Zgjedhjet e parakohshme që pritet të zhvillohen këtë të diel, për kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës, kanë bërë që Policia e Shtetit të kalojë në gatishmëri numër një.
Klan ka mësuar se të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin pritet të jenë në gatishmëri dhe në vendet e tyre të punës. Ndërkaq në Kavajë, pritet të stacionohen afërsisht 1 mijë policë.
Po kështu, burimet kanë pohuar se afërsisht 40 % e efektivëve të Tiranës e Durrësit, pritet të stacionohen në Kavajë. Kjo me qëllim marrjen e masave, për parandalimin e grumbullimit të njerëzve që mund të synojnë bllokimin e zgjedhjeve.
Po kështu edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, mund të instalohen në pika hyrëse të autostradës Durrës – Kavajë, apo në segemente të tjera në distancë të konsiderueshme, me qëllim parandalimin e grumbullimit të qytetarëve në zonat dhe vendet e votimit.
Zyrtarisht, Policia e Shtetit nuk ka pranuar të japë të dhëna në lidhje me planin e masave të parashikuara për këtë situatë. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka pohuar se masat do të jenë të tilla që do të diktohen nga Kodi Zgjedhor, duke parashikuar që policia të mos afrohet pranë qendrave të votimit.
Plani i masave pritet të nisë zbatimin e tij që prej ditës së shtunë nga policia e Shtetit. Burimet thonë se në këtë kuadër, pritet shoqërimi në polici i elementëve të njohur për tendenca kriminale apo që mund të shfrytëzojnë trazirat./Tv Klan/
Alo rilindja “zgjedhje ” quhen kur ke te pakten 2 subjekte ose gjera qe mund te zgjedhesh. keto kete rradhe ne kavaje nuk quhen zgjedhje. Eshte thjesht gallata e rradhes e rilindjes.
@ Edi Rama
.
Nëse me t’vërtetë shtet kërkon të bësh
Nëse çfarë thua nuk është thjesht tymnajë
Nëse Atdheun tonë në BALTË nuk do ta lësh
Atëherë tregoje shtetin, në 7 Maj, në Kavajë!
Informohu te pakten….. dy subjekte jane, PS dhe kandidati i pavarur ;se nuk eshte PD-ja njeri prej tyre, ky nuk eshte fare problem
Aq I tronditur je saqe akoma nuk e ke marr vesh qe zgjedhjet jane te rregullta dhe te aprovuara nga ata qe e shpiken demokracine.
Ngushellimet e mia.
PROVOKACIJAAAA….
Programi i PD-se nje Shqiperi pa det si Vuçidol.
Kavaja do ti japi pergjigjen e duhur Sali Komunistit….
Arrestoni gjithe PD te shpetoje Shqiperia…