Nga qyteti i Pogradecit, Edmond Panariti ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa theksoi se konsensusi mes palëve është i vonuar ndërsa ai duhet të ishte arritur që në 25 maj.
Teksa merrte pjesë në homazhet në varrezat e Dëshmorëve në Pogradec, ministri nga radhët e LSI theksoi se ky është qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Është shume dëshpëruese qe palët arrijnë një kompromis për të garantuar zhvillimin normal te një procesi zgjedhor. Mendoj qe ky kompromis është i vonë dhe duhet të arrihej që në datën 25 kur u paraqit një propozim nga ndërkombëtarët.
Që për mendimin tim ishte baza për dakordësi. Ky është qëndrimi i LSI për të qenë në krye të promovimit të dialogut dhe bisedimeve për të kapërcyer këtë ngerç në mënyrë që të prevalojë interesi i vendit, interesi i Shqipërisë, që kërkon qëndrueshmëri dhe klasa politike për pasojë duhet të garantojë proces zgjedhor të qetë duke respektuar afatet ligjore dhe kushtetuese.
Për fat të keq fryma e dakordësisë nuk është instaluar mes palëve. Të marrim shembull nga 5 Maji dhe të japim zgjidhje këtij ngërçi. Shpresoj që dakordësia të arrihet sa me shpejt në të kundërt klasa politike do të mbajë përgjegjësi para popullit”, tha ai.
Nga ana tjetër ai komentoi dhe kërkesat e opozitës, ndërsa pohoi se LSI ishte e para që ofroi ministritë që ajo ka në drejtim.
“LSI ka insistuar ne instalimin e frymes se besimit dhe ne ishim te paret qe hodhem si teze kromimin e qeverise se besimit. LSI vuri ne dispozicion te gjitha ministritë ne favor te procesit.
Dy forcat politike nuk e kanë kursyer njëri-tjetrin duke e anatemuar. LSI nuk eshte perfshire ne retorika boshe dhe akuza e kunderakuza prandaj sot ruajne respekt nga votuesit.
Nese parlamenti shnderohet ne nje arene gladiatoresh kjo i merzit votuesit. Palet duhet te permbahen te qetesohen dhe me vullnet te mire te kapercejne kete ngerc.
Pa PD mund te jene zgjedhje legjitime por nuk do te japin produkt te qëndrueshëm. Ne jemi regjistruar ne zgjedhje dhe do te marrim pjese rregullisht duke respektuar afatet kushtetuese. Por insistoj qe te shmangim anomali qe vijnë nga bojkoti i opozitës. Ne do te konkurrojmë me alternativen tone. Janë alternativa per qytetaret. Jemi nje force me identitetin tone jo ne koalicion. Rezultati i zgjedhjeve do te jete baze e dialogut dhe bisedave per te projektuar qeverisjen e vendit”, pohoi Panariti.
Edmond Panriti:O Trangull-Luznie..Ja na u beri edhe ti Politikane qe te na “Japec Mende” neve Kokepalareve…
1-Degjo ketu o Legen Minister:Ose je ne Politike per tju pergjigjur Realitetit , ose me Mire Mbathja..dhe Ruaj Delet..ose Dhite…
2-Nese dikush nuk do te hyje ne Zgjedhje:KJO DO TE THOTE DESHTIM, Mundje…pra ..ata qe nuk Hyjne ne Zgjedhje ..Nuk u a mbane Bytha..te Masin Forcat , sepse e dine qe ne Fillim se do te Humbasin…e more vesh mor “Qeros”…Legen??Shkurt:Ne Shqipetareve qe kemi mbetur Shqipetare “Nuk na rruhet Fare” nese PD-ja….Lis.i..apo Beredhi Hyjne apo nuk Hujne ne Zgjedhje…??
3-Koha e dhunes.. e Hurit dhe Litarit ka Mbaruar::dhe AI APO AJO PARTI QE FITON ZGJEDHJET, AI PARLAMENT TE MIRATOJ VENDIMET ;LIGJET E VITINGUT, dhe le te Perballet me Sfidat per ta cuar Vendin ne EU-ti Hapi Rruge Investimeve…
4-Cadra e Saliut eshte Ngritur per te SHPETUAR KOKEN Klani Serbe ne Shqiperi..More vesh ti “Koqe”-Miniset Panariti??Nuk do ti Lutemi askujte:Do udhero..ky eshte Sheshi i Mejdanit..Zgjedhjet….me po sikur…do Manipulohen..do Vidhen..do -te dhe thate..JANE NE AJER…lol
More z. Minister ç’jane keto qendrime edhe po edhe jo. Kuptohet PO-ja thuhet sepse nuk thua dot jo se bie ndesh me kushtetuten dhe perendimin, por nga ana tjeter nuk do ti merzitesh aleatet e djeshem qe u bere dhe minister i jashtem nga nje doktor veteriner. E di ku eshte gabimi me imadh i juaji dhe asaj qe perfaqesoni, qe i lini me shpresa te djathtet, jo se e beni me qellim se juve ju perlqen shoqria politike me ‘ta, por jeni ne hall se po te dilni hapur kunder kushtetutes dhe perendimit do te mebeteni pa VIZZZa. Si thua z. veteriner e kam gjetur? Jo! Nuk e di e gjeta nuk e gjeta vazhdoni se mire e keni….. Drakula Pan