Neymar ka shprehur hapur dëshirën e tij për trajnerin e ri të Barcelonës.
Sipas medias braziliane “Uol Esporte”, Neymar ka kërkuar që trajner i ri i Barcelonës të bëhet Juan Carlos Unzue.
Ky i fundit është zëvvdëns-trajner tek Barcelona, dhe sipas mediave spanjolle është një ndër kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e katalanasve pas largimit të trajnerit Luis Enrike.
Emërimin e Unzues trajner e ka kërkuar edhe mesfushori i skuadrës, Ivan Rakitic.