Majlinda Bregu kundër Bashës për bojkotin: Moszhvillimi i zgjedhjeve nuk mund të konsiderohet fitore

7 Maj 2017, 19:16Politika TEMA

Deputetja demokrate Majlinda Bregu është shprehur kundër bojkotit të zgjedhjeve. Ish-ministrja e integrimit i ka bërë kritika të forta liderit të PD Lulzim Basha për deklaratat e tij.

“Moszhvillimi i zgjedhjeve nuk mund të konsiderohet fitore”, mësohet të ketë thënë Bregu në mbledhjen e grupit të PD bashkë me kryesinë e kësaj partie.

Në këtë mbledhje që ka zgjatur mbi një orë, Bregu ka nënvizuar faktin se “detyra e çdo demokrati është rindërtimi i PD”.

Ajo tha gjithashtu se PD sot po kalon një situatë mjaft të rëndë dhe është detyrë e çdo demokrati që të rindërtojë PD-në.

“Nuk e shoh me vend që të heshtet përpara një situate, më të rëndën që po kalon PD. Nuk mund të hesht për bojkotimin e zgjedhjeve.

Një frikë nuk mund të më ndahet, frika se po i japim alibi Ramës dhe mazhorancës që të mbretërojnë në një qetësi të pashoq në parlamentin tjetër.

Miqtë tanë ndërkombëtarë s’e kanë lënë vetëm PD-në as në 97-ën. Zgjedhjet që nuk zhvillohen nuk duhet të konsiderohen fitore, siç është rasti i Kavajës.

S’e gjej me vend që ne të jemi ata që ata i lënë qytetarët në një klimë tensioni. Kam frikë se, dalja, vazhdimi i mosbindjes civile jashtë institucioneve nuk e bën PD-në më të madhe.

Kam frikë se në mos u shpiktë ndonjë jetë politike në Mars, dalja ose vazhdimi i luftës apo mosbindjes civile jashtë institucioneve nuk e bën PD më të madhe dhe nuk mund te hesht dot e të mos e them këtë shqetësim që kam sot.

Shpresoj që ky shqëtësim të mos jetë vetëm i imi dhe edhe ne qofte i imi dhe i disa kolegeve te tjere, nuk e them qe kam hallin tim apo te kryetarit te PD, ne do kemi mundesine te gjejme nje pune, por është halli i atyre demokratëve që sot s’do ndjehen të përfaqësuar në parlamentin e ardhshëm.

Jam e bindur që 18 qershori s’do jetë ditë zgjedhjesh, nga ana tjeter jam po aq e bindur se 18 qershori s’mund të keqpërdoret nga Edi Rama si të jetë 29 nëntori i Enver Hoxhës.

Jam e bindur se pas kesaj situate detyra kryesore e cdo demokrati eshte rindertimi i Partise Demokratike”, ka deklaruar Bregu.

 

8 komente në “Majlinda Bregu kundër Bashës për bojkotin: Moszhvillimi i zgjedhjeve nuk mund të konsiderohet fitore”

  1. Populli says:

    Kjo eshte pamvarsia e dyte!
    Shqiperia hodhi ne koshin e plehrave nje klik qe ka lyer duart me gjakun e shqiptareve!

    1. Kujtimi says:

      Vepro sa me pare se drejtesia nje dit do veproi
      Mos qendro te ato deklarata
      Mer hapa konkrete tejesh ne rugen e duhur
      Basha duket sikur eshte bere trim, po ay eshte koqe kandari

  2. Meri says:

    Edhe ti je pak fycke mi goce. Po kush ua ka fajin qe vini nje gomar tu udheheqe, e ndiqni prapa si delet dhe kujtoheni diten e funditse “gjynah ata demokratet e shkrete qe sdo perfaqsohen ne parlament”. Deri me dot keni pare hallin tuaj e meqe sic thua vete ti nje pune do ta gjesh, spaske ndonje problem te madh.

  3. Alban Dega says:

    Subject: ‘FITORJA E PIRROS ” APO “FESTA” E SALI VIDOVDANIT

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sapo kryeministri Edi Rama njoftoi dje terheqjen e kandidatit te PS-se per kryetar Bashkie te Kavajes,”Cadra” krimit, qehajai i saj Lulezim Bashici dhe vete Sali Berisha shperthyen me klithmat e fitores.
    ” Fitorje! Fitorje! Fitorje! …Perpara per fitorje te reja “, sic buciste babai i tij ideologjik e shpirteror Qoftelargu!
    Nuk eshte hera e pare e as e fundit e festimeve te tilla nga PD-ja dhe Berisha
    ” Fitorje te tilla paci gjithmone ! ” ishte urimi i Rames per shpuren e cadres se krimit.
    Per cfare fitorje buciten cadraxhinjte dhe bosat e tyre dje !
    Per nje fitore tipike ala Fitore e Pirros…
    Vetem Sali Berisha dhe miqte e tij, serbet i festojne disfatat katastrofike si fitore te tyre.
    A e dini se Festa me e madhe kombetare e Serbise eshte Festa e Vidovdanit !?
    Cfare eshte Festa e Vidovdanit ?
    Vidovdani shenon disfaten totale te ushtrise serbe kunder turqve.
    Dhjetra mijera, disa thone mbi 100 mije ushtare e oficere serbe u vrane dhe u masakruan nga ushtria turke.
    Mbreti i tyre Llazari u kap dhe ekzekutua .
    Serbia u kthye ne nje koloni turke per mbi 300 vjet !
    Disfate jo vetem totale por edhe katastrofike per Serbine!
    Vetem Beogradi dhe dhenderri i tij Sali Berisha festojne Fitoren e Pirros dhe disfatat totale ala Vidovdan!
    Ndaj jo rastesisht Edfi Rama e uroi dje Berishen dhe klyshin e tij Bashic :
    – Fitore te tilla paci gjithmone !
    Kjo disfate e tyre pati edhe nje humbje tjeter te rende…
    ” Banda e Gangstereve”,’ Mafia”e kusareve dhe vrastareve “qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne cmendurine dhe krizen e plote
    te “njeriut shtet” dhe te “Partise nje Kryebandit” me familjen e tij humben edhe rreth 2 milione euro te paguara per cdo pjesmarres ne kete proteste si dhe per transportin nga rrethet drejt Kavajes. Cdo pjestar ne kete cmenduri te eshte paguar me rreth 50 euro, sipas te dhenave teper te sigurta…
    Jane pare te vjedhura e plackitura shqiptareve e Shqiperise ! Vetem me pak se 0.5 per qind e tyre!
    Pa u shuar ende jehona e kesaj fitorjeje Pirroje Partia e Cadres se krimit, jep nje sihariq te ri…
    Me 13 maj, Kavaja do te cvendoset ne Tirane… Eshte fakt i njohur se numri 13 eshte nje numer ters… Aq ters sa edhe kur e kane ditelindjen ne ate date shume amerikane, angleze… e zhvendosin festimin nje dite para ose nje dite mbrapa!
    PD-ja dhe Cadra e krimit kane marre rrugen e tersit!
    Vetem Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi mund dhe duhet tu heqe tersin ne krye te tyre, Derrrin Mach te Vicidolit dhe qehajajn e tij zecjerre e klithmashtjerre… qe ben te fortin klur nuk ka as ze per te dhene kushtrim brenda nje cadre e jo me nje shteti si Shqiperia !
    Fitorje…. Fitorje …. Fitorje……. Fitore te Pirros dhe Festa Vidovdani paci gjithmone ! Amin !

    1. Na bashkoj kenga popullore says:

      shum i sakt

  4. Meri says:

    AS KJO S’DO ZGJEDHJE !!
    KJO DO DISFATÊN E BASHËS ,QË MË VONË TË MARË KREUN E PD-së.!
    AS KËSAJ S’I DHIMBET VENDI!!
    IK PIRDHU DHE TI!!??????????

  5. skenderbeu says:

    Ik tani o Lul se neser do te jete vone dhe Sali Serbi do te beje kurban ty te parin….o budall. nuk zure mend nga Azemi, Pashko dhe Olldashi?

  6. olta says:

    pse nuk i botoni te gjitha komentet ju te Temes? Pse nuk i botoni komentet kunder Majlindes, ju sahanlepiresit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje