Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar se premisat për dialog me maxhorancën janë zero.
Në orët e fundit të skadimit të afatit të vendosur nga Edi Rama për të bërë opozitën pjesë të procesit zgjedhor të 18 qershorit, Basha ka deklaruar se nuk do bëjë asnjë hap pas.
“Prej ditës së parë ne jemi të hapur për dialog politik, por të pranohen të vërtetat e krimit dhe drogës nga të gjitha palët. Nëse qeveria nuk e pranon, premisat për dialog janë zero”, u shpreh Basha.
“Protesta e 13 majit, më e madhja në Shqipëri”
Kreu i PD heksoi se demokratët do të tubohen sërish në shesh, më 13 maj në orën 12:00. Protesta do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, në të njëjtin vend ku PD ka ngritur çadrën.
Basha tha se kjo do të jetë protesta më e madhe në histori.
“Detyrat janë ndarë. Së bashku do të ndalimin marrjen e vendit peng nga krimi dhe droga me zgjedhje të diktuara nga krimi dhe droga, ky moment i konfirmuar nga zmbrapsja e krimit dhe drogës në Kavajë, do të konfirmohet në 13 maj në orën 12:00 në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria.
Për kundërshtarët tanë, nuk do të pranojmë asnjë lëmoshë për PD-në, partitë e opozitës, për politikanët, kjo betejë nuk bëhet për karriget tona, por për qytetarët tanë. PD kurrë nuk ka marrë dhe nuk do të marrë një vendim për mospjesëmarrjen në zgjedhje.
Ato që do të organizohen në datën 18 qershor nuk do të jenë zgjedhje, por votime të një koalicioni monist të dominuar nga droga dhe krimi. Nëse nuk ka reflektim nga pala tjetër, votime moniste pa opozitën, me krimin dhe drogën, nuk do të ketë”, tha Basha.
Basha i përgjigjet kritikave të Bregut
Kreu i PD iu përgjigj edhe kritikave të Majlinda Bregut e cila tha se partia më e madhe e opozitës është në krizë dhe se mbetet detyrë e demokratëve për ta rindërtuar atë.
“Asnjë kritikë nuk kam marrë, është shprehur një mendim nga një anëtare e grupit parlamentar.
Mendimet do të rrihen, PD ekziston që çdo kush të thotë mendimin e vet. Është shprehur një mendim nga një anëtar, i bazuar në një premisë të gabuar, mospjesëmarrjen në zgjedhje, por kryesia dhe grupi parlamentar kanë konstatuar se nuk ka bojkot, por luftë të vendosur totale, paqësore, demokratike për të mos lënë marrjen peng të vendit nga krimi dhe droga.
Bashkimi më i madh i shqiptarëve do të jetë më 13 maj. Zgjedhje fasadë të dominuara nga krimi dhe droga nuk do të ketë as në 18 qershor dhe as në një datë tjetër”, theksoi më tej kreu demokrat.
Mos se na friksove kalamajt e kopshtit.
Shqiptaret ti tregojne forcen opozites me moton duam te votojme me 18 qeshor.
Me gjak të ngrirë
Tuj pritun
Nan Shqypni
Me ardh ka Luli,
Ma i madhi Car
Në Histori!
Luli,ky hajdut e vrases i kater demonstruesve me kriminelin Sali, e penguan perkohesisht vetingun qe ti shpetojne denimit,prandaj duan ti vene zjarrin Shqiperise si ne 1997-ten.Per keta palaco duhet te zbatohet ligji qe shpreh vullnetin e shumices.Ligji eshte demokraci kush eshte kunder,ti tregohet vendi-hekurat si qene.Malsori Boston.
Shqiperia ka nje kode zgjedhor pothuajese antidemokratik,duke mos u hyre detajeve pse eshte i tille dhe kontributi i PD e PS ne kete katrahure, aq e veshtire eshte te shtyhen zgjedhjet edhe nje muaj, duke ndryshuar kodein zgjedhor dhe te gjitha problemet qe lidhen me te,deri te ulja e numerit te deputeteve ne 100,e mos zgjedhja e tyre me shume se dy legjislatura etj, ne menyre te atille qe ne vend te mos manipulohen me zgjedhjet?. Manipulimi zgjedhjeve eshte puc institucional, keshtu do vazhdoje vendi nga ne cdo legjislature duke ngritur nga nje cader ne bylevarde?Praktikisht deputetet duke i emruar apo vene ne liste kryetari do te thote qe ne parlament vijne me servilat dhe jo ata qe e meritojn. Ne kete aspekt Lul Basha ka plotesisht te drejte,pavaresisht kohes eetj.etj.por ne thelp rreth kodit zgjedhor vertiten te gjitha problemet deri te mos qarkullimi elitave.
Kete aspekt vet e votuan si PD dhe PS dhe nuk eshte e drejte jo. Neqoftese nuk i pelqen opozites te futen ne parlament ta ngrene si ceshtje dhe te votojne. Por duke thirur nga rruga nuk ma do mendja se ka per ti degjuar njeri……pervec kunates time qe mbeti ne cader ???.
Ik ore bajge muti
mashtruesi recitues, “the baby killer”, mr lulezim xhafer basha thote se ne 13 maj do beje bashkimin dhe marrshimin me te madh te shqipetareve ne te gjitha koherat.
po mire more mazllem. kur ke gjithe keto njerez qe te vijne pas, pse ngjiresh e harxhon vuxhut per destabilizim.
futi te gjithe ne zgjedhje dhe e ke te fituar. tu akorduan favore te pa precedent.
zv ministrat dhe zv. kryeministrin ti falen qe ta kishe fushaten ne pellembe te dores.
dolet zbuluar kriminele, bashke me saliun. presioni qe po I beni popullit shqipetar, dhe aleateve perendimore per destabilizim, kerkon
bllokim te drejtesise.
A ka turp ai luli.pse valle ne shqiptaret kemi kohe per te humbur se don ai bastard mos te boj zgjedhje.droga lejohet ne hollande ne mes te evropes e pse na prizhka pune ne shqiptarve.zhgjedhjet te bohen e te ven ne burg legenat.
Mallkaur qofsh ti dhe ata qe jane futur ne qader per tju shpetuar ftyren e kriminelit ty e sali berishes,mallkaur qofshin edhe ata qe ju kane votuar e qe kan menduar tju votojne,vrases i droguar.