Partizani mbyll përgatitjet për sfidën kundër Kukësit

4 Maj 2017, 19:36Sport TEMA

Partizani i ka dhënë fund sot përgatitjeve për takimin e rëndësishëm ndaj Kukësit.

Seanca e fundit është zhvilluar sot pasdite në kompleksin “Internacional Tirana” në orën 15:00.

Traineri Starova dhe stafi teknik kanë kryer një seancë me karakter tekniko taktit nëpërmjet të cilës kanë testuar edhe gjendjen e grupit.

Me skuadrën sot është përfshirë edhe mbrojtësi Kalari, i cili po vijon fazën e rekuperimit. M

azrekaj ka rezultuar mungesa e vetme sot , pasi është lënë pushim nga stafi, por fantazisti do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.

Në përfundim të seancës së fundit ekipi është rikthyer në rezidencën e hotel ” Vila Park” ku qëndron i grumbulluar.

Takimi Partizani – Kukësi i vlefshëm për javën e 32 -të të kampionatit do të luhet ditën e premte në orën 19:00 në stadiumin ” Selman Stërmasi ”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje