Partia Socialiste u ka dërguar një udhëzim të shkurtër, por të përqendruar të gjitha kandidatëve për deputetë ku i udhëzon se cili duhet të jetë komunikimi me elektoratin në funksion në maksimalizimit të votave.
Shqiptarja.com sjell këtë dokument konfidencial, i cili i instrukton kandidatët të shpërndajnë mesazhin kryesor: “Ne do të luftojmë për punësimin po aq fuqishëm sa ç’luftuam edhe për drejtësinë”. Ky do të jetë thelbi i komunikimit përmes të cilit PS pretendon fitoren e zgjedhjeve të parashikuara për 18 qershorin. Pjesë e këtij udhëzimi është padyshim bërja e kontrastit me Partinë Demokratike, fokusuar tek qasjet e kundërta në raport me vettingun, apo ofertën pozitiviste të PS-së përkundër agresivitetit të PD-së. Në udhëzim, kandidatët qartësohen se kush duhet të jetë target-grupi i elektoratit të synuar, atij të qendrës, për të cilin PD duket se ka bërë sondazhe. Udhëzimi i plotë dhe i qartë është në vijim.
Udhëzimi i plotë
Rruga drejt Fitores
Maj 2017
Mesazhi i Fushatës Sonë:
Filloni me çka kemi bërë deri më sot: ndërtimin e shtetit – pagesën e taksave dhe faturave, reformën në polici, ligjin e vetting-ut.
Pranoni se ka ende për shumë për të bërë për të krijuar edhe më shumë vende të reja pune.
Krijoni kontrast me PD-në (shih faqen tjetër) dhe vini theksin tek ajo çfarë rrezikojmë në këto zgjedhje: nëse do të ecim përpara me PS-në drejt ndërtimit të shtetit, punësimit dhe mirëqenies, apo nëse do të kthehemi pas me PD-në duke e zhytur vendin në kaos dhe rrënim si në ’97-n.
Bëni premtimin kyç të fushatës:“Ne do të luftojmë për punësimin po aq fuqishëm sa ç’luftuam edhe për drejtësinë”
Krijimi i kontrastit me PD-në
PS-ja ndërtoi shtet – PD-ja ka rrënuar shtetin (97)
PS-ja do vetting-un – PD-ja kundër vetting-ut
PS: Udhëheqje e qëndrueshme dhe hapje për dialog – PD: Agresivitet dhe ekstremizëm
PS: Betejë për mbajtjen e premtimeve – PD: Premtime boshe, të dështuara
PS: Rezultate reale në Tiranë – PD: Dështimi i premtimeve të Bashës si kryebashkiak
Mesazhi ynë
Objektivi Kyç – Cilët janë votuesit e Qendrës?
Zgjedhësit e rinj: mosha 18-34 vjeç
Më të mirëarsimuar: Shkollë e mesme apo Universitet
Janë më të fokusuar te kujdesi shëndetësor (39%) se pjesa tjetër e popullsisë (23%)
Kanë mendim më të favorshëm për Edi Ramën (52%), se sa për Lulzim Bashën (24%)
Duan që zgjedhjet të zhvillohen në kohën e duhur, edhe pa PD-në (52% krahasuar me 37%)
Kemi bërë shumë në këto 3 vjet e gjysmë, por kemi ende shumë për të bërë, sikundër kemi edhe shumë për të humbur nëse kthehemi pas;
Do të luftojmë për të krijuar edhe më shumë vende të reja pune me të njëjtën fuqi dhe pasion siç luftuam për vetting-un;
Për Shqipërinë që duam, për më shumë shtet, punësim, mirëqënie;
Linjat ndarëse që tregojnë ndryshimin mes nesh dhe PD – NUK jemi të gjithë njësoj.Dita e Europës, Rama:18 qershori rruga jonë drejt Europës.
Premtimi se PS ben shtet eshte i vertet por,eshte shtet prej kartoni,pasi ne Kavaj shteti u zbyth para rrugaceris se shpellareve.
perse ky shtet qe kemi nuk po na kenaq? Korupsioni nuk eshte ulurpor ka gjasa te jete ne nivele me te larta.Gjyqesori vazhdon me te njejtat probleme ku asnje nga ceshtjet e premtuara nuk shkoj para drejtesis dhe ata keqberes qe kane kryer atokrime sot na bejne karshillek me cadren e cila e beri shtetin te terhiqet.Shendetesia vazhdon te jete gangrena e vendit e shume probleme te tjera.Kishit nje mazhorance qe mund te realizonte shume me teper por nuk aritet ta benit realitet premtimin.