të tepruara.

Mirëpo, të gjithë harrojnë se çdo figurë politike është edhe një histori apo përfaqëson edhe një traditë. Ka ardhur koha që të marrim në mbrojtje dhe të tregohemi të kujesshëm me ato pak personalitete femra që kemi në politikë. Jozefina Topalli e përfaqëson në mënyrë dinjitoze të djathtën e nëpërkëmbur dhe të shkatërruar nga komunizmi. Jozefina Topalli e përfaqëson në mënyrë shembullore komunitetin e martirizuar katolik të Shkodrës. Në gjithë këto vite, megjithë rezervat që mund të kemi pasur për të, të gjithë e kemi pranuar se Jozefina Topalli u bë ikona e Shkodrës së rilindur antikomuniste.

Në fund fare do të doja të theksoja edhe diçka tjetër. Fyerja që i bëhet Jozefinës prej fanatikëve të Lulëzim Bashës, duhet të shmanget dhe unë mendoj se ka ardhur koha që të vendosim një standard tjetër në ligjërimin politik. Le të kursejmë në fillim zonjat, femrat që merren me politikë dhe le të mos i bëjmë ato objektiva të zemërimit apo të gjykimeve të tepruara e fyese.

Ne jemi një shoqëri maskiliste dhe, megjithëse femra këtu te ne duket sikur është e lirë, ajo, në shumicën e herës nuk përfillet për forcën e arsyes, por më shumë shihet si shtojcë e hedonizmit primitiv. Sot, më shumë se kurrë, politika shqiptare ka nevojë që të promovojë figurat e grave dhe t’i ruajë ato nga fyerjet e sharjet. Jozefina Topalli është një nga politikanet shqiptare që ka krijuar një profil korrekt dhe përfaqëson një qytet martir si Shkodra dhe jo vetëm e përfaqëson atë qytet, por edhe e nderon.

Edhe Majlinda Bregu apo Arta Dade e Valentina Leskaj, janë të gjitha figura që duhen respektuar dhe jo sharë e ofenduar. Në kodin e lashtë gjermanik, ashtu si edhe në kodin tonë, gruaja çmohej si një mall në duart e babait, në mungesë të tij – në dorë të vëllait të madh e kështu me radhë. Ata e martonin dhe vendosnin për fatin e saj. Mirëpo vetëm kaq, sepse gjermanët kishin një adhurim të pashoq për fjalën e gruas. Kur fliste gruaja, ata mendonin se fliste sfinksi dhe në traditën e tyre fjala e gruas është një magji. “Kjo, – thotë Dora D’Istria, – ishte shenja që ai popull do të bënte progresin që bëri dhe do të ishte aty ku është sot”. Ndaj edhe ne, mirë që nuk i dëgjojmë kur flasin, po të paktën të mos i shajmë kur shprehen. Ndaj, kujdes me Jozefinën! (TemA)

43 komente në “Kujdes, Jozefinën jo!”

  1. artan says:

    Jozefina Topalli eshte demokratikase por dhe e korruptuar dhe shkalafitur ne rrenje, prandaj keto thirrjet mos prekni kete e mos prekni ate jane thjesht budallalliqe qe nuk kane drejtim. Shkoni dhe pyesni ne Shkoder sesi mbushej bashkia me njerezit e saj dhe kjo mbreteronte. Shihni pak borderone e parlamentit kur zoteronte zhelefina dhe nxirrni listen e kusherinjve, komshive etj. Shihni pak se si I dashuri I vajzes dergohej neper ambasada dhe pa diplome universitare. se fundi, lexoni pak Cv-ne e vajzes se Topallit qe behet shefe e departamentit te bankes kombetare pa nje dite experience pune. Dhe kjo eshte nje liste fare e vogel dhe e verifikueshme, pa u futur shume thelle ne anet e errata te korrupsionit shumeanesh te topallit.

    Keto qeshtje duhen hapur jo mbuluar se keta lloj demokratikas qe I paskemi te rendesishem I kane tentakulat gjithandej. Sigurisht, Topalli mund te jete pak me normale se ato llojet e tjera te cadres, por ky ndryshimi eshte thjesht nuanca te ndryshme te te zezes,

    1. anamaria says:

      Ekzakt !!!!!!!!!!!!
      Nuk i heq asnje presje komentit tuaj. Bravo !!!

    2. anamaria says:

      Ekzakt !!!!!!!!!!!!
      Nuk i heq asnje presje komentit tuaj. Bravo !!! .

    3. pjeter says:

      yzeiri ka te drejte kur thote qe duhet kujdes, sepse ne te vertet kohet e fundit po e masakrojne padrejtesisht, por edhe nuk mund te mos jesh dakort komentin tend artan, me pak fjale duhet patur kujdes per jozefinen, por edhe jozefina duhet te kish pas kujdes, sepse ja sot, e kapin prej zhelesh dhe e flakin jasht po nga ajo shtepi qe mendonte se ishte e saja.

    4. Kujtimi says:

      Jozi i meriton te gjtha po
      Jozi
      Bregu
      Selami
      Patozi
      Etj te veproin sa me pare
      Keta nuk jan ne liste per deputet

    5. Kujtimi says:

      Jozi i meriton te gjtha po
      Jozi
      Bregu
      Selami
      Patozi
      Etj te veproin sa me pare
      Keta nuk jan ne liste per deputet
      Kaci munte jet ne liste

    6. says:

      Budallalleqe qe nuk kane drejtim …..
      O Artan sa bukur e paske shkruajtur!!,!,!,!,!

  2. Timi says:

    Jozi ka fyer mjaft të tjerët kështu që e meriton. Është luftë brenda llojit. Nuk krahasohet me Daden e Leskaj. Kjo po të kishte fuqi do ja kalonte edhe Sales.

    1. Vajmedet says:

      Jozi nuk ka si te krahasohet me Daden e Leskajn se nuk i ka femijet kriminele.

  3. andromeda says:

    Si mund ta harrojmë ne Zhelefinën që e ka gojën “me sheqer” dhe cicëron “aq bukur” krah Berishës,- tamam si një sorrë plakë. Sa shpejt harrojnë shqiptarët. Komb me amnezi kolektive. Ti, zotëri, je një tip servili që kërkon më kot protagonizëm. Nuk të ngjit fara asgjëkundi.

    1. befana says:

      Shume mire,ti vije e keqja nga te sajet.
      Nuk u ben pershtypje pasi eshte fjalori i partise se saj.
      Hengshin kokat e tyre.

  4. Babkulla says:

    Fyrje kurre jo ,ajo eshte nene ,bije ,moter pra eshte e pa pranueshme te ofendojshe nje grua .Por politikisht duhet te ndeshkohet rendshem ,eshte pikerisht Jozefina qe e pyetur nga Fevziu shume kohe pas 21 janarit se : _ E keni ndryshuar mendimin per Ina Ramen si lavire bulevardi ? Jozi pasi u mendua tha Jo .Pas mbeshtetjes qè i beri Berishes per te vraret e 21 janarit ,thenies se Berisha duhet tju jepte plumbin ballit socialisteve e te tjera budallalliqe ajo duhet te ndeshkohet shume ashper .Shkodren dhe katoliçizmin leri rehat z.Ilir , sepse balta me çimenton nuk lidhen .Prandaj ne qofte se kete shkrim e ke bere nga mendja jote terhiqe ,ne qofte se je i porositur mer part qè te takojne dhe fundosu edhe ti ne batakun ku eshte fundosur shumica e intelegjences tone .

    1. spatrtaku says:

      Babkulla! Bravo ke bere nje koment shume te sakt dhe te drejte.Te lumt.

  5. Shkodrani says:

    Yzeiri!!!
    Nuk ndjehem i afte te perballem me editorialin tuaj por me faktet po!!
    Jozefina vjen nga nje begraund antikomunist por profashist. Ne kohen e komunizmit ishin nje familje e tere spiunesh te sigurimit. Kryesisht kjo Zhelefina dhe vellai i saje volejbollist. Jo vetem kjo por te gjithe deputetet e Shkodres djathtas e majtas, te gjithe kuadrot e dikurshem Shkodrane te komunizmit nuk bane asgja per Shkodren. Prej 1990 atje asht rrite nje brez i paarsimuar e jashtekohes.
    Ahaaaaa! Po luftojne Zhelefinen???
    Rrevolucioni i ish komunisteve fanatike e orientale dhe ish spiuneve te sigurimit po han “bijte” e vet.
    Po iku Luli,iken mburoja e Saliut. Ky dhe familja mbeten pa mbrojtje, pa mundur te mbrohen si opozitare te persekutuar dhe i pret burgu.
    Thjeshte nje tufe qen rrugesh po kacafyten ne cadren e poshtersise.

    1. Vajmedet says:

      JNuk solle fakte por llafe pazari. Kur akuzon duhen prova jo me the te thashe e tha Brace e tha Balla. Transformimi rrenjesor i Shkodres eshte bere fale Jozefines e kete asnje shkodran nuk e mohon dot sepse faktet i ke aty te prekshme. Shkodra ka qene nje rrenoje para viteve ’90. Sot eshte transformuar ne nje qytet te kendshem me karakteristikat e veta.

      1. Grigor says:

        Siç me emrin, ashtu je. Vajmedet. Nuk ke ku të të kapësh se vetëm zhelet te kanë mbetur. Vetëm Jozefina mund të të kapë se eshte mjeshtre per “me kapë prej zhelesh”.
        Transformimin e Shkodres e paska bere Jozefina? Seriozisht? Po ata qe kane punuar e jetuar në Shkoder çfarë kane bere? Apo ata bënin sehir kur Jozefina bente beton me lopatë?
        Pika ty dhe pika Jozefinës tënde, do thoshte drejtori i Jovan Bregut.
        Uuu, se per pak harrova. Megi, ti je moj? Ti je Megi Pjeshka? Po pse nuk thua moj e shkretë. Tani kuptohet. Për nënën, nuk flitet keq.

  6. Mësuesja says:

    Z.Ilir.!
    Për ty,dhe për të tjerë,z.TOPALLI,mund të jetë e nderuar ,me merita për demokratizimin e vedit,
    me përvojë drejtuese e menaxhuese .etj ..e tj…
    .Por ,për mua, jo politikane ,jo militante, por një intelektuale me kërkesa për nje jetë më të mirë dhe një shoqëri më të zhvilluar, kjo zonjë është fityra e
    AROGANCËS, INTOLERANCËS,NJËANSHMËRISË DERI NË PATURPËSI, DELIRIT DHE MEGALOMANISË!
    PËR ASNJË!!!! ASNJË!!! FEMËR NË JETË S’KAM NDJERË PËRBUZJE TË TILLË! S’KAM TË TJERA FJALË!!????

    1. Gimmi says:

      @ Mësuesja
      E mendoj njëlloj si ju.
      Do të shtoja edhe: “Kapeni për zhelesh e nxirreni jashtë!”

  7. lina says:

    Fityrë e krimit!????????????

  8. shqiptar says:

    ……po shqyhen qen e buça ne kthinat e felliqta te Shqupit , dirigjent si gjithnje kryebuça Sali.

  9. nesti says:

    Ik o ..irdhu ,me gjith këtë xhelaxhien VERSAÇE!
    S’harrohen qendrimet e ndyra të një anshme të kësaj
    Rrace ,të ndyrë!
    Femër e pështirë!
    Zoti mund të japë bukurinë, por kur sheh më vonë se ka gabuar , të jep karakterin e ndyrë , të bën MONSTËR ,si kjo!
    Zoti e ka dënuar !E ka shëmtuar ekstremisht!??

  10. Haka Tekizoti says:

    Zoti Yzeiri ka të drejtë në parim, por PD-ja ka qenë, është e nëse do ekzistojë me këtë udhëheqie që ka, përfshi edhe Jozefiniën e sulmuar tani prej të vetëve dhe të marrë në mbrojtje në këtë shkrim, do të jetë si ajo kopeja e uqërve, që kur shkojnë për gjah dhe një nga pjesëtarët e grupit gabon duke i dhënë njoftim presë për praninë e tyre qoftë edhe pa dashur, ata në vend të presë që i shpëton kurthit hanë shokun e tyre që gaboi. Jozi ka qenë ajo që ka mbrojtur vrasjet që ka bërë Sali Berisha kështu që është brenda kopesë së vetë dhe thirrja që u bëhet uqërve e çakenjve për të arsyetuar është njëlloj si t’i flasësh murit edhe pse e di që ai nuk ka veshë të dëgjojë. Të korrat nuk mund të jenë në lloj të ndryshme nga të mbjellat. Dhe të mbjellat kanë edhe dorën e rëndë të xhandares Jozefinë. Nuk harrojnë dot familjarët e viktimave të 21 janarit kur Jozi thoshte se gabimi i idhullit të saj, vrasësit Sali, nuk qe vrasja e atyre 4 vetëve, por që nuk vrau edhe ca të tjerë, madje sipas saj duhej të kishte vrare edhe udhëheqien e opozitës.

  11. shqiptar says:

    i nderuar I Yzeiri !

    Shkrimi yt eshte per grat,nenat ,motrat ose me nje fjale Femren .

    Po perse femer apo grua e quan ti Jozefinen ?!!!
    A mundet nje grua te deshiroj vrasjen me plumb ballit te protestuesve ?!
    Joooo,ajo seshte grua,une shoh veçse nje kriminele dhe kaq.

  12. Nina says:

    Timo!Ke të drejtë.
    Do ja kalonte Salehut.
    Ishalla s’ja dëgjojmë emrin pas zgjedhjeve.
    Femër ,që ka në sy vetëm urrejtje!??????

  13. Tajari says:

    Z. Ilir,
    Teorikisht je drejt kur tregon se sa te kujdesshem duhet te jemi ne raport me grate,por a u ka hije atyre grave kur permendin “plumb ballit…….kapni per zhelesh ….etc…”dhe kur shton faktin qe keto fjale kane dale nga goja e Nje gruaje NENE……a kupton Z.Ilir se opinioni Juaj mund te mos jete I pelqyeshem???????????????
    Tung

  14. NAQJA says:

    JOZEFINË, MOJ JOZEFINË;
    REND ILIRI,TËT VIJË NË NDIHMË!
    RRI ILIR,NA LER REHAT,
    TË MOS JA SHOHIM MË ,ATË SURRAT!
    POPULLORE, SHKODRANE??

  15. Lexo ndonje gje tjeter says:

    Ik mor idiot. Po nuk ishte Jozefina deri para 18 shkurtit qe i kerkonte Bashes te radikalizonte te berit opozite. Tani qe po e sheh veten jashte parlamentit, i thote Bashes jo opozite kaq radikale. Pasi e keni share mbare e mbrapsht Jozefinen per arrogance ne krye te parlamentit, tani qe con uje ne mulli te rilindjes na qenka grua me dinjitet. Cfare mutrash hipokrite jeni.

  16. Maloku says:

    Ne kendveshtrimin e mossulmimit te femres e diskretitimit politik te saj te jap te drejte ,se jane pak e duhet respektuar mendimi i tyre ,por ne rastin “Dezinjatorja ” as nuk duhet te merret mundimi per ti thene dhe “Miremengjez ” kaq femer e ulet eshte politikisht.

  17. Paqesori says:

    Uaaa , sa me kishte marre malli per Arben Imamin….per rolet e tij te papara !
    Mire qe e pashe te fotoja prezantuese se larg qofte po e harroja kete Yll ngjyra ngjyra…

  18. vk says:

    S’asht as femen as gru,
    shtrige asht.

  19. LORA says:

    Avokati e peshtire e I.Yzeirit per grun shkallabane shkodrane,,,,zhelefinen ekzemplare.Yzeiri paska mbet keq per bonuset e ish-spikeres se Kuvendit.
    Ne fakt, zhelefina eshte dhe do te mbetet patllake ne duart e morjemadhit brekedhjere,,,,,kjo eshte mjeshteria e vetme e saj ,me te cilen ajo ka bere perpjete dhe si nje faktor degradues ne stanin shqup-s.

  20. Beno says:

    Jozefina Topalli nuk ka asnje kontribut per themelimin e PD as ne lagjen e vet ne Shkoder. Ka qene Sekretare ne Institutin e Larte Pedagogjik ne ate kohe. Ne CV e shkrujt Kancelare ne Universitet, ne nje kohe kur aresimi i saj matematike-fizike nuk ishte per kancelare. Pse ???
    Jozefina ka hyre vone ne PD, ndofta nga 1996.
    Thone ka perfituar shume, shume… dhe mundet te jete e kapur si thoshte Saliu. I kan thene flit kunder qadres qe te kesh imunitet edhe majtas. Kjo dyshohet, se Jozi mor zoteri nga agresive u be interlokutore, e habiteshme !!!

  21. Edheune says:

    Te me fale zoti dhe te gjithe lexuesit, po e prish gojen per here te pare, keta gazetare te ndyre po e lene Shqiperine te lengoje kaq rende. Mashtri, eresire, helmim. Kete kane bere per 27 vjet per te ricikluar plerat e politikes.
    E tmershme te flasesh qofte dhe nje fjale te mire per kete grua qe me vjen shume keq qe eshte shkodrane.
    Goja me e ndyre mbas Sali Berishes. Kane djegur nje apo dy breza me percartjet, armiqesine,, etiketimet e deri renimin total te edukates dhe etikes ne kete vend.
    Ajo bashke me S. Berishen por jo vetem, jane vresesit kryesore te shpreses se shqiptareve per nje jete me te mire.
    Mendoj qe Jozefina kur vete ne kishe, nese vete, nuk kujton te vraret, qe jane me mijra, si pasoje e politikave te partise se saj ku ajo eshte eksponente, por lutet qe zoti tia shpetoje femijet e saj prej mekateve po te saj mbi kete popull.
    Jozefina seksi femer i hipokrizise.

  22. Milua says:

    PO ME ARBENIN ÇPATE??
    po flasim për zhelane Versaçen !!
    OR TI I KSHILLIT!!???

  23. Shkodra says:

    Politikisht dhe qytetarisht Jozefina nderon kombin Shqiptare ,katolike e denje qe do te thote SHQIPTARE E DENJE ,jo bastarde si shume te tjere qe kane ndrruar fe dhe cdo gje per interes,Shqiptaret e vertete fillojne ku eshte kisha e pare katolike ,patriot te vertete kjo eshte historia jone.

    1. ermal says:

      historia e nenes tende, po te jete edhe e ndershme si jozefina te fala beji. shqiptare e denje e quan dike qe shet atdheun e vet ???!!!! e nderon kjo tregti kombin ???!!! kishat shiko, ruaji, te tjerat nuk jan per ty

  24. Goni says:

    Zoti Ilir,
    Mjafton qendrimi radikal ndaj Ina Rames, rreth 6 vite me pare, per te mos marre anen e Zonjen Topalli sot.
    Pse e them kete? Sepse po te pyetet edhe sot J. Topalli per poshtersite qe I jane bere ne kurriz Zonjes Ina Rama
    nga te gjithe: Presidenti Nishani, mashe berishiane; horri I Shqiperise (jo vetem I bulevardeve te saj) Berisha. palloshi Rama me gjithe
    skorten e “Rilindjes” (ju lutem lexojini thojzat), “te ndershmit” e shoqerise civile, anal-istet e peshtire dhe te zgjebosur, etj. etj.
    Ku ishe ti Zoti Yzeiri ne ate kohe, per mbrojtjen e dinjitetit te Femres Shqiptare.
    Cfare beri keq Ina Rama, Prokurorja e Pergjithshme e asaj kohe? Absolutisht asgje. Zbatoi ligjin e Prokurorise si organ I pavarur ligjzbatues.
    Z. Ilir, kur lexon shkrimet tuaja, kushdo e ndjen forcen analitike te mendjes qe shprehet. Edhe ne kete rast kuptohet meraku juaj I sinqerte.
    Edhe pse shembulli I marre ne analize eshte tej mase I komprometuar! Shpresoj se Josefina e momentit e ka bere katarsisin e ndergjegjes se saj
    per gafat dhe mllefet, qe nuk I kane patur hije nje femre (zonje, nene, shoqeje, etj) dhe eshte ne paqe me vetveten.
    Goni

  25. Mari Helen says:

    Turp te kesh Yzeiri – Josephina apo Majlinda Jane turpi I kombit. Si mund te behesh kaq naiv apo I dredhur?
    Une jam me PD por Nuk ndjehem krenare per PD per arsye te ketyre funderinave apo atyre te cadres!
    Sa turp te shkruash pacavure te tille apo behesh avokat i ketyre femrave te ulta. Shqiperise ka plot njerez dhe gra sidomos qe mund te perfaqesojne PD por kur ajo te jete pastruar complet. Te rinj duhet ta ushqejne dhe pasurojne ate , te rinj te den je por Jo Bogdanet, Tabaket, Salianet! Me thuj, a do Japin keto dy gra logari per parate pa mase, per gojen e prishur? Korupsion?
    Te lutem mos shkruaj me keshtu , Kam respect per ju!

  26. tomsojeri says:

    Ti Ilir Yzeiri qe more vrapin te na paraqisesh nje tjeter Jozefin sot ,besoj se e more pergjigjen nga komentusit qe te kuptosh qe muti nuk lahet me shurr ! Nje femer qe mbeshteti “heroikisht” monstren antishqiptare ,me ter forcen e saj ,te shoqeruar me arroganc, prepotenc, gojndyresi ndaj “armiqve” te kryearmikut , tradhtarit ,hajdutit e destabilizusit te ktij kombi,nuk ka Oqean te laj llumin e qendrimit te saj ne koh te saj !
    Un besoj se qendrimi dhe “kthesa” e saj nuk ka te bej me interesat e Kombit, por si nje dhelper e regjur, qe nuk don te behet kamikazh si ai kurva hollandes, per ate qe i falej si “Krishtit” der dje, qoft katolik apo ortodoks Vuqidoli ,po kerkon te distancohet nga deshtimi i sigurt i ktyre agjenteve ! Mir bente, se gjeti shesh e beri si desh si shum te tjer politikan te inkriminuar e te kthyer ne milionera, e mir ben se akoma ka budallej qe ndjekin armiq e budallej si ky Iliri qe don te na bej moralin e hareses i cili kujton se shqiptaret skan sy ,skan vesh ,skan intelekt e kujtes te kujtojn cfar ju beri kjo PD me ne krye mendorin e saj dhe te ksaj vet, gjat ktyre 30 vjeteve ! Ska nevoj ti perseris se komentusit nuk e kursyen por Ilir po e mbyll duke te kujtuar “mos ngacmo mutin se vjen er”

  27. Paqesori says:

    Po cte shkruaj une per Zhelanen mor Z.Milo….Pse mos la gje per mbrapa, Z Artan ? Kishte shkruar te tera qe une do te doja…..BRAVO !
    Kurse per Benin me kishte marre malli . Ku eshte furur ai djale ? O sot o kurre i duhet djemuria partise !

  28. Tafus says:

    Poshte ke rene o Mero!
    Edhe Jozefinen na e nxjerr horoineshe tani qe Rama ka rene ne hall me Bashen, le nam o burr me paburrnin tende.

  29. Jozi says:

    Zoti Yzeiri,
    ne parim jam dakort me ty, qe nje ze ndryshe brenda rradheve jo domosdoshmerisht eshte armik etj etj.
    Por ja, qe me kujtohet perdgjigja e saj e peshtire ne nje studio televizive kur e pyeten c’mendonte per akuzat e doktorit ndaj Ina Rames dhe ajo u pergjigj: Po, nje ashtu bulevardi eshte!
    Dhe me vjen ti ulurij Jozefines ne fytyre: JOZIIIIIII me mire ta bofshin!!!!
    Dhe erdhi dita e u bene te gjithe “ashtu bulevardi”.
    Ahhh sikur te jesh duke i lexuar keto komente zonje e “nderuar”.
    Dhe ahhh sikur Lul Basha te mos hynte ne zgjedhje dhe te zhdukeshit te gjithe ju politikanet veterane te PD.

  30. qamo says:

    Një “hollësi”, Ilir thuaje troç (në fillim të shkrimit), “nga ajri i tejngopur me pordhë dhe fënda i çadrës”, “ajri i rënduar me erë lëtyre djerse malokërie”…. ku Basha e Berisha ngrefen tamam si gjeli majë plehut…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje