SHBA mbështet Ramën për Kavajën: Të ruhet përqëndrimi i qeverisë dhe opozitës tek procesi i dialogut

5 Maj 2017, 19:02Politika TEMA
SHBA mbështet Ramën për Kavajën: Të ruhet

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për t’u tërhequr nga zgjedhjet në Kavajë.

Ambasada e ka vlerësuar vendimin, i cili sipas saj kontribuon për dialog.

Reagimi i plote:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet thirrjen e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve bashkiake në Kavajë me qëllim që të ruhet përqendrimi i qeverisë dhe opozitës tek procesi i dialogut.

Nxisim vazhdimin dhe përshpejtimin e procesit të dialogut sepse koha që mbetet për t’i zgjidhur çështjet me anë të negociatave përpara zgjedhjeve të 18 qershorit është e kufizuar.

Mbështesim të drejtat e shqiptarëve për të protestuar paqësisht dhe nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje.

Iu bëjmë thirrje të gjitha partive që të mos angazhohen në akte që mund të nxisnin dhunë, veçanërisht akte që ndikojnë në aftësinë e qytetarëve per të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Dhuna nuk ka vend në procesin demokratik.

4 komente në “SHBA mbështet Ramën për Kavajën: Të ruhet përqëndrimi i qeverisë dhe opozitës tek procesi i dialogut”

  1. Kuq e zi says:

    Keni goxha faj si shba
    I keni mbeshtet diktatoret e ballkanit vetem me kushtin te ishin pro amerikane tani qe kane cdo qelize te pushtetin nuk i shkulni dot
    Ka ardhe koha te hapni dosjet dhe te tregoni psene e ksaj krize
    Nuk ka kuptim vetingu me kushtin e amnistise se pushtetareve qe vrane vodhen e pervetsuan gjithçka
    Ti vije ai zotria qe i tregoi gruevskit ku e ka vendin nqs nuk leshonte pushtetin… eshte e vetmja gjuhe qe kjo ane e botes kupton

  2. arbeni says:

    nuk i leshohet pe ktyre kafshve o kinez se kta aq dun dhe e djegin shiqprin mrena nates

  3. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Po ça thu o Luja
    Flet si demagog
    Me dorën e derrin
    Kurrë s’ka dialog!

  4. PE says:

    Cfare dialogu z. Ambasador? Me horrat qe jane gati ti vene flaken Shqiperise? Vini ne levizje mekanizmat nderkombetare ne mbrojtje te demokracise, Ndryshe gjerat do te shkojne shume keq se ska mbetur gje tjeter , vetem te cohet populli e tu jape fund njehere e mire por sdo te flitet me per…… demokraci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje