Kukesi, Gjoka: Kukësi nuk luan për 1 pikë

4 Maj 2017, 18:23Sport TEMA

Optimist, besimplotë dhe i vetëdijshëm për forcën e skuadrës së tij. Këtë të Premte në Selman Stërmasi, Kukësi luan finalen e sezonit pasi sfidon Partizanin në një ndeshje që mund të përcaktojë shumë përsa i përket fateve të titullit kampion. Verlindorët janë plotësisht gati për duelin më të rëndësishëm të javës së 32-të në kategorinë Superiore. Kukësit do ti mjaftonte edhe një barazim për të mbajtur pas të Kuqtë në renditje, por trajneri Ernest Gjoka premton se ekipi i tij nuk do të zbresë në fushë për 1 pikë.

Nga vendëgrumbullimi i skuadrës verilindore në hotel Eklips në periferi të kryeqytetit, Gjoka vlerësoi Partizanin si një rival të denjë, por shtoi se Kukësi kurësesi nuk i ka frikë të Kuqtë pasi është skuadra e vetme që nuk ka pësuar humbje në këtë sezon.

Deklaratave të Renato Malotës se Partizani është më i fortë dhe ai nuk e ka aspak frikë dyshen sulmuese të Kukësit Pejic-Emini, Gjoka iu përgjigj me sportivitet, duke ia lënë gjithcka fushës së lojës.

Në garën për titull nuk janë vetëm Kukësi e Partizani por edhe Skënderbeu, trajneri kryeqytetas u trembet kampionëve të 6 viteve të fundit edhe pse është i bindur se ky do të jetë viti i Kukësit.

Në lidhje me arbitrat të cilët do të jenë të huaj, Gjoka nuk kishte asnjë koment duke shtuar  se është Federata Shqiptare e Futbollit ajo që vendos dhe Kukësi respekton zgjedhjen e saj./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje