Edhe Gjermania pro Ramës për Kavajën dhe paralajmëron PD-në "që mund të ndikojë që një protestë paqësore të shndërrohet në dhunë"

5 Maj 2017, 20:05Politika TEMA

Ambasadorja Gjermane Schütz u prononcua sot prane Deutsche Welle per shtyrjen e zgjedhjeve lokale ne Kavaje.

Ambasada Gjermane ka mirëkuptim për vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Kavajë, për  të mbajtur të hapur kësisoj rrugën për bisedime midis qeverise dhe opozitës në interes të një zgjidhjeje të krizës aktuale politike dhe pjesëmarrjen sa më të gjerë të partive politike në zgjedhjet parlamentare.

Ne mbështesim përpjekjet e palëve të përfshira për të vazhduar këtë dialog me qëllimin për të gjetur një zgjidhje në bazë të kushtetutës së Shqipërisë.

Njëkohësisht u bëjmë thirrje të gjitha palëve të shmangin ҫdo veprim që mund të ndikojë që një protestë paqësore të shndërrohet në dhunë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje