Nishani vlerëson shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë: Të vijojë dialogu

5 Maj 2017, 18:12Politika TEMA

Tërheqjen e kandidatit socialist në zgjedhjet e parakohshme lokale për qytetin e Kavajës, të njoftuar nga kryeministri Rama përmes një konference për shtyp, presidenti i Republikës, Bujar Nishani e ka vlerësuar si një mundësi të radhës për të vijuar dialogun politik mes palëve.

Edhe pse dy tryezat e para të ftuara nga presidenti Nishani, duke vënë përballë njëri-tjetrit kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha, kanë dështuar në arritjen e një marrëveshjeje politike për t’i dhënë fund krizës politike në vend, Nishani vijon të nxisë mbajtjen hapur në vijimësi të dialogut mes palëve.

Ndërkohë, pak orë më parë, Basha kishte folur për atë që e kishte quajtur si “marshim të ushtrisë paqësore” në Kavajë, protestën në stacionin e parë të betejës finale sipas tij.

1 komente në “Nishani vlerëson shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë: Të vijojë dialogu”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje