Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur sot procedurën e pranimit të listave të kandidatëve për partitë politike, nga ku rezulton se vetëm 15 parti do të marrin pjesë në zgjedhje.
Edhe pse Rama i bëri ultimatum Bashës për tu takuar sot duket se ku i fundit nuk ka pranuar pasi siç shihet edhe nga lista e partive që janë regjistruar në zgjedhje shihet mungesa e PD në fletën e votimit.
Këto 15 parti do ti nënshtrohen shortit për të përcaktuar renditjen në fletën e votimit.
“Bazuar në nenin 67, pika 1 dhe pika 2 të Kodit Zgjedhor, 17 (pesëmbëdhjtë) parti politike të rregjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, depozituan kërkesat për regjistrim e listave shumemërore për kandidat për deputet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimet përkatëse miratoi listat shumemërore të kandidatëve për deputet, për 15 parti politike. Renditja në fletën e votimit e subjekteve zgjedhore do të bëhet sipas numrit rendor të dalë nga rezultati i shortit për partitë politike. Përmbajtja e fletës së votimit do të jetë e njëjtë për dymbëdhjetë, zonat zgjedhore, me përjashtim të elementeve të përcaktuara në vendimin e KQZ-së nr. 13, datë 12.01.2017 “Për miratimin i modelit dhe specifikimeve teknike të fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datë 18.06.2017”, të cilat janë variabël për secilën zonë zgjedhore”, thuhet në projektvendimin.
Partitë që do marrin pjesë në zgjedhje
Partia Komuniste e Shqipërisë
Sfida për Shqipërinë
Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
Partia Lista e Barabartë
Aleanca Popullore për Drejtësi
Partia Demokracia Sociale
Partia Aleanca Demokratike
Partia Kristian Demokrate
Levizja Socialiste për Integrim
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
Partia për Drejtesi Integrim Unitet
Partia Social Demokrate
Partia Socialiste
Fryma e re Demokratike
Partia Aleanca Demokristiane
Fletët e votimit do të prodhohen në Greqi
Fletët e votimit për zgjedhjet e 18 qershorit do të do të prodhohen në Greqi nga kompania ‘Inform Lykos’. Kjo fletë votimi do të ketë 5 elementë sigurie, dhe do të renditen 15 parti.
Kompania ‘Inform Lykos’ prodhon edhe katmonedhat euro në Greqi dhe operon në 50 shtete prej 120 vitesh. Kosto e një flete votimi 12.3 lekë pa TVSH, fleta për të verbrit 270 lekë.
Kjo është hera e parë që fletët e votimit shtypen në Greqi pasi më parë ato printoheshin në Slloveni, Itali e Shqipëri
Me ne fund endrra e be realitet, te shporren nje here e mire keta pseudodemokratet. Saliu dhe luli me ne fund vendosen qe pd te zhduket perfundimisht. Bravo Europa dhe <amerika.